VOAL

VOAL

Deputetja që po vështirëson anëtarësimin e Suedisë (dhe Finlandës) në NATO

June 14, 2022

Komentet

Itali- Mega parullë kundër Ramës: Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes

Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare përgatitet të takojë edhe në Milano patronazhistët dhe ekipet e punonjësve të bashkive të ndryshme te vendit që kanë udhëtuar që nga dje për të marrë pjesë në mitingun e tij, emigrantë shqiptarë kanë shprehur protestën e tyre për këtë vizitë.

Një parullë e madhe kundër Ramës është shfaqur ne vendin ku do zhvillohet takimi.

Image

“Me Kurtin Shqipëria Shpreson, me ty Shqipëria vdes”, është mesazhi i shkruajtur.

Kjo sipas Gazetares së Syri tv Alba Kepi është një mega parullë kundër Ramës e vendosur në Bustio Arsizio.

Edhe në Athinë kreu i qeverise u prit nga emigrantë shqiptarë të cilët kundërshtojnë politikat e tij dhe korrupsionin galopant që bën qeveria e tij qendrore dhe lokale.

Image

Publikohen emrat e 18 fëmijëve shqiptarë të zhdukur! Nga Bleona Mata te Julian Çela

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

16 fëmijë janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur pasi  njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë. Juliana Hoxha ishte shtatë vjeçe kur humbi më 1992.

Xhevahir  Gezdari, 12 vjeç, humbi më 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret,  Julian Çela 10 vjeç u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani  më 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri.

Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç më 1998, Noel Musa, nëntë vjeç  më 2019, Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur më 2019, 3 vjeçe, tre fëmijët Kledi , Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht përkatësisht  12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol më 2019.

Artur Carja ishte nëntë vjet kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi më 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe  dhe u deklarua e humbur më 2010 , Elson Lleshi  10 vjeç  humbi më 2009  dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi  6 dhe 4 vjeç  u futën në listën e Interpolit si të humbur më 2015. sn

NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit që të vizitojë Hashim Thaçin në Hagë

E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të gjatë për Richard Grenellin. Gazeta ka biseduar me 40 persona, shumica nga ta Republikanë.

Artikulli flet për karrierën e Grenellit në kohën kur në pushtet ishte Donald Trump dhe kur ushtroi pozita të ndryshme në kabinetin e tij, nga i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi deri te ushtruesi i detyrës së Shefit të Agjencisë së Inteligjencës të ShBA-së.

Në një pjesë të këtij shkrimi flitet edhe për Kosovën.

Aty zbulohet një episod shumë interesant. Grenelli i kishte propozuar Trumpit që të vizitonte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

“Në një episod të pa raportuar më parë, zoti Grenell propozoi vitin e kaluar një ide për të nënvizuar ankesat e zotit Trump se aktakuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm, Jack Smith, ishin politike. Zoti Grenell i propozoi zotit Trump t’i bashkohej atij në një vizitë te ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun në Hagë, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte. Edhe z. Thaçi u padit nga z. Smith, i cili mbikëqyri ndjekjet penale të krimeve të luftës në Hagë përpara se të emërohej këshilltar special. Zoti Thaçi ka thënë se politika qëndron në themel të akuzave kundër tij”, shkruan NYT.

Megjithatë, sipas gazetës amerikane, Trumpi nuk e kishte pranuar këtë ide.

00dc Grenell Rnc Fmqk Jumbo

“Zoti Trump nuk e përqafoi idenë e zotit Grenell. Një person i afërt me z. Thaçi tha se i dukej argëtuese ideja e zotit Trump dhe një rrëmujë të zhurmshme mediatike përpara IEVP të Hagës – por vendosi se do të ishte më mirë të fokusohej në rastin e tij”.

“Zoti Grenell ka postuar pretendime në mediat sociale se aktakuza e z. Thaçi ishte një komplot i udhëhequr nga Departamenti i Drejtësisë”, ka shkruar më tej NYT në këtë artikull të gjatë.

Aty përmendet edhe koha kur Grenelli tentonte të arrinte paqe mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si ideja e tij që Liqeni i Ujmanit të riemërtohej në “Liqeni Trump”.

“Në fund të vitit 2020, i etur për një grusht shteti diplomatik në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, zoti Trump e dërgoi z. Grenell në një mision që ka turbulluar diplomatët perëndimorë për një dekadë: Për të nxitur Serbinë që të njohë Kosovën, një ish-krahinë me shumicë shqiptare, si shtet i pavarur. Zoti Grenell u afrua me liderët rajonalë, duke injoruar kryesisht diplomatët amerikanë dhe të Bashkimit Evropian, të cilët kishin punuar për këtë çështje për vite me radhë”.

