VOAL

VOAL

Forcat ukrainase rimarrin kontrollin e një zone kritike në verilindje të vendit

September 10, 2022

Komentet

Nataša Kandić: Fehmi Ahani ishte një  politikan që respektonte diversitetin! U ndal nga plumbat e policisë!

Natasha Kandiç, aktiviste e shquar serbe e të drejtave të njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare reagon sot në X në kujtim të Profesor Fehmi Aganit. Profesor Agani është vrarë nga policia serbe më 6 maj 1999:

Natasa Kandic@natasakandic: Fehmi Ahani ishte një  politikan që respektonte diversitetin.

Një njeri të cilin të gjithë ne që e njohëm e donim për ngrohtësinë, sinqeritetin, dijen dhe urtësinë e tij.

Kur Ibrahim Rugova u largua nga Kosova, Prof. Agani e ndoqi në autobus.

Por ai u ndal nga plumbat e policisë. Askush nuk u përgjigj.”

Raporti global 2024- Më pak të arsimuara, përkeqësohet hendeku gjinor në Shqipëri

Shqipëria renditet në vendin e 23 në botë sipas Indeksit të Hendekut Gjinor të vitit 2024, publikuar nga Forumi Ekonomik Global. Krahasuar me një vit më parë vendi ynë ka rënë 6 vende, por përsëri qëndron mbi vendet e rajonit, Serbisë (26), Maqedonia e Veriut (58), Mali i Zi (67).

Shqipëria ka pësuar një përkeqësim të thellë sa i përket treguesve që lidhen me arritjet në arsim, duke zbritur në vendin e 116 nga vendi i 33 të një viti më parë, dhe fuqizimi politik, nga vendi i 28 në 2023 në vendin e 30-të. Ndërsa përmirësim ka shënuar në treguesit për shëndetin dhe mbijetesën, në vendin e 128, një përmirësim me 5 vende. Po ashtu edhe në treguesin pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, në vendin e 16 nga 18-ti një vit më parë.

Sa i përket hendekut gjinor në Europë, Shqipëria renditet në vendin e 16, duke lënë pas edhe vende të zhvilluara si Italia dhe Austria. Islanda vijon të mbajë vendin e parë në botë për të 15 vit me radhë për hendekun më të ulët gjinor mes femrave dhe meshkujve, me 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda (top 5).

“Në vitin 2024, Europa ka nivelin më të lartë të barazisë politike nga të gjitha rajonet. Tetë ekonomi në rajon tregojnë barazi në nivel ministror: Norvegjia, Shqipëria, Belgjika, Spanja, Finlanda, Islanda, Holanda dhe Portugalia. Barazia në parlamente ndryshon ndjeshëm, me 16.7% të hendekut gjinor të mbyllur në Qipro dhe 90.8% në Islandë”. Europa renditet e para në renditjen rajonale të vitit 2024, duke mbyllur tre të katërtat e hendekut të saj gjinor (75%). Rezultati i përgjithshëm i barazisë së Europës është përmirësuar me 6.2 pikë përqindje që nga viti 2006.

WEF: Për t’u mbyllur hendeku gjinor do të duhen 5 breza

Viti zgjedhor 2024 paraqet një mundësi unike për të bërë përparim në mbylljen e hendekut global gjinor, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

“Pabarazia gjinore në mbarë botën është ngushtuar pak gjatë vitit të kaluar, por me një ritëm më të ngadaltë se më parë. Tani vlerësohet se do të duhen 134 vjet – ose pesë breza – për të mbyllur hendekun global gjinor, nga 131 vjet në 2023”, tha WEF.

Cikli gjithëpërfshirës zgjedhor i këtij viti mund ta ngushtojë atë hendek, megjithatë, duke rritur përfaqësimin e grave në sferën politike, tha organizata joqeveritare.

