Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në rurbikën ‘Opinion’ në News24 ka folur në lidhje me projektin e Portit të Durrësit ndërsa tha se në lidhje me të qeveria ka dështuar të bëjë transparencën e nevojshme pasi po e trajton këtë çështje me procedurë të përshpejtuar.
Murati shtoi se vendimi për projektin duhet të kishte një konsultim më të gjerë, qoftë edhe me palën tjetër politike apo me ndërkombëtarët pasi projekti shtrihet në një hapësirë kohore që tejkalon mandatin e qeverisë Rama.
Sakaq, ai foli edhe për zhvillimet e fundit të aferës së inceneratorëve ku tha se prokuroria duhet të bëjë transparencë për hetimet që ka kryer dhe të hetojë në nivelet më të larta të politikës në lidhje me çështjen.
“Ky projekt ka probleme me transparencën e tij. Problemi i tij qendron tea to që nuk dimë, qeveria nuk ka dhënë akoma shpjegime për disa aspekte të projektit. Nuk kemi pasur garë të hapur ndërkombëtare, ku të gjitha kompanitë e interesuara të merrnin pjesë me ofertat e tyre. Mungesa e garës është problematika e parë, e dyta është regjistrimi i kompanisë fituese në parajsat fiskale në Ishujt Kajman. Porti i Durrësit është i vetmi me atë rëndësi strategjike dhe t’ia japësh atë një kompanie të tillë është një vendim i nxituar, çfarë ndodh nëse kjo kompani tërhiqet nga projekti apo falimenton. Pika e tretë është se kompania do investojë 160 mln euro, ndërsa presupozohet që investimi total do jetë 2 miliardë euro, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për portin, por për një qytet të vogël me apartamente e dyqane. Me paratë që do marrin nga shitja e apartamenteve do ndërtojnë portin e Durrësit dhe mendoj se kjo nuk është e drejtë. Tjetër problematikë është se blerësve të huaj që blejnë apartamente do u falen pasaporta të arta pasi BE është shprehur kundër kësaj skeme. I gjithë ky projekt ka mjaft problematika.
Ky projekt ka paqartësi, nuk mund të flas për korrupsion konkret por mund të flasim për mungesën e transparencës nnga qeveria.Qeveria ka dështuar të bëjë transparencën pasi po e bën këtë çështje me procedurë të përshpejtuar. Hileja qëndron edhe te mënyra si është bërë, nëse do kishte një garë mund të kishte edhe klientë të tjerë që do paraqiteshin me ofertat e tyre. Shqipëria do ketë apo jo fitim nga ky projekt duhet parë përfundimi i tij, përfundimi I fazës së parë do mbarojë në vitin 2028, në këtë kuptim duke qenë një projekt afatgjatë duhet të kishte një konsultim public dhe pse jo ekspertëve ndërkombëtarë. Ky projekt e tejkalon një mandat qeverisës, meqë bëhet fjalë për një projekt që tejkalon këto afate duhet të kishte konsultim.
Çështja është afera kryesore penale që ka përfshirë botën politike në vend, për këtë aferë ka të paktën që në vitin 2018 që opozita ka ngritur akuza dhe kritkat e tyre. Prokuroria po vazhdon punën e saj dhe ka detyrën të bëjë transparencën për punën e saj dhe të tregojë e të hetojë në nivelet më të larta politike. Mendoj se deri më sot nuk kemi transparencë deri në cilin nivel shkon afera e inceneratorëve. Kryeministri ka pasur një sjellje tallëse ndaj opozitës por akuzat e tyre rezultuan të verteta, prokuroria duhet të dalë dhe të japë përgjigjje për të gjithë mbi këtë çështje. Opozita ka bërë përgjegjës kryeministrin dhe stafin e tj të ngushtë për këtë aferë. Kemi të bëjmë me një aferë që ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik, edhe sikur kryeministri të mos jetë fare përgjegjës duhet të ketë minimalisht një ndjesë për përfshirjen e pjesëtarëve të mazhorancës në këtë aferë.
Protestat janë për të testuar mbështetjen e një re politike, me protesta nuk do ndërrohej pushteti në vend, kemi hyrë në një fazë që pushteti mund të ndryshohet me vota, pasi ajo deri diku ende respektohet. Protesta është vetëm një hap në një maratonë për opozitën, përpara është një test i rëndësishëm me zgjedhjet vendore dhe topi është në anën e opozitës. Mazhoranca nuk ka më lëvzije sekrete, i ka shpalosur kartat e saj për qytetarët”, tha ai.
Komentet