VOAL: Bajrami i Madh i gjen sivjet shqiptarët të përballur me sfida të shumta në të gjithë hapësirën kombëtare dhe kudo që ndodhen në botë. Shqipëria ndodhet në fushatën e zgjedhjeve vendore, shtetasit shqiptarë me të drejtë vote më 14 maj do të shkojnë në kutitë e votimit.
Urojmë që vota e 14 majit të jetë vendimtare për ta futur vendin në rrugën e demokracisë, ku vullneti i Sovranit nuk shmanget, nuk vidhet, nuk manipulohet, nuk grabitet, kështu që e ardhmja e Sovranit nuk vidhet, nuk manipulohet, nuk grabitet si deri sot.
Nga zemra VOAL iu uron të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjitha motrave shqiptare të besimit mysliman dhe të besimeve e të bindjeve të tjera që kjo festë e Bajramit të Madh dhe të gjitha festat tona të na gjejnë përherë e më të bashkuar për hir të ardhmërisë e përparimit tonë kombëtar, për hir të misionit që kombi ynë ka në të mirë të paqes dhe të harmonisë njerëzore!
Me fat Bajrami i Madh! Gëzuar Bajramin e Madh!
Paçim gjithmonë bekimin e Zotit brez pas brezi dhe qofshim përherë e më të lartësuar si individë, si shoqëri, si komb dhe si pjesë e së tërës krijuar nga i Mëshirshmi!
Gjuha e shqiptarit qoftë përherë toleranca, solidariteti, mëshira dhe humanizmi!
Zoti i bekoftë shqiptarët!