Talente kemi plot e përplot
Detyra jonë mbetet evidentimi dhe vlerësimi i tyre.
Konkursi “Krajka International” mbylli mbrëmë edicionin e tij të parë.
Fëmijë të vegjël fare, fëmijë pak më të rritur e deri tek studentë, ballafaquan punën e talentet e tyre në instrumente muzikore e kanto.
Pas çdo evenimenti, secili nga ne reflekton dhe bën ca bilance me veten. Prandaj edhe e nisa këtë status me fjalinë “talente kemi….”
Ajo që ra në sy ishte numri i shumtë i fëmijëve që konkuruan në kanto e piano. Instrumentet e harqeve ( shkolla e të cilave ka qenë dikur krenari) kishin një numër më të vogël konkurentësh.
Ndoshta kjo vjen nga vështirësia që kanë këto instrumente, ose ngaqë “tregu” muzikor sot ka ndryshuar e kërkon më shumë këngëtarë e pianiste. Kjo mbetet për një disktutim më të gjerë.
Ndjeva në çdo konkurim që fëmijët sot, ndryshe nga dje janë më të lirë në lojën e tyre, kanë guxim e vetbesim shumë më tepër se dikur. Ndoshta dalja e tyre shumë herët nëpër skena iu jep siguri.
Nuk mund të lë pa përmendur edhe punën që bën sot një mësues, qoftë edhe me anën psikologjike, për të rritur e nxitur këtë vetbesimin.
Kishte të rinj që edhe pse studiojnë në degë të tjera si mjekësi apo ekonomik kishin zgjedhur pianon si hobby-n e tyre, por që na surprizuan me nivelin e përgjegjësinë. Kishte edhe nga ata që studionin në mënyrë autodidakte që gjithashtu për ne ishte befasi. Instrumenta të tjerë si fizarmonika apo buzuku ishin pjesë e konkurimit dhe më vjen mirë që muzika jep hapësira pafund për çdokënd për t’u shprehur artistikisht.
Si pjesë e jurisë së këtij konkursi di të them që u ndodhëm në vështirësi përballë fëmijëve kaq të talentuar.
Dua të falenderoj dhe përgëzoj pafund punën e palodhur, përkushtimin dhe ndershmërinë që treguan organizatorët e këtij konkursi Rei Bezhani, Ulis Krajka dhe Fiona Krajka. Çdo detaj ishte i mirëmenduar dhe me shumë seriozitet edhe pse ishte edicioni i parë.
Uroj që konkurse të tilla të kenë sa më shumë jetëgjatësi, pasi mungesa e pallateve të pionierit (dikur ) ka zbehur edhe qëmtimin e talenteve. Ndaj, evenimente të tilla duhen përkrahur nga të gjitha institucionet arsimore e kulturore.
Kam zgjedhur dy videot më të veçanta të kësaj mbrëmjeje (një duet pianistësh të vegjël e shumë të këndshëm) dhe djalin në buzuk si konkurenti i vetëm në këtë instrument
Çmimi u ndanë si më poshtë në kategoritë përkatese:
Piano: Era Kume
Violinë: Vesa Dume
Cello: Freja Jace
Kanto: Iris Sula
Komentet