VOAL

VOAL

Të dhënat e fundit nga përmbytja në Shkodër, 1600 ha nën ujë

November 22, 2022

Komentet

“Sill paratë këtu në 2 të natës se i thashë shefit”- Salianji nxjerr përgjimet e Fredi Alizotit me Drejtorin e Policisë:

Gjatë seancës gjyqësore në Apel, deputeti demokrat Ervin Salianji ka nxjerrë përgjimet e Fredi Alizotit me Drejtorin e Policisë së Fierit.

Deputeti demokrat ka theksuar se në përgjime Fredi Alizoti urdhëron në 2 të natës Drejtorin e Policisë së Fierit që t’i dërgojë paratë pasi në të kundërt do të ankohet te “shefi”.

Gjithashtu, deputeti demokrat mohon që të ketë patur komunikime me Fredi Alizotin.

Ervin Salianji: Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?!


Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me Drejtorin e Policisë së Fierit, zv/drejtorin e Policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës.

Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga Fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij, për çfarë i jep para kur ky që kam akuzuar unë ka vëllanë ministër dhe ndërkohë prokuror i çështjes Gentian Osmani fliste për të, e kanë çuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe sot nuk është më prokuror.

Dhe të gjithë këta nëse hyjmë nga ana proceduriale, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që i kanë shantazhuar këta që të kalonin Vettingun dhe që janë përfshirë që i kemi ndjekur në karrierën e tyre si kanë qenë, janë të gjithë të shkarkuar, Gent Osmani u shkarkua.bw

 

I akuzuar për trafik droge- Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi janë dënuar me nga 12 vite burg.

Sipas vendimit ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre dhe Paul (Agustin) Deda i cili njihet si ish-shoqërues i ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri

Edhe Deda është dënuar me 12 vite burg, por 1/3 e dënimit i është ulur dhe do të vuajë vetëm 8 vite burg në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Vendimi: 

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  4. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul (Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  6. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP te sigurisë së lartë.
  7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

  1. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  2. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  6. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale, dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
  8. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
  9. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 20.09.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Argita Malltezi: Ja shkaku që mund të më detyrojë të kandidoj për deputete më 2025

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha se nëse kandidon për deputete, do t’i nënshtrohet garës së primareve.

Në emisionin Open në News24, ajo theksoi se nuk do të kandidonte në të njëjtën listë ku ndodhet emri i babait të saj, Sali Berishës, kryetar i PD-së.

“Unë do të kandidoj për deputete vetëm nëse ka një skenar për të ndaluar Sali Berishën që të kandidojë për deputet. Vetëm në këto kushte unë do të mendoj kandidimin, pasi nuk e kam si çështje primare.

 

Fakti që Sali Berisha mbahet në një masë kaq të gjatë arresti tregon se ka një skenar për të mos e lejuar që të kandidojë.

 

Nuk ka ndodhur kurrë që të vendoset një masë arresti pa u pyetur më parë personi që po hetohet”, tha Malltezi.bw

1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani- PD në zi, deputetët largohen nga Kuvendi

Deputetët e PD janë larguar nga Kuvendi, në nisje të seancës parlamentare të kësaj të enjteje.

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, nisi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Largimi i ligjvënësve demokratë, vjen për shkak të shpalljes ditë zie në të gjitha aktivitetet e PD, pas ndarjes nga jeta të ish deputetit Gerti Bogdani, pas një arresti kardiak të mërkurën.

Demokratët njoftuan se të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike më 18 – 19 shtator në të gjithë vendin do të anulohen, po ashtu në të gjitha selitë e PD-së, flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Ndërkohë mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, kur një ndër pikat më të rëndësishme është projektligji  për studentët e mjekësisë, “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.sn

Dosja e SPAK-ut për Berishën, Kaso: Në 500 faqe nuk ka asnjë provë të vetme për korrupsion

Drejtuesi politik i Korçës pwr Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se nga dosja prej 500 faqesh e SPAK-ut për Berishën, nuk ka asnjë provë që lidhet me korrupsionin.

