Tre policë, tashmë prej disa vitesh në pension, takohen rastësisht në pushime dhe fillojnë të flasin për kohët e vjetra, aventurat e shumta të jetuara së bashku.
Në një moment njëri prej tyre flet për grabitjen e makinës së blinduar. “A ju kujtohet se kanë kaluar më shumë se 25 vjet, ne kishim gjetur 10 thasë plot me para. Epo rrëfej një gjë, çantat ishin 11, mora një. Ai ishte plot me para, një pjesë ua dhashë fëmijëve të mi dhe një pjesë e përdora për pleqërinë time”.
I dyti thotë:
-“Pra, më duhet t’ju them se në realitet ishin 12 çanta, mora edhe unë një. Ishte plot me xhevahire. I shita dhe pagova hipotekën e shtëpisë”.
I treti
-“Epo, edhe unë mora një çantë. E imja ishte plot me fatura!”
Dy të tjerët: “Po mirë!? çfarë bëre?”
– “Epo, pothuajse kam mbaruar duke i paguar!!!”