Eksperti i IT, Hekuran Doli, komentoi nga Prishtina për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv sulmet kibernetike në Shqipëri dhe në Kosovë.
Doli u shpreh se kanë zbuluar se kanë pasur sulme dhe nga një server shumë i rëndësishëm i AKSHI-t në Shqipëri, dhe ky sulm vijon ende.
Eksperti tha se nga 3 shtatori dhe deri sot janë dërguar sulme të vazhdueshme nga Serbia dhe Shqipëria drejt Kosovës. Sipas ekspertit, serveri i AKSHI-t nga shkon sulmi në Kosovë, është shumë i rëndësishëm dhe përmban të dhëna edhe më të rëndësishme se këto që kanë dalë.
“Hakerat kanë përdorur kompjutera të infektuar në të gjithë botën për të sulmuar. I kanë shfrytëzuar të sulmojnë rrjetin e Kosovës. Në listë IP të adresave të sulmuesve, i ka prirë e para Serbia, Kosova e dyta dhe Shqipëria e treta.
Në listë e IP adresave të Shqipërisë, ka qenë një server shumë i rëndësishëm brenda rrjetit të AKSHI-t dhe për çudi ky server vijon e na sulmon, të jetë i bindur ndaj urdhrave të sulmuesit që po sulmon Kosovën.
Server shumë i rëndësishëm, të dhënat e të cilit nuk janë publikuar ende të internet. Të dhëna të të cilit s’janë publikuar ende, të dhëna dhe më të rëdësishme se këto që kanë dalë deri tani. Serveri brenda AKSHI-t që po na godet ne, është një indikacion, ka qasje dikush i paautorizuar.
Është zbuluar më 3 shtator kur filloi sulmi, ka dërguar sasi të mëdha të të dhënave. Për çudi nuk ndalet dërgimi i këtyre të dhënave. Ideja e sulmit, kemi sulm Ddos, dërgojnë kërkesa fake për të ngarkuar rrjetin e një infrastrukture, një numër kompjuterësh janë nga Shqipëria, ka pajisje nga sutruktura e AKSHI-t.“-tha Doli.
Komentet