Kaso: Në 500 faqe nuk ka një provë të vetme lidhur me një akt të mirëfilltë korrupsioni që përfshin ish kryeministrin e vendit dhe sot drejtuesin e opozitës, Sali Berishën.

Kemi të bëjmë me një akuzë që siç e kemi thënë ka filluar e motivuar politkisht e bazuar në një kallëzim haptazi të rremë të bërë nga atëhere kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Them haptazi të rremë sepse akti i parë që ka administruar SPAK-u në kuadër të fillimit të këtij procedimi penal në kushtet që pretendohej që u është kthyer 5 familjeve tiranase një pronë e shpronësuar thonë nga italianët, pra këto italianët e kishin shpronësuar 5 familjeve dhe këto 5 familje e kanë marrë pa të drejtë një pronë të cilën nuk u takonte ta merrnin sepse nuk ua kishte shpronësuar regjimi komunist por e kishin shpronësuar italianët dhe akti i parë që është administruar ka qenë fletorja zyrtare e vitit ’42 ku qartazi vërtetohej nga një akt me fuqinë e ligjit që kjo pronë vetëm ishte rekuizuar për 6 muaj këtyre familjeve dhe me përfundimin e këtij afati kjo pronë i është kthyer 5 familjeve tiranase.sn

Tensionet në Kosovë- Burimi: Prishtina ka nevojë për mbështetje të madhe. Shqipëria mos të heshtë

Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24, duke folur për tensionet e fundit në Kosovë dhe kërcënimet e Vuçiç tha se Prishtina në këto momente ka nevojë për mbështetje të madhe.

Burimi theksoi se Shqipëria nuk duhet të heshtë. Ai shtoi se nuk sheh as sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Në fjalën e tij, Burimi vlerësoi se shqiptarët duhet të dinë ta mbrojnë veten.

Genc Burimi: Situata në veriun e Kosovës është e ndërlikuar. Serbia është në prag të vendosjes të regjimit të detyrueshëm ushtarak. Kosovës i duhet një mbështetje e madhe. Nuk shoh sesi Shqipëria do e mbrojë Kosovën. Serbia ka vendosur sot ta kriminalizojë të gjithë Kosovën. I bie që rrezikon që edhe Kurtit mund t’i vendosin prangat.

Kryeministri shqiptar Rama po hesht shumë për këtë çështje. Shqipëria nuk duhet të heshtë. Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk është e mbrojtur ndërkombëtarisht. Serbia sot është shumë afër Rusisë. Serbia kërkon ta marrë Kosovën me luftë, pasi ka përforcuar edhe armatimin e vet. Duhet të mbrojmë veten.bw

Ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian takon Berishën: Rama si Putini, pse hesht Brukseli?!

Ish-zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, polaku Ryszard Czarnecki publikoi pak ditë më parë një editorial të fortë, ku theksonte se lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, është arrestuar me një urdhër politik.

Ndërkohë, Czarnecki ka vijuar shkrimet në median polake.

Këtë herë ai sjell një artikull pas takimit me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Pas vizitës së tij në shtëpinë e kreut të PD, ai ngre pikëpyetje të mëdha se si një ish-president i një vendi kandidat në BE, mbahet në arrest.

Shkrimi i publikuar ne gazetën polake Oltynska me titull “Politika në shqip”, thekson se si Shqipëria në 13 vite pushtet nga socialistët ka rritur korrupsionin dhe kultivimin masiv të lëndëve narkotike, në një kohë që sipas ish-zyrtarit evropian, socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër…

Më poshtë shkrimi i plotë:

Jam në banesën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe po dëgjoj për “abuzimin me drogën”. Po, po flet për atdheun e tij. Ai flet gjerësisht për “kanabizimin” e Shqipërisë, pra kultivimin masiv të marijuanës të promovuar nga autoritetet e majta të vendit. Është burim i të ardhurave të mëdha, megjithëse, siç thekson bashkëbiseduesi im, nuk përfiton shteti, por privatët.