“Kur kaq shumë njerëz shkojnë në votime në mbarë botën, dhe ka kaq shumë ndryshime në sistemet politike, ka një mundësi këtu për të ecur përpara. Ne nuk mund të presim deri në vitin 2158 për barazi: koha për veprim vendimtar është tani”.

Raporti Global i Hendekut Gjinor i WEF, tashmë në vitin e 18-të të tij, është një indeks vjetor i krijuar për të matur barazinë gjinore. Ai përcakton boshllëqet me bazë gjinore në katër fusha: pjesëmarrja ekonomike dhe mundësitë; arritjet në arsim; shëndetin dhe mbijetesën; dhe fuqizimin politik.

Pjesëmarrja politike u identifikua si një zonë me çekuilibër të madh, pavarësisht nga ndryshimet modeste në nivel federal dhe lokal.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me rreth gjysmën e popullsisë së botës që ka të drejtë të votojë në zgjedhjet e këtij viti, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të WEF, vitin e kaluar gratë mbanin rreth 27% të vendeve parlamentare dhe 23% të posteve ministrore, si dhe përfaqësonin më pak se 10% të krerëve të shteteve në botë.

“Me mbi 60 zgjedhje kombëtare në vitin 2024 dhe me popullsinë më të madhe globale në histori të vendosur për të votuar, përfaqësimi politik i grave dhe hendeku i përgjithshëm gjinor mund të përmirësohet”, shtoi raporti. /Monitor

Sondazh

Takim me Sullivan dhe Carpenter, Osmani: Takim i rëndësishëm mbi rolin e SHBA për paqe dhe rritjen e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë. Presidentja Osmani e ka cilësuar takim të rëndësishëm mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë,” shkruan Osmani. sn

50 mijë shqiptarë në Dortmund – Le t’i urojmë Kombëtares tonë me djemtë e Diasporës fitore me Italinë

Le t’i urojmë Kombëtares tonë me djemtë e Diasporës fitore me Italinë.

E gjithë Kombëtarja e Shqipërisë është e formuar me djem nga Diaspora.

Kapiteni Berat Gjimshiti

-Portierët

Me eksperiencë Etrit Berisha do të jetë portieri i parë për Shqipërinë në Euro 2024. Për këtë pozicion pritet të konkurrojë edhe Thomas Strakosha i Brentfordit, me Alen Sherrin dhe Elhan Kastratin që do të jenë zgjedhje rezervë. Edhe këtu braziliani vështirë se do ia lejojë vetes katër emra, duke larguar njërin prej tyre.

Etrit Berisha – Empoli

Thomas Strakosha – Brentford

Elhan Kastrati – Cittadella

Alen Sherri – Egnatia

-Mbrojtësit

Elseid Hysaj

Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj pritet të formojnë murin e preferuar të mbrojtjes në pjesën e pasme të skuadrës. Nëse nuk ka ndryshime të detyruara nga dëmtimet, këta katër lojtarë janë të garantuar të përfshihen në skuadër për Euro 2024.

Ivan Balliu – Rayo Vallecano

Mario Mitaj – Lokomotiv Moskë

Elseid Hysaj – Lazio

Frederic Veseli – Fatih Karagümrük

Berat Gjimshiti – Atalanta

Enea Mihaj – Famalicão

Jon Mersinaj – Lokomotiva Zagreb

Marash Kumbulla – Sassuolo (Roma)

Naser Aliji – Voluntari

Ardian Ismajli – Empoli

-Mesfushorë

Kristjan Asllani

 

Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami janë favoritët për të zënë vendet e mesfushës në kombëtaren e Shqipërisë kur të shkojnë në Euro. Pjesë e skuadrës finale pritet të jenë edhe Qazim Laci dhe Keidi Bare.

Keidi Bare – Espanyol

Nedim Bajrami – Sassuolo

Qazim Laçi – Sparta Prague

Ylber Ramadani – Leçe

Kristjan Asllani – Inter Milan

-Sulmuesit

Sokol Cikalleshi i Konyasporit është lojtari më me përvojë i disponueshëm për t’u përzgjedhur në sulmin e Shqipërisë dhe ai është një zgjedhje e garantuar në ekipin kombëtar. Jasir Asani dhe Seferi shihen në sulm.