“I sigurt për një marrëveshje, z. Grenell propozoi riemërtimin e një rezervuari industrial që lidh Kosovën dhe Serbinë në ‘Liqeni Trump’ për të përkujtuar arritjen e tij. Por negociatat dështuan pasi gjykata e krimeve të luftës në Hagë njoftoi planet për të paditur zotin Thaçi, presidentin e Kosovës. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë, gjithnjë e më të përçarë, ende e quajnë liqenin me dy emra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk është Trump”, thuhet në shkrimin e NYT.bw

Igli Çelmeta: Ja pse ka dyshime që operacioni i SPAK u dekonspirua. Fuqia ekonomike e bandave buron…

Gazetari Igli Çelmeta i pranishëm në rubrikën “Kjo Javë” në News24, duke komentuar operacionin e fundit të SPAK, tha se ai është iniciuar nga partnerët francezë, belgë e holandezë pas çkodimit të aplikacioneve SKY ECC.

Çelmeta tha se dyshimet se operacioni është dekonspiruar është fakti se të paktën dy funksionarët e policisë që ishin në listën e personave që duhej të arrestoheshin, nuk janë paraqitur në punë.

“Dekonspirimi i operacionit duket nga numri i personave që janë arrestuar, janë vetëm 8 persona, ndërkohë që nuk janë arrestuar personazhet kyçe”, tha Çelmeta.
Në vijim ai paraqiti edhe një detaj, kur gjatë operacionit, kur është shkuar në banesën e një prej personave që ishte në listë, oficerit të policisë që shoqëronte grupin që do të kryente arrestimin iu tha nga familjarët e atij që duhej të arrestohej “çkërkon këtu ti, ti ishte para ca ditësh dhe more lekët…”.

Ai tha se për shkak se nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, personat e kërkuar në Shqipëri, shkojnë e strehohen në Dubai.

“Të paktën 7 personazhe të rëndësishme të botës së krimit janë strehuar pikërisht në Dubai”, tha Çelmeta.

Ai tha se bandat kanë një fuqi të madhe ekonomike, që sigurohej nga lojrat e fatit, por kemi edhe banda kriminale që siguronin të ardhura vetëm për shkak të vrasjeve, pra kemi vrasës me pagesë.

Referuar Vettingut në Polici, Çelmeta tha se ky proces të funksionojë duhet një bashkëpunim mes institucioneve.

“Duhet një bashkëpunim më i ngushtë mes SPAK dhe AMP-së, pasi SPAK është institucioni që ka të dhënat nga çkodimi i aplikacionit SKY”, tha Çelmeta.bw

Raporti i Lancaster: Ja pse Ballkani rrezikohet nga konfliktet

Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus të aleatëve të NATO-s për zgjerim, duke thënë se ata duhet të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës në këtë organizatë.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe”, tha ai gjatë Asamblesë Parlamentare të aleancës teksa prezantoi draft-raportin ku përmendet Kosova.

Gjatë Asamblesë, që po mbahet në Sofje, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

Autoritetet e Kosovës bënë të ditur në mars se Komisioni i Përhershëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e ka avancuar statusin e Kuvendit të Kosovës në këtë trup.

Duke prezantuar draft-raportin, Lancaster përmendi edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se aleatët e NATO-s, por edhe Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, duhet të vazhdojnë t’i bëjnë presion Kosovës dhe Serbisë që të zhbllokojnë procesin e dialogut dhe të arrijnë normalizimin e raporteve.

Ai po ashtu foli edhe për ndikimin e Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ai përmendi rritjen e shitjes së armëve ruse dhe kineze në Serbi dhe në entitetit e Republikës Sërpska të Bosnjë e Hercegovinës.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengojë integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe dhe Serbisë”, tha Lancaster.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohej edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Ndryshe, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, autoritetet e Kosovës kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Shteti kërkon që fillimisht të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe dhe më pas të anëtarësohet plotësisht në aleancë.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe. REL