Çfarë?! Ata që marrin dritën jeshile nga kryeministri socialist Edi Rama. Ky ish-piktor ka 13 vjet në pushtet dhe duket se dalëngadalë ka filluar t’i ketë zili Putinin dhe Lukashenkon, për një sundim edhe më të gjatë në vendet e tyre. Mikpritja e presidentit është vërtet e jashtëzakonshme dhe i ngjan polonishtes së vjetër:

Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar (edhe pse në sasi simbolike) – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike, të cilën e çoi në fitore elektorale më shumë se një herë. Nuk mundet sepse… ka kohë që është në arrest shtëpie!

Po, në Evropë, në dekadën e tretë të shekullit të 21-të, lideri i opozitës prej shumë muajsh nuk mund të largohet nga shtëpia e tij dhe kjo po ndodh në një vend që ka vite që negocion me Brukselin për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian! Çfarë thotë BE-ja për këtë? Nuk thotë asgjë në praktikë. Ndoshta sepse ai është plot mallkime për lirinë e fjalës, shtetin e së drejtës, kontrollin demokratik të pushtetit dhe gërmadha të tjera evropiane që nuk i qëndrojnë realitetit.

Në vendet anëtare, si Polonia, dhe vendet kandidate, si Shqipëria, është e vështirë të mos vërehet – siç u theksua në një bisedë me mua nga ish-presidenti në arrest shtëpie – korrupsioni në Shqipëri në vitet 2007-2008, pra gjatë qeverisjes së tij, ishte tre herë më i vogël (!) se në vitet 2022-2023, pra pas rreth një dekade sundimi të majtë.

Socialistët nuk do ta shpjegojnë këtë as për bashkatdhetarët e tyre, as për Brukselin që shtiret si i verbër… sn

Këlliçi: Berisha në burg pa prova e fakte, Veliaj që vjedh është i lirë! S’dorëzohemi deri sa Veliaj të shkojë në burg

Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi thotë se drejtësia po vepron me dy standarde hetimi me krye hajdutin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Sipas tij, lideri I opozitës mbahet në arrest me pretendimet e hetuesve se mund të ndërhyjë në procesin penal, teksa ndryshe ndodh thotë Këlliçi me Veliajn, që sa kohë qëndron në zyrën e kryebashkiakut vijon vjedhjen e taksave të qytetarëve, ndërsa SPAK nuk e arreston.

Këlliçi në prodtestën e 25 para Bashkisë së Tiranës, tha Veliaj nuk do t’ia dalë ta mposhtë qëndresën e qytetarëve, të cilët nuk do të dorëzohen deri në çuarjen para drejtësisë të një kryehajduti.

Personi ku është shembur ish godina e Policisë Bashkiake, ka ndërtuar kulla në Tiranë. Ky person pretendon se ka mbyllur dosjen me SPAK, është e vërtet apo jo? Nestor Muhametllari dhe Veliaj, janë me foto duke inspektuar hotelin në Durrës 50 mln euro, ku është fotoja e dokumentet, dilni e jepni përgjigje qytetarëve?!

Në raportin e KLSH të 2019, evidentohen taksa e 3%, jepni përgjigje ku kanë shkuar këto para, pyetni Fatmir Xhafajn se u jep ai përgjigje.

Kemi paguar 132 mln euro, Tirana është qyteti më i pisët i Evropës. Qytetarët të na dërgojnë foto e video me mbeturinat që kanë pushtuar lagjet dhe zonat ku jetojnë.

Detyra e vetme që ka marrë Veliaj nga Rama, ka qenë pastrimi i qytetit, se është kthyer në nevojtore që bie erë. Si mundtë të vjedhë Tiranën e qëndron ende në krye të bashkisë?

Si ka mundësi që lideri i opozitës, Sali Berisha pa asnjë shans për të ndërhyrë ne hetime, mbahet në arrest, ndërsa Veliaj që vjedh e ndërhyn në hetime nuk arrestohet?