Rey Manaj, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku do të garojnë për një vend në formacionin titullar dhe pritet të jenë gjithashtu pjesë e skuadrës, me Brojën që do luftojë për fanellën e parë.

Rey Manaj – Sivasspor

Jasir Asani – Guangju FC

Taulant Seferi – Baniyas

Sokol Cikalleshi – Konyaspor

Ernest Muçi – Beşiktaş

Arbnor Muçolli – IFK Göteborg

Armando Broja – Fulham (Chelsea)

Arbër Hoxha – Dinamo e Zagrebit

Myrto Uzuni – Granada

Mirlind Daku – Rubin Kazan

* Në listë janë 29 emra, teksa trajneri do duhet që maksimumi të marrë me vete në Gjermani 26 futbollistë, ndërsa kjo është një listë paraprake nga forma e lojtarëve dhe grumbullimet e fundit.

Në Grupin B të Euro 2024, tanët kanë rivalë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ndeshjet e Euro 2024 të Shqipërisë në Grupin B:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

 

 

UGSHPD: ZJARR NË SHKODËR, NË LAGJEN “PERASH”, NDËRSA QEVERIA E RILINDJES NË TYM TË PADITUR

 

Emergjenca 5-6 orëshe e zjarrit gjatë pasdites të së Premtes 14 Qershor në Shkodër zbuloi një dobësi të pafalshme e pushtetit qendror. Vonesa e autoriteteve, siguria publike dhe shëndeti i njerëzve ishin në rrezik.

Sa turp?

Sa tragjike ngjarja mes skamjes së një popullsie të varfër që mbijeton dhe mbathet me punën që del nga tregu i veshjeve të përdorura.

Sa turp dhe sa keq kur jeta mund të humbasë nga sa ndihma nuk vjen sepse mjetet nuk mundet të qarkullojnë mes rrugëve të ngushta.

Në cilat vendngjarje ndodheshin të paktën Ministrat e Brendëshëm dhe të Mbrojtjes (Balla e Peleshi), dhe sa shpresë sigurie dhe humanizmi këta ministra uniformash të rendit dhe të mbrojtjes dhe po kështu kjo qeveri i dhanë dje ndihmë qytetarëve të Shkodrës?

Kësaj i thonë me t’rujt Zoti, se shtet nuk ka!

Të gjithë qeveritarët dhe elita sot punët e shtetit i kanë të deleguara tek vartësit dhe sigurisht edhe përgjegjësitë e fajit apo të gabimeve që rrjedhin prej tyre. Duke i qendruar besnik monitorimit të lajmeve, një zjarr me përmasa të mëdha si ai i Lagjes “Perash” kthehet shpejtë në “breaking news” tek çdo kanal radio-tv që përpiqet të japë të rejat, por pas atij kapet fort propaganda zyrtare duke hedhur tym se gjoja po i përgjigjet nga të katërta anët emergjencës, por jo aty në vend ngjarje.

Në këtë rast propaganda e gadishmërisë së shtetit mungoi plotësisht. Ajo mungoi sepse pas disa orësh përballje me flakët dhe tymin në treg lëndimet njerëzore ishin të pakëta dhe fatmirësisht asnjë jetë e humbur, por dëmet materiale, pronat dhe rreth 25 shtëpi u dëmtuan nga zjarri prej disa orësh deri sa u arrit të vihej nën kontrroll në orët e vona të natës. Hetime po zhvillohen për të zbuluar shkaqet e zjarrit, por të shohësh si herë të tjera ministrat dhe shtetin pranë fatkeqësive të tilla sikurse herët e tjera kjo të lë për të dëshiruar dhe do të kuptosh se zjarrëfikset e Shkodrës dhe qyteteve për rreth deri e fqinjve të Malit të Zi mbërritën më shpejtë se policia dhe helikopterët e ministrisë së mbrojtjes.

