Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një dokument ekskluziv, i cili tregonte lidhjen e Mirel Mërtirit me kompaninë, e cila qëndron në majë të piramidës së koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri.
Sikurse shikohet edhe në dokumentin më poshtë, Mirel Mërtiri është negociator në Zimbabve, në emër të kompanisë Geogenix, e cila në fakt është kompania Integreted Energy B.V, që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë, CNA.al sjell sot dokumentin e dytë, që tregon lidhjen direkte të Mirel Mërtirit me kompaninë e inceneratorëve.
Dokumentin më poshtë, i cili mban datën 29/ 04/ 2019, drejtuar autoriteteve në Irak, Mirel Mërtiri e ka firmosur në emër të kompanisë Integreted Energy B.V.
CNA.al ka publikuar edhe më parë, dokumente të tjera ku dalin emrat e Guiseppe Ciafaglione apo edhe Klodian Zotos.
Ndërsa, pas dokumentit të parë në Zimbabve, sot CNA.al sjell dokumentin e dytë, që shkon në Irak. Dhe përfaqësues i Integrated Energy B.V, në Irak, është Mirel Mërtiri.


Pra, Mirel Mërtiri firmos letër kërkesë në Irak, në emër të kompanisë që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës. Një kompani e regjistruar në Holandë, ku në fakt del një skemë, me disa kompani offshore.
Ndërsa ky dokument tregon qartë lidhjen e Mirel Mërtirit me inceneratorët.
Pra, nëpër skema del qartazi edhe emri i Mirel Mërtirit, i quajtur edhe si truri i inceneratorëve, pavarësisht se nuk është në hetim dhe shëtit i lirë. Është bashkëjetues i Stela Gugallës dhe ortak i saj në ER One Albania.
Ndërsa Stela Gugallja, një njeri pa eksperiencë, del tek Albtek Energy, që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Ndërsa në Tiranë, ku duket se “zullumi” është edhe më i madh, shitet si një kompani holandeze, por që në fakt dokumentet tregojnë se edhe pas skemës së kryeqytetit, qëndrojnë të njëjtat emra.
Nëpërmjet këtij dokumenti, CNA.al i tregon SPAK-ut dhe institucioneve të drejtësisë, se kush është Mirel Mërtiri, çelësi i kësaj historie.
Kujtojmë këtu se Mërtiti është akuzuar dhe për çështje të tjera në Zimbabve, ku ai dilte si negociator. Ndërsa dokumenti i sotëm tregon se nuk është thjeshtë negociator, por Mirel Mërtiri firmos në emër të kësaj kompanie, e cila ka incenerarorin e Tiranës, ku po kryhen hetime por nuk po zbardhet e vërteta.
Një kompani inekzistente, shitet si një sukses holandez, u korruptua gjithë media, dhe tani duket se po shpërndahet në gjithë botën./CNA.al
Komentet