Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të arritur në gusht në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Lajmi.net shkruan se vendimi do të publikohet gjatë kësaj jave, saktësisht, para festave të fundvitit. Ky vendim do të konstatojë se asociacioni nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendin. Dërgimi i kësaj lënde për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ishte bërë nga Presidentja Atifete Jahjaga në fund të muajit tetor, pas një sërë protestash të partive opozitare në Kuvend dhe jashtë tij.
Ndërkohë, Kryeministri Isa Mustafa, kishte thënë se nisja e hartimit të statutit të këtij asociacionin, nuk do të bëhet pa një mendim të Gjykatës më të lartë të vendit lidhur me atë nëse kjo marrëveshje është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Komentet