Përse duhen përmendur këto mund të lindë pyetja?

Këto duhen përmendur fort sepse jeta dhe prona e qytetarëve janë në rrezik. Kryetari i Bashkisë Benet Beci dhe Prefektja Majlinda Angoni ishin drejtuesit e vetëm vendorë për disa orë pa asnjë përgjigjje nga gatishmëria e qeverisë.

Sa orë duhet që një thirrje telefoni të mbërrijë në veshin e shtetarit të duhur që të autorizojë operacionin e duhur?

Po kjo zgjati me orë të tëra.

E përsa dita e re vjen mes shkrumit dhe hirit në një lagje të Shkodrës, qytetarët duhet të kuptojnë se propaganda e qeverisjes së Rilindjes Socialiste nuk do reklamë të keqe për sezonin turistik dhe për futbollin evropian që do të rrëmbejë vemendjen e ditëve dhe muajve që do të vijnë. Kjo çoroditje i duhet ushqyer popullit që qeveria të vazhdojë performancën e paaftësisë dhe korrupsionit në të tjera nivele rekord.

Mjafton që t’ua tregojmë këtë përmes një shembulli të propagandës zyrtare që kryen ATSH në ditë të njëpasnjëshme. Në ditën e zjarrit mes Shkodrës, ballina e propagandës nuk ka ndonjë lajm. Nuk ka sepse burokratët i kanë mbyllur zyrat dhe sulmojnë larg drejt pushimeve të fundjavës. Më shpejtë të mbërrin një zjarrfikse nga Ulqini e fqinjit malazez se sa e një bashkie më në jug të Lezhës.

Është ATSH-ja që në këtë mënyrë dokumenton autoritetet vendore pas zjarrit rreth orës 18:55; “Vetë qytetarët, kanë ndërhyrë mes flakëve dhe shtëllungave të mëdha të tymit, për të shpëtuar njëri-tjetrin nga zjarri shkatërrimtar, ndërsa forcat zjarrfikëse, që mbërritën menjëherë në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve”.

Dielli ende nuk kishte perënduar dhe kësaj emergjence ministrat e brendëshëm dhe të mbrojtjes i përgjigjen me shërndarjen e lajmit të marrjes së situatës nën kontrroll përmes postimeve në Facebook.

A ka njeri njohurinë dhe dijen që të na shpjegojë se çfarë përmbajnë këto fraza zëdhënësish dhe video të xhiruara për të na treguar se dy ministra të rëndësishëm në postet për sigurinë kombëtare janë kthyer në personazhe virtuale. Ata ndajnë pamje nga operacioni.

Ministri i Brendëshëm Balla:“Aktualisht janë 25 mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Puka, Lezha, Ulqini, Tivari. Gjithashtu edhe 110 forca zjarrfikëse; 30 ushtarë të Regjimentit Vau Dejës; 160 forca të Policisë së Shtetit; 3 ambulanca të urgjencës mjekësore me personel mjekësor dhe 1 helikopter Cugar i Ministrisë së Mbrojtjes vijojnë operacionin për fikjen e plotë të zjarrit”

Ministri i Mbrojtjes Peleshi: “…forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit. Gjithmonë në gatishmëri për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve” .

Të postosh në rrjetet sociale është njëra anë dhe të jesh në vendngjarje për mbrojtjen civile është ana tjetër që quhet përgjegjshmëri dhe shërbim me ndërgjegje për shtetasit që ju kanë zgjedhur “ministra të nderuar”.