Sanxhak – gjatë vizitave të mia- i mirëpritur tek Shalajt- Nga XHAFER LECI

1.- Rušo Shala-Zekovič, fshati Žirče, i datëlindjes 1878, vdes në Shkup, gjatë vizitës tek vajza e Tij, më 1957. Djali i Tij, në foto me mua, Osman Shala Zekovič, fshati Smaluča, i datëlindjes 1921, vdes në Crkvine më 2019.
Bashkëluftëtar i Shaban Palluzhës, Osmani në vitin 2018, më pati thënë: Mulla Zekë Berdynaj, nga Peja ka arritur me shokë më 1941 para Shaban Palluzhës për çlirimin e Novi Pazar-it…
Djali i Osman-it, Ramo Shala – Zekovič, në foto me mua në Novi Pazar, 2023, lindur më 1944 në Smaluča, jeton në Novi Pazar, ka fëmijë dhe nipër e mbesa. Pra 5 gjenerata, të gjithë nga Komuna e Tutin-it. Shqip ka ditur të flasë vetëm Rušo-Rushiti, i cili ka jetuar nën sundimin e Perandorisë Osmane 34 vjet…
Në pyetjen time Ramës, a do i dërgonte nipër e mbesa në shkollën shqipe? – Ramo: Po, me shumë dëshirë, vetëm le ta hapin një shkollë me mësim në gjuhën shqipe. Nuk di kush mund ta bëjë këtë, shtoi Rama?
Kaq kësaj radhe.

A nuk është kjo sindromë komuniste?- Nga Bedri Çoku

Çfarë skandali moral dhe politik, njëkohësisht, po ndodh sot në Shqipërinë pluraliste!

Ju është mbushur mendja fëmijëve të ish-besnikëve të partisë e të shokut Enver, për të vendosur demokracinë dhe zgjedhjet e lira, demokratike në Shqipëri…(!!!)

Pikërisht ata që në prehrin e diktatorëve dhe në bankat e shkollës ku, për demokracinë, e cila, sipas programeve edukuese, ekzistonte vetëm në sistemin komunist, u edukuan se:

  • Socializmi dhe shoku Enver ishin binjakë që i lindi historia;
  • Se partizanët ishin dëshmorët e vetëm të kombit, që çliruan vendin nga okupatorët fashistë e nazistë, të tjerët nuk ekzistonin, ose ishin armiq, me devizën staliniste:
  • Kush nuk u bashkua ose ishte kundra luftës partizane të udhëhequr nga serbët dhe komunistët shqiptarë, ishte armik i përjetshëm i popullit shqiptar;
  • Se komunistët ishin të vetmit që mundën të ndërtonin shoqërinë përparimtare në Shqipëri. Pse jo, bijtë e e bijat e tyre, sot, të mos jenë, pikërisht ata, të vetmit, për të ndërtuar edhe shoqërinë kapitaliste?

Sepse,

THONË ATA: Ne, bijtë e bijat e ish diktatorëve të djeshëm, jemi më të ndershmit, më të diturit, më atdhetarët nga cilido tjetër në këtë tokë, që quhet Shqipëri, të cilën etërit tanë e çliruan nga okupatorët …Dhe, kjo tokë, na takon neve!

THONË ATA: Vetëm ne, bijtë e bijat e komunistëve dimë të qeverisim, të bëjmë demokraci apo të zhvillojmë zgjedhje të lira e demokratike.

THONË ATA: Çdo grup tjetër i shoqërisë, që s’i takon tarikatit tonë, nuk është i aftë dhe s’ka të drejtë të qeverisë vendin! Nuk ka të drejtë të gjykojë paraardhësit tanë! Nuk ka të drejtë të quhet demokrat, madje as me “ biografi”, për ta çuar Shqipërinë në Evropën e Bashkuar.

THONË ATA: Shqiptarët, o do të gëzojnë ato që dëshirojmë t’iu falim ne, lirinë dhe demokracinë, ama si ç’i dëshirojmë dhe pëlqejmë ne, ose ata do të vithisen në humnerë së bashku me europianët dhe imperializmin amerikan!

Prandaj: O ne në Shqipëri ose ndryshe, askush tjetër s’ka për ta gëzuar Evropën e lirë dhe Shtetin e së Drejtës, që po përpiqemi ta ndërtojnë ne, në Shqipëri!

  • A nuk janë të gjitha këto simptomat e një të kaluare të hidhur për popullin shqiptar?
  • A nuk është kjo sindroma e “Njeriut të ri”, që krijoi Enver Hoxha?

Prandaj, është bërë problem serioz e ardhmja e demokracisë në Shqipëri.
Kjo është dhe përgjegjësia e shumicës së djeshme në pushtet, e cila me veprimet dhe mos veprimet e saj, për dënimin e krimeve të sistemit komunist e katandisi Shqipërinë në mëshirën e sindromës së sotme komuniste.

