Më shumë se 68.6 miliardë dollarë u tërhoqën nga banka zvicerane ‘Credit Suisse’ gjatë tre muajve të parë të vitit.
Kështu raporton BBC, e cila thekson se kjo shifër pasqyron edhe njëherë situatën përpara se banka 167-vjeçare të falimentonte dhe të kalonte në duart e rivalëve të UBS.
Klientët e ‘Credit Suisse’ filluan të tërheqin para nga banka pasi ajo u gjend në mesin e trazirave të tregut që erdhën për shkak të kolapsit të bankave ‘Silicon Valley’ dhe ‘Signature Bank’ në SHBA.
Në Zvicër, autoritetet u detyruan të krijojnë një paketë shpëtimi për ‘Credit Suisse’ me një garanci financiare prej 200 miliardë franga. Kjo bëri që banka USB të merrte përsipër blerjen e ‘Credit Suisse’.
Vitet e fundit, banka e madhe zvicerane kishte qenë me humbje, ndërsa ishte akuzuar shpesh për pastrim parash.
Në vitin 2022, ‘Credit Suisse’ raportoi një humbje prej 7.3 miliardë frangash.
Analisti Frances Coppola, tha për BBC se shuma të mëdha parash janë tërhequr nga ‘Credit Suisse’ edhe në tre muajt e fundit të vitit 2022.
“Pastaj erdhën tërheqjet e këtij tremujori të parë të vitit 2023. Dhe bankat nuk i mbijetojnë rrjedhjeve të tilla, në të vërtetë nuk i mbijetojnë, sado të mëdha të jenë”, tha ai.syri.net