Kur propaganda mbulon, mashtron dhe gënjen sy për sy dhe qeveritarët janë kthyer prej kohësh të kudondodhur prej realitetit virtual nga turizmi në peizazhet e natyrës, sa në evropianin e futbbollit apo diku tjetër veç jashtë Shqipërie, qytetarët kanë arritur mirë të kuptojnë se përse bie zjarr. Përse digjen plehërat dhe ndoten uji dhe ajri. Përse dikujt nga elita i dalin paratë të fluturojë dhe të shijojë botën pa punuar dhe përse qytetarëve të skamur dhe varfër si të Shkodrës u mjaftojnë të punojnë dhe të mbathen nga tregu i rrobave të përdorura, një cilësi jete që prej zjarrit e kanë humbur edhe atë tashmë.

Ky ishte realiteti i emergjencës së Lagjes “Perash”.

E ndërsa qytetarët dhe zjarrfiksit i përballuan flakët dhe pak media mundën të përcillnin lajm të parë dhe kryesor fatkeqësinë, media zyrtare dhe ato pranë qeverisë prej shumë orësh nuk e ndien emergjencën dhe “breaking news”.

Një lajm i tillë dhe me kaq tym është reklama më e keqe për qeverinë.

15 Qershor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Biden e zgjat urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka zgjatur për edhe një vit urdhrin ekzekutiv për gjendje të jashtëzakonshme në Ballkan, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, thuhet në urdhrin e nënshkruar Biden.

Për këtë arsyeje, sipas njoftimit, gjendja e jashtëzakonshme për Ballkanin duhet të mbetet në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024.

Urdhri ekzekutiv u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan.

Tutje thuhet se janë zbatuar dispozitat e Ligjit për Kompetencat Ndërkombëtare të Emergjencave Ekonomike, për t’i trajtuar “kërcënimet e pazakonta dhe të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit dhe politikën e jashtme të SHBA-së”.

Thuhet se këto masa i referohen Maqedonisë së Veriut, shkeljes së Marrëveshjeve së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar për Kosovën.

Presidenti i SHBA më pas e ndryshoi atë urdhër me “Urdhrin Ekzekutiv 13304” më 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, më 8 qershor 2021, u miratua “Urdhri Ekzekutiv 14033”, i cili zgjeroi shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Në këtë urdhër thuhet se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit – duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas rënies së Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri dhe institucione të ndryshme në Ballkani – pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

“Për këtë arsye paraqet një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. REL

Zvicra i mbetet besnike traditës së promovimit të dialogut – Sot & nesër në Konferencën e Paqes për Ukrainën Zvicra mirëpret 100 të ftuar shtetërorë, nga ku 57 kryetarë shtetesh

Komunikatë për shtyp e Këshillit Federal  të Konfederatës Helvetike

Bernë, 14.06.2024 – Të shtunën më 15 qershor 2024, Presidentja e Konfederatës Viola Amherd do të hapë konferencën e nivelit të lartë për paqen në Ukrainë. 100 delegacione do të marrin pjesë në konferencë, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga të gjitha rajonet e botës. Objektivi i konferencës është të nisë një proces paqeje, të krijojë një klimë besimi dhe të përvijojë një perspektivë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren. Qëllimi është të sigurohet që të gjitha shtetet e pranishme të mund të paraqesin propozimet e tyre për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Delegacioni zviceran do të përbëhet nga Presidentja e Konfederatës Viola Amherd që është edhe kreu i Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (DDPS) dhe Këshilltari Federal Ignazio Cassis, kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA). Para konferencës, Presidentja e Konfederatës do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime dypalëshe të shtunën në mesditë. Konferenca aktuale do të fillojë në orët e para të pasdites së së shtunës me ardhjen e të ftuarve shtetërorë dhe do të përfundojë të dielën pasdite.