“Nuk do të më falin kurrë”, Vuçiçi shpreh dëshpërimin pas seancës së OKB: Kam mbyllur karierën time këtu sonte!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç , tha mbrëmë në Nju Jork se rezultati i votimit për rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuar ishte një “surprizë e madhe, pothuajse një tronditje” për shumë njerëz në sallë dhe se nismëtarët e atij dokumenti “nuk do ta falin kurrë” për lobimin kundër miratimit të tij.

“Kam mbyllur karrierën time këtu sonte, ata nuk do të më falin kurrë për këtë. Shumë gjëra nuk do të më falin, por kjo ishte gozhda në arkivol. Ata bënë gjithçka për të na mundur dhe ne u ngritëm. Nuk mund të them se fituam, sepse këto janë procedurat, por të gjithë e dinë se cili është rezultati”, u tha Vuçiç gazetarëve pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vuçiçi tha se sot ishte hera e parë që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nuk miratoi unanimisht një rezolutë mbi temën e gjenocidit dhe se shumë nga 84 vendet që votuan “po” ishin të ekspozuara ndaj “presionit dhe kërcënimeve” nga sponsorët e atij dokumenti.bw

I skuqur në fytyrë dhe me flamurin serb në duar, reagimi i Vuçiç gjatë votimit të OKB për rezolutën kundër genocidit në Srebrenicë bëhet viral (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.

Ndërsa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.bw

 

Fatos Lubonja: Kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem kriminal

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje Skype me emisionin “Open” në News24, tha se nga dosja Metamorfoza na del se grupet kriminale kanë pushtuar ekonominë, kanë futur paratë e drogës në Shqipëri, kanë qarkulluar këto para në ndërtime, blerje apartamentesh, nëpër kazinora, kanë blerë vota gjatë fushatës elektorale të PS-së.

“Problemi që kam unë është një lloj segmentizimi që SPAK i ka bërë krimit. Ky Rraja apo Ndoka na dalin si njerëz që hanë kumbulla pas shpinës së Edi Ramës dhe me këtë logjikë po pastrohet, duke arrestuar këto.

Por pyetja që kam unë është: me një Kryeministër të ndershëm do të kishte pasur mundësi krimi që të futej në ekonomi, do të mund të investoheshin paratë e krimit në ndërtime?

Do të kontrolloheshin paratë që do të përdoreshin për të ndërtuar resortin, apo atë kullën.

Por këtu nuk kemi asnjë hetim të SPAK-ut, kemi dokumente që kanë ardhur nga autoritetet franceze. Si ka mundësi nuk kemi asnjë hetim nga SPAK, ku është ky SHISH i famshëm, që nuk ka dhënë asnjë sinjal për të nisur një hetim këtu apo atje?

Këtu nuk bëhet fjalë për dy tre banditë të shpërndarë, por kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem këtu”, tha Lubonja.

Analisti u shpreh industria e ndërtimit, referuar edhe deklaratave të kreut të SPAK Altin Dumani, është kryesorja për riciklimin e parave të krimit.

“Kemi një sistem të ndërtuar qëllimisht, një organizatë kriminale, një bashkëpunim të ndërtuar dhe të lidhur, me synim mbajtjen e pushtetit nga Edi Rama, dhe në anën tjetër lulëzimin e ekonomisë kriminale”, tha Lubonja.

Ai u shpreh se këtë bandën e madhe e ka krijuar Rilindja dhe më duket shumë e vogël fuqia e SPAK përballë kësaj bande kriminale, që mban me bukë edhe ata shqiptarët, për të cilët thuhet sot se duhet të ngrihen.

Kurti: Rreziku i një lufte të re në rajon është i vërtetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia po intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke paralajmëruar se ka rrezik të vërtetë për, siç tha ai, një luftë të re në rajon.

Gjatë fjalimit në Konferencën e Mbrojtjes, që po mbahet në Londër, Kurti tha se rreshtimi i Serbisë me Rusinë, “qasja shkatërruese” ndaj Kosovës, dhe armatimi i shpejt “janë tregues se qëllimi [i Serbisë] është përshkallëzimi me qëllim të realizimit të ambicieve të saj territoriale”.

Kurti tha se në kohën kur Evropa po përjeton një luftë, duke iu referuar luftës në Ukrainë, nuk duhet të injorohet edhe një luftë më rajon.

“Tre nga katër brigadat e kombinuara të ushtrisë së Serbisë, përfshirë 48 baza operuese përreth kufirit me Kosovën, duke mos përfshirë edhe njësi të tjera të specializuara, janë të stacionuara në jug të territorit, afër kufirit me Kosovën. Kërcënimi nuk është thjesht teorik. Rreziku i një lufte të re është i vërtetë”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit në konferencën në Londër, Kurti foli