Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit dhe ai ka treguar edhe emrat e dy gazetarëve që e kënë spiunuar.
‘Me keqardhje e them, Remzi Lani. Është në dosjen e autoritetit dhe i dyti është kolegu im Arben Manaj, korrespondenti i TCH’, tha Milaim Zeka në SYRI TV.
‘Të kesh qenë spiun i Sigurimit të Shtetit në Shqipëri dhe spiun i UDB-së në Kosovë është privilegj. Të gjithë spiunët e sigurimit në Shqipëri sot i mbajnë postet më të larta drejtuese si në politikë, si në gazetari, ekonomi. Të gjithë spiunët e UDB-së së Beogradit në Kosovë i ke bosa të medias, biznesit dhe i ke në postet më të larta politike si në kohën e Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.
Nga Autoriteti i Dosjeve në Shqipëri kam arritë të marr dosjen time dhe kisha qenë nga njerëzit jashtë territorit të Shqipërisë, i survejuar.
Kanë qenë dy kolegë të mi, të cilët 24 orë më kishin ndjekur. Njëri kishte dhënë dizinformata në sigurim, me keqardhje e them, Remzi Lani. Është në dosjen e autoritetit dhe i dyti është kolegu im Arben Manaj, korrespondenti i TCH, i cili e falënderoj që në raportimet e tija, kishte qenë super i saktë.
Çdo takim që kam pasur që prej Dhimitër dhe Roza Anagnosti, etj., etj.
Me mua është marrë drejtpërdrejtë Hekuran Isai dhe në atë kohë e kam çmuar si figurën më pozitive më të pastër për ndryshimet demokratike, Sali Berishën të cilin unë e kam takuar pa u rrëzuar komunizmi dhe pasi është rrëzuar’, tha gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’, gazetari Milaim Zeka.