Nëse mendojnë se na kanë stepur e kanë gabim. Ne do vijojmë protestën e qëndresën. Ky hajdut do të largohet një orë e më parë. Tentativat e tij për të mbyllur protestën do dështojnë, me përgjigjen më shembullore nga ana e PD. Në  protestë permanente, derisa Dumani, Braho e Prençi që s’kanë para një intelektual por një hajdut xhepash si Veliaj, deri sa ta arrestojnë. Ka hyrë  në rekordet Guines, është shndërruar në manual vjedhjesh. 5D e paprecedentë, rast unikal në botë. I vetmi kryetari i bashkisë që ka futur bashkëpunëtorët në burg dhe ato të mbetur jashtë do t’i dërgojë në burg. S’tërhiqemi pa dalë para drejtësisë ky mbeturinë që është në krye të Bashkisë së Tiranës.

Do vazhdojmë protestat kundër vjedhjeve që I bëhet këtij qyteti. I njëjti Veliaj që ndërkombëtarët ia shisnin studentëve si model suksesi, tupr për ju dhe misionin që keni për të shërbyer në këtë vend. Beteja s’është për PD, por për qytetarët e Tiranës, për ato 80 eruo që na vidhen çdo ditë, i vidhet çdo qytetari. sn

Teliti: Drejtësia do të bëhet nga qytetarët, të korruptuarit do të mbajnë përgjegjësi për shkatërrimin e vendit

Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorian Teliti në protestën e përjavshme përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se  nuk do ta mbyllin protestën derisa të jepet drejtësi për qytetarët e Tiranës.

Teliti ka theksuar se sot po paguajmë ujin 44% më çmim të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.

“Ta harrojnë që ne do të tërhiqemi nga rezistenca, këtu kemi qenë prej 25 javëve dhe këtu do të jemi çdo javë deri në arritjen e qëllimit. Qytetarët e Tiranës duan drejtësi, menaxhim të drejtë, paratë të mos vidhen por të kthehen në shërbime.

Shumë prej jush i kanë çuar fëmijët në shkolla dhe kopshte dhe ajo që kemi parë është kushte jo të favorshme ku mësimi bëhet me dy turne, kopshte të pa mjaftueshme. Paratë janë paguar por ato janë vjedhur me inceneratorët, me 5D dhe dhjetar e dhjetra milionë euro me kontrata pa garë.

Paguajmë ujin 44% më të lartë dhe nuk kemi ujë, paguajmë taksat e arsimin dhe arsim nuk kemi, Tirana nuk është më mirë se më përpara po mendimi i tyre shkojnë vetëm të betonizimi dhe pastrimi i parave.”sn

Mandati i Xhaçkës, vota e socialistëve pengon për herë të tretë dërgimin e rastit në Kushtetuese

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri, për herë të tretë, vota e deputetëve socialistë pengon kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët zgjodhën pas mesnatës të së enjtes, që këtë herë të abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 u shprehën kundër.

Vetëm 25 votat e deputetëve të opozitës të cilat ishin në favor, nuk mund të bënin asgjë. Përfundimi mbeti i njejtë, pavarësisht se sipas kryetares së Gjyatës Kushtetuese Holta Zaçaj “askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë të mos zbatosh Kushtetutën dhe ligjin”.

Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur 14 deputetë demokratë, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres.

Paralelisht, disa ditë më vonë një mocion i ngjashëm u paraqit dhe nga një tjetër grup deputetësh të opozitës. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Ndërkohë që vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë.

Në atë kohë, socialistët vlerësuan se nuk plotësoheshin kriteret për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Në nëntor 2022, ata votuan kundër mocionit të opozitës, e cila menjëherë më pas iu drejtua Gjykatës.

Kjo e fundit u përball me dy kërkesa, njëra nga 1 e dhjeta e deputetëve, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave mes tyre dhe parlamentit dhe shfuqizimin e vendimit të marrë prej tij, dhe tjetra, nga 1 e pesta e deputetëve që përveç shfuqizimit të vendimit, kërkonte konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, pra shqyrtimin prej saj, direkt të rastit.

Gjykata i kaloi të dyja kërkesat në seancë gjyqësore, por në fund, në janar të vitit 2023, i dha të drejtë 1 të dhjetës së deputetëve duke rrëzuar vendimin e parlamentit dhe duke vlerësuar se çështja duhej trajtuar prej saj dhe jo nga parlamenti, i cili sipas Kushtetueses, duhet të kishte pranuar mocionin e opozitës. Ndërsa kërkesa e 1 të pestës së deputetëve u pushua.

