Një qytetar ka denoncuar dje përmes një mesazhi një tjetër moment të errët të spiunit të Sigurimit të Shtetit, Shinasi Rama, që lidhet jo me lëvizjen e studentëve në Dhjetorin ’90, por lidhet me një tjetër ngjarje të dhimbshme dhe që ka të bëjë me eksodin e dhjetëra mijëra të rinjve drejt Italisë në marisn e ’91 nga Durrësi.
Shinasi Rama ka bërë rolin në shërbim të policisë së diktaturës, duke vonuar në maksimum anijen “Partizani” që të mos nisej nga Porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ndërsa nga ana tjetër priste ndërhyrjen e policisë. Dhe ndërsa anija nuk nisej, Shinasiu u thoshte të rinjve se duhet të qëndronin, pasi nisja ishte e sigurtë.
Kjo vonesë sipas qytetarit ka ardhur për disa orë deri në momentin kur forcat speciale famëkeqe të ish-Repartit 326 të njohur si garda revolucionare e regjimit kanë ndërhyrë në anije duke rrahur dhe dhunuar të rinjtë që prisnin për t’u nisur në drejtim të Italisë. Eugen Shehu qytetari që tani jeton në Austri kujton se Shinasi Rama ishte autori kryesor i dhunës dhe vrasjeve që pësuan shumë të rinj që u torturuan nga Forcat Speciale të diktaturës.
Shehu thotë se, ato ditë morgu i qytetit u mbush me trupat e të rinjve të pajetë që nuk arritën kurrë të largoheshin nga Shqipëria të tradhtuar nga spiuni Shinasi Rama.
Mesazhi i Eugen Shehut
Po i bie shkurt
A mund ta pyesni në mënyrë publike Profesor Shinasi Ramën pse s’po flet për 9 a 10 marsin e 1991 për atë që ndodhi në Portin e Durrësit tek anija “Partizani” ku ishim rreth 1000 veta dhe prisnim që anija jonë të nisej.
Anija jonë nuk u nis!! I vetmi që vinte rreth e qark ishte Shinasi Rama me një rryp të kuq në ballë dhe mundohej të na mbushte mendjen të qëndronim dhe të mos niseshim. Arriti deri aty ku tha, “I kemi dërguar Ramiz Alisë peticion dhe do të nisemi”. Qëndruam deri në mesnatë pastaj ndodhi që anija u sulmua nga ish-Reparti 326.
Ne u rrahëm në mënyrë brutale nga forcat e policisë dhe Shinasiu duhet të flasë se cili ishte roli i tij në këtë situatë.
Po pyetja ime për zotërinë Profesor Rama është: A e ka vra ndërgjegjja ndonjëherë për ato çuna që ishin në bash të anijes “Partizani” ku bënë me të vërtetë qëndresë, pasi TI ja mbushe mendjen si “radikal” që ishe dhe më pas Morgu i Durrësit u mbush plot me viktima të anijes “Partizani”. Çfarë mendon sot? Dhe pse se tregon si ngjarje ashtu si tregon historitë e lavdishme të tijat.
Me nderime
Eugen Shehu, Leipzig
Eksodi me anije
Në ditët e para të marsit të vitit 1991 rreth 100 mijë persona të dëshpëruar nga sistemi komunist braktisën vendin, kryesisht drejt Greqisë në masën 76 për qind dhe Italisë 24 për qind. Eksodi i marsit me anijet shqiptare do të mbetej për një kohë të gjatë në mendjet e evropianëve, si një veprim që nuk ishte parë të ndodhte ndonjëherë.
Revolta ndaj diktaturës, e akumuluar për vite të tëra, shpërtheu në këto eksode historike me përmasa të mëdha. Edhe më pas shqiptarët, në mënyrë klandestine, në kërkim të një jete më të mirë, do të largoheshin, kryesisht drejt fqinjëve Greqisë dhe Italisë që, ndonëse me pak vështirësi, e përtypën këtë situatë të vështirë të shqiptarëve. Ishin përhapur lajme se do të kishte eksod në Durrës.
Menjëherë nga i gjithë vendi shpërthyen shtetas shqiptarë në Portin e Durrësit. Në një raport të Drejtorisë së Policisë Popullore thuhej se, Forcat e Policisë në Durrës kishin vlerësuar situatën qysh më parë dhe për këtë qëllim kishin ushtruar kontrolle në periferi të Durrësit, duke mundur kësisoj të largojnë rreth 1 mijë shtetas. Ishin kryesisht të rinj, por nuk mungonin as gratë dhe fëmijët. Midis shtetasve që tentonin të hynin në mjete lundruese dhe policisë ishte zhvilluar një përleshje e ashpër.
Pas tërheqjes të grumbulluarit kishin shkatërruar në dëshpërim e sipër objekte tregtare të Durrësit. Përfaqësuesit e forcave të rendit, me mjete të ndryshme, i kishin komunikuar të grumbulluarve se nuk ishin të vërteta lajmet për anije që prisnin të merrnin refugjatë. Si edhe kuptohej, askush nuk i kuptonte apo besonte fjalët e forcave të rendit.
Në derën e Portit të Durrësit ishte krijuar në këtë mënyrë një “digë” e Policisë së Durrësit, dy batalioneve të sigurisë së rendit, Repartit Nr.326. midis turmës dhe forcave të rendit filloi përplasja. Turma hodhi në drejtim të tyre gurë e mjete të tjera për të bërë të mundur çarjen e “digës”. Policia ndërhyri me shkopinj gome, për të bërë të mundur çarjen e turmës, e cila kishte bërë tre barrikada, në largësi 20–30 metra nga njëra–tjetra. Plagosje të shumta ndodhën midis të dy “palëve”.
Nga mjediset afër, mbi forcat e rendit, hidheshin vazo me lule, pllaka betoni, tulla, etj. Kjo “betejë” vazhdoi për rreth 3 orë. Nuk dihej sa do të vazhdonte, nëse nuk do të ndërhynte makina ujëshpërndarëse mbi turmën. Në kthim, turma theu e dogji gjithçka që gjeti rrugës. Gjatë rrugës, ajo hodhi parulla të tilla si “Enver – Hitler”, “Poshtë qeveria”, “Poshtë policia”, etj. Në orën 13:00, turma ishte shpërndarë.
Pas dy orësh, disa të rinj nga Durrësi e Kavaja, u grumbulluan para Degës së Punëve të Brendshme Durrës, duke hedhur gurë e mjete të forta aty. Policia qëlloi në ajër. Pastaj këtu kanë ardhur përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe Arben Imami. Këta i kanë folur turmës, duke i thënë se qeveria i kishte të gjitha fajet, por zgjedhjet duhet të bëheshin me qetësi, pa veprime të dhunshme.
Sipas njoftimit në fjalë, turma ishte larguar, por pas disa minutash ishte parë sërish në Bulevardin e Durrësit, duke hedhur parullat: “Enver–Hitler”, “Poshtë Ramiz Alia”, “Rroftë Partia Demokratike”, “Liri–Demokraci”. Edhe këtu pati një përleshje me policinë. Syri.net
Komentet