Qëllimi i konferencës është fillimi i një procesi paqeje. Për këtë, nevojiten elementë të ndryshëm: pjesëmarrje sa më e gjerë dhe e rëndësishme, në mënyrë që të veprojë si një sinjal mbështetjeje, zhvillimi i një mirëkuptimi të përbashkët për tre tema që synojnë ndërtimin e besimit – përkatësisht sigurinë bërthamore, sigurinë ushqimore dhe dimensioni humanitar – dhe miratimi i një perspektive për një fazë pasuese që përfshin pjesëmarrjen e Rusisë. Me organizimin e kësaj konference, Zvicra ofron një platformë për diskutim ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të kontribuojnë me propozimet e tyre për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Pjesëmarrja e 100 shteteve dhe organizatave nga të gjitha rajonet e botës përbën një parakusht të mirë për fillimin e këtij procesi. Programi përfshin si: shkëmbime në sesione plenare ashtu edhe diskutime të zhvilluara në grupe pune për tre temat e përmendura. Do të trajtohen çështjet me interes global që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me një numër të madh shtetesh dhe që tashmë janë propozuar në disa plane paqeje për Ukrainën. Vendet që kanë përjetuar tashmë një konflikt do të mund të kontribuojnë me përvojën e tyre në thellimin e temave të ndryshme të mbuluara: si në fushën humanitare, në çështjet që kanë të bëjnë me shkëmbimin e robërve të luftës, lirimin e civilëve dhe riatdhesimin e fëmijëve, dhe në sektorët e sigurisë bërthamore ose të sigurisë ushqimore.

Konferenca do të ofrojë gjithashtu mundësinë për të diskutuar për herë të parë në nivelet më të larta se si dhe kur Rusia mund të përfshihet në këtë proces. Për Këshillin Federal, zhvillimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme kërkon përfundimisht pjesëmarrjen e të dyja palëve. Me organizimin e kësaj konference, Zvicra po siguron që të hidhet një hap i parë drejt një procesi që mund të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Kështu, Zvicra i mbetet besnike traditës së saj të gjatë të promovimit të dialogut.

Gazetari i BILD Peter Tiede komenton skandalin e Ramës me Sinaloan: Fijet në Berlin…

 

Gazetari i njohur i BILD, Peter Tiede, ka komentuar skandalin e radhës të Edi Ramës.

Pak ditë pasi vetë Tiede shkroi në gazetën BILD se Shqipëria e Edi Ramës është një narkoshtet, vjen një tjetër goditje nga mediat rumune.

Sipas tyre, një gjeneral i shërbimit sekret është rekrutuar nga Sinaloa meksikane me ndihmën e Dorian Duçkës, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Në këtë mënyrë, droga e Sinaloas meksikane vinte fillimisht në Shqipëri dhe më pas drejt Bukureshtit.

Por takimi në fjalë mes Duçkës dhe Fabian Coldeo, ish-shefit të shërbimeve sekrete rumune dhe të dashurës së këtij të fundit, është realizuar në Berlin të Gjermanisë.

Fotoja e takimit është publikuar ekskluzivisht nga mediat rumune.

“A tërhiqen fijet për kartelin Sinaloa nga Berlini? Duket se është kështu,” shkruan gazetari.

 

 

DASH: Synimi afatgjatë është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se qëndrimi i Uashingtonit zyrtar sa i përket procesit të normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë s’ka ndryshuar dhe se synimi afatgjatë i politikës amerikane është që në fund të dy shtetet ta njohin njëra-tjetrën.

Në pyetjet e Gazetës Express rreth deklarimeve të fundit të ambasadorëve amerikanë në Prishtinë dhe Beograd rreth çështjes së njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, një zëdhënës i DASH ka thënë se qëndrimi i SHBA s’ka ndryshuar dhe se Uashingtoni e përkrah dialogun e lehtësuar nga BE si e vetmja rrugë për të arritur normalizim, paqe e raport produktiv mes dy vendeve.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ky zëdhënës për Gazetën Express.

Ai ka shtuar se e ardhmja e të dy vendeve është në institucionet evropiane dhe se normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara.

Nga DASH kanë deklaruar se presin që Kosova dhe Serbia t’i respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura pa vonesa dhe parakushte.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte.Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka përfunduar për Gazetën Express ky zëdhënës i DASH.