Për më shumë se 1 vit, rasti u mbajt zvarrë nga parlamenti, dhe vetëm në prill 2024, kaloi sërish në seancë plenare, ku 72 votat kundër të shumicës, bllokuan sërish dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët iu referuan përcaktimit ligjor se “parlamenti vendos” dhe se vendimet merren me votë, e deputetët janë të lirë për mënrën se si votojnë, dhe se kjo përcaktohet në Kushtetutë ku thuhet se mandati i tyre nuk është detyrues.

Opozita e cilësoi qëndrimin e socialistëve një “puç kushtetues” dhe iu drejtuan sërish gjykatës, e cila në korrik të këtij viti shfuqizoi sërish vendimin e parlamentit, duke kërkuar sërish nga parlamenti që rasti t’i përcillej asaj.

Kryetarja Zaçaj tha se: “deputetët duhet të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës, pasi ky votim nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare dhe si e tillë nuk ka të bëjë me parimin e mandatit jodetyrues të deputetit, por është në kuadër të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës”.

Mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej, dhe nëse deputetët e opozitës do të kërkojnë sërish ndërhyrjen e Gjykatës e cila praktikisht është vënë në një përplasje të drejtpërdrejtë me parlamentin.

Kryetarja Elisa Spiropali, përfaqësuese e shumicës socialiste, u shpreh pas votimit se do t’i dretohej menjëherë Komisionit të Venecias, për të bërë një interpretim të situatës, e cila si asnjëherë më parë, ka vënë përballë dy nga institucionet më të rëndësishme të vendit.

Ish-ministri kërkon mbylljen e RTSH: Vend ku ndajnë intimitete jashtëmartesore, marrin dhe rrogë!

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo janë përfshirë në një replikë në distancë, pas debatit qe që ka lindur për Televizionin Publik Shqiptar dhe largimin e drejtorit të përgjithshëm, Alfred Peza.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Ylli Manjani është shprehur i ashpër me punën e RTSH, teksa është shprehur se duhet mbyllur fare si institucion, pasi paguhet me paratë e qytetarëve. Manjani në reagimin e tij është treguar i ashpër teksa është shprehur se në RTSH janë punuar persona që ndajnë intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që paguhen dhe me taksat e qytetarëve.

“Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.  Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike”, shprehet Manjani.

REPLIKA E BUNGOS

Ndërkohë që Leka Bungo, kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së në replikën e tij e ka quajtur RTSH-në si “maternitetin” ku janë formuar figurat kryesore të gazetarisë në vend.

Bungo në shkrimin e tij “shprehet se RTSH nuk është bordello”, por një institucion ky punojnë 100-dra të gra e vajza të ndershme dhe të talentuara. Sipas Bungos, thirrja për mbylljen e RTSH, është njolloje sikur ky i fundit të kërkonte mbylljen e Ministrisë së Drejtësisë se ka korrupsion.

“Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike. I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshëm”, shprehet Bungo.

Ylli Manjani

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.

Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!

Logjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekondë e më parë. Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.

Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë dhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…

Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike.

RTSH ngjan si ai parku i ish metalurgjikut në Elbasan që vetëm mbetje të dëmshme dhe pamje të kuqërreme që ngjallin vetëm sëmundje e kancer.

Duhet mbyllur menjëherë, mendoj unë. Ato para publike që mbajnë në këmbë këtë mbetje të pariciklueshme, mund të financojnë vërtetë aktivitete kulturore e artistike kombëtare, me audiencë të garantuar.

Edhe ideja që një media e tillë i shërben pushtetit të radhës (në fakt i shërben) nuk mbështetet nga realiteti. Pushteti blen më mirë mediat private, sepse me ato kryn punë. Po të ishte për RTSH pushteti nuk fiton kurrë asgjë. Ndaj s’ka asnjë kuptim mbajtja e një media të tillë me paret tona.

