Një grup turistësh po vizitonin një fermë krokodilësh dhe rrëshqisnin sipër ujit mbi një strukturë lëvizëse.
Pronari i fermës bërtiti:
– Ai që hidhet në ujë dhe arrin të dalë në breg, ka 10 milionë dollarë!
Qetësia që pllakosi ishte shurdhuese. Papritur njëri u hodh në ujë. Krokodilët u vërsulën nga të katër anët drejt tij. Por, pas shumë përpjekjesh, ia arriti të dalë në breg shëndosh e mirë.
– Kemi një fitues!!!- tha pronari, duke mos iu besuar syve.
Pasi mori çekun 10 milionë dollarësh, burri me gruan u kthye në hotelin ku po kalonin pushimet.
Burri i tha gruas:
– Unë nuk desha të hidhem në ujë. Dikush më shtyu!!!
Gruaja buzëqeshi dhe fare qetësisht, i tha:
– Isha unë ajo që të shtyva!!!
Morali i historisë: Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua që e shtyn atë…
Komentet