“Televizion kombëtar që kërkon përfitime të paligjshme….”
Paska thënë Rama duke iu referuar televizionit Top Channel….
1. Pasi vendosi, në kundërshtim me ligjin, një drejtor Digitalbi në krye të AMAs, edhe pse i kritikuar nga ndërkombëtarët….
2. Pasi i dha familjes së Vjollca Hoxhës, 3 licenca kombëtare, nga 5 licenca gjithsej, me vendim gjykate, që mori formë të prerë në shkallë të parë, se AMA dhe Avokatura e Shtetit nuk e apeloi….
3. Pasi sot ka një licencë kombëtare ADTN, fantazëm, në letrat e AMAs, në pronësi 100% të Digitalbit, në kundërshtim me ligjin, e cila nuk ekziston në realitet dhe për të cilën askush nuk flet, se nuk e dinë se ekziston….
4. Pasi Taulant Balla propozoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit të medias, që kufizonte pronësinë në media, që Vjollca Hoxha të kishte 3 licenca…por u kundërshtua ashpër nga ndërkombëtarët….
5. Pasi e shfuqizuan nenin 62/3 me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që të realizonin qëllimin….
6. Pasi i dha Top Channel-it, me ligj, 3 milionë euro….si dëmshpërblim për digjitalizimin….edhe pse TCH/Digitalb kishin zaptuar për rreth 15 vite, 5 frekuenca pa leje, duke mos i paguar asgjë shtetit….dhe jo vetëm kaq, por frekuencat e zaptuara ilegalisht penguan për vite me radhë futjen e teknologjisë 4G në Shqipëri….
7. Pasi mbylli Agon Channel, se konkuronte Top Channelin….dhe për këtë mbyllje ne duhet të paguajmë 140 milionë euro….
8. Pasi secila nga 3 licencat kombëtare që kanë pronarët e Top Channel (të marra në kundërshtim me ligjin), nuk respektojnë asnjë kusht të ligjit mbi mbulimin territorial, programacionin etj….dhe AMA veç punën e vet nuk bën….
9. Pasi e ka përdorur TCH, që nga 2003, si zyrën e vet të shtypit, propagandës e lavazhit të trurit…
Rama, pas 10 vitesh pushtet…”kujtohet” se ky televizion kërkoka “përfitime të paligjshme”….
….eh….janë rritur çmimet për shkak të luftës në Ukrahinë…:)
Komentet