****
Me shumë lutje sugjeroj që të mos merrni mundimin të krahasoni këtë realitet me ZDF, RAI apo BBC. Ju lutem!

leka Bungo

REAGIMI I PLOTE I LEKA BUNGOS

Shqipëria është një vend me fat, madje me shumë fat. Në qoftë se Holanda quhet vendi i luleve, Shqipëria mund të konsiderohet pa frikë si vendi i yjeve.

Jo se vendet e tjera nuk kanë yje, por sepse tek ne ka aq shume, sa që nga ndriçimi i tyre njerëzit shpesh i merr “malli” për errësirën e natës.  Kjo është edhe një nga arsyet që populli ynë nuk ka ecur asnjëherë ndër shekuj “kuturu në errësirë”.

Sikur te mos qe “ndriçimi” i tyre edhe sot e kësaj dite vendi i ynë do të renditej ndër vendet me të errëta.

Kësisoj, të parët tanë i kanë parë yjet si  dhuratat më të vyera të Zotit dhe bash për këtë arsye, i kanë vënë secilit emër…  Ylli polar, Ylli Vega, Ylli Sirius, Ylli Manjani…

Ky i fundit, si një nga yjet që prej vitesh rropatet për t’i ndriçuar mendjen shqiptarëve, pak ditë më parë, mesa duket i ngarkuar nga Perëndia për të luftuar degjenerimin në Shqipëri, ka botuar një shkrim në gazetën Tema me titull:  “R.T.SH është bërë si bordello që paguhet me lekët tona.”

I përnderti ish- ministër.  Punonjëset e bordelleve zakonisht janë prostituta.  Kësisoj më duhet t’u kujtoj se ne rastin konkret, opinioni i juaj duket sikur nuk ka dalë nga goja e nje “opinionisti” që bredh i “ftuar” nga ekrani në ekran për një “arsye” që nuk e kam kuptuar dot kurrë, por ka dalë nga njëëëëëëëëëë hale tek e cila kane harruar porten hapur.

Ne institucionin tone punojne qindra vajza dhe gra te talentuara dhe te ndershme.  Jo ti, por askush nuk mund te hedhe balte mbi to.  As mbi djemte dhe burrat.  Ti dhe askush tjeter qe i ka kushtuar jeten “luftës kundër degjenerimit” nuk mund ta djege jorganin per nje “plesht”.

Do te ishte njelloj sikur une te propozoja te mbyllej Ministria e Drejtesise per korrupsion sepse njeri nga ministrat e saj akuzohej se kish vjedhur nje pjese te parave me te cilat do te bliheshin prangat elektronike.

I përnderti ish- minister! R.T.SH-ja nuk ka qene asnjëherë “bordello”.

Perkundrazi, ka qene “Materniteti” ku kane lindur gazetare dhe krijues te medhenj si Agron Çobani, Alfons Gurashi, Blendi Fevziu, Eni Vasili, Ardian Krasta, Mevlan Shanaj, Albert Minga, Vera Grabocka e dhjeëtra te tjere ….

Te jesh i sigurt se perkushtimi i gazetareve dhe krijueseve te talentuar ne R.T.SH, do t’ia kthejne shume shpejt dinjitetin e dikurshem.

Sipas gjykimit tim, per teleshikuesit shqiptare, do te kishte me shume vlere te mbyllet “porta që harron të mbyllet” se te mbyllet R.T.SH-ja.

*Kryetar i Keshillit Drejtues të RTSH-së

Panorama

FOTOLAJM- Rama çakordohet nga përgjimi, ministri i bandave shkrihet

Publikimi i një përgjimi nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që tregon se si krimi i organizuar përcakton se kush do jetë drejtori i Policisë së Shkodrës, duket se ka çakorduar plotësisht kryeministrin Edi Rama.

Ai reagoi me fyerje të rënda ndaj opozitës, duke lëshuar gojën si zakonisht.

Megjithatë, më i lumturi nga kjo situatë ishte Taulant Balla, që shihet në foto duke u shkrirë së qeshuri.

Balla njihet edhe si ministri i bandave, ndaj duket se përgjimi e ka nxjerrë nga vetja edhe atë.sn


Send this to a friend