25 vite nga lindja dhe rrita e UÇK-së, togu “Ylli 98” në Kodër të Baranve të gurit, tog ky që lindi më 3 mars 1998.
Më 15 qershor 1998 në shtëpi të familjes së Idriz Baranit, caktuam komandant togu Sadri Barani e zëvendës i tij Shemë Barani.
Togu kishte tri skuadra, kom. i skuadrës së parë ishte Selim Barani, i skuadrës së dytë Shkëlzen Barani, i skuadrës së tretë Tahir Barani.
Në mesin e 26 ushtarëve Baran të gurit ishin edhe një nip nga Peja, një mik nga Qubreli dhe një shok nga Ternavci-Skenderaj.
Halit Barani ishte themelues i togut dhe me pajtimin e këtyre ushtarëve e pagëzoi togun me emrin “Ylli 98”, tog ky i cili luftoi okupatorin pa ndërpre deri më 19 shtator 1999.
Lufta e UÇK-së 1998 / 99 në Kosovë, Baranët e gurit i la me një dëshmor dhe dy viktima, njëri prej tyre ende konsiderohet si i pagjetur (zhdukur).