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një aktivitet të Economist Impact ka thënë se finalja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbyllet me njohje reciproke dhe asgjë më pak. Ndërsa ambasadori në Beograd, Christopher Hill, i pyetur nëse mendon që Serbisë duhet t’i kushtëzohet hyrja në BE me njohjen e Kosovës, ka thënë se s’është i një mendimi të tillë dhe se mes dy shteteve do të ketë normalizim, siç po kërkon Bashkimi Evropian.

Protesta e ardhshme tek bashkia të premten tjetër në orën 11:00

Pas më shumë se një orë e gjysëm, me sulme të policisë ndaj protestuesve, djegie gomash para bashkisë, është mbyllur dhe protesta e sotme e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës.

Në fund të fjalës së saj, aktivistja Adriana Kalaja, bëri të ditur se, protesta tjetër do të zhvillohet pas një jave, ditën e premte në orën 11:00 tek bashkia e Tiranës. sn

Gjermania rithekson se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton njohje të ndërsjellë

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ritheksoi qëndrimin e Gjermanisë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

“Sa për ta rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi në qershor 2022, për normalizimin, përfshirë njohjen dypalëshe”, shkroi Rohde në rrjetin social X të enjten vonë.

Ai tha se “kjo vlen ende”, duke shtuar se rruga është tashmë e hapur për Kosovën dhe Serbinë përmes zbatimit “të menjëhershëm” të marrëveshjeve të arritura më 2023 për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Deklarata e tij erdhi pak pasi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për edicionin e 13 qershorit të së përjavshmes NIN nga Beogradi, tha se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).

Të enjten më herët, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën.

“Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”, tha ai.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia më 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më vonë ajo u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe kjo ka mbetur kryesisht e pazbatuar.

Bashkimi Evropian, megjithatë, nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe Stano përsëriti se “qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.

Prej se Kosova e shpalli pavarësinë, 15 vjet më parë, Bashkimi Evropian është shprehur vazhdimisht se çështja e njohjes së Kosovës është një çështje në kompetencë të vendeve anëtare të BE-së dhe, si bllok evropian, ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Por, në anën tjetër, Kosova ka raporte të veçanta kontraktuale me Bashkimin Evropian, përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ndërsa në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE nuk përfshihet territori i Kosovës.

Në BE gjithmonë kanë ngulur këmbë që të përdorin normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën si kusht për Serbinë. Interpretimin se a nënkupton “normalizimi i plotë” edhe njohjen formale të Kosovës nga Serbia, në BE ua kanë lënë palëve ta interpretojnë vetë.

Një zyrtar i BE-së, duke rikujtuar edhe ndryshimet në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, ku në kapitullin 35 është përfshirë si kusht edhe normalizimi i raporteve me Kosovën, ka thënë se pa këtë normalizim, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. REL

Vjedhjet me 5D dhe inceneratorët- Opozita protestë sot tek bashkia e Tiranës

Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë njoftuar për këtë të premte zhvillimin e një tjetër protestë kundër skandaleve të korrupsionit që shkaktoi dosja e drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës, të cilët përmes kompanisë famëkeqe “5D” vidhnin paratë publike përmes tenderave abuzivë.

Opozita pritet të mblidhet  në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës dhe kjo është protesta e dytë brenda javës, pas asaj të ditës së hënë ku u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.

THIRRJA E NËNKRYETARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË

Pak orë para protestës së radhës, një thirrje për bashkim të shtuar të qytetarëve në shesh do të vinte nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut, që sipas tij, fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën.

“Të bashkuar në flamur, të gjithë bashkë në protestë”!, shkruan ai.

Në 11.00 të protestojmë të bashkuar në një flamur bashkë me qytetarët, të protestojmë deri në dorëheqjen e Kryebashkiakut që fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën”, apeloi Dorjan Teliti. sn


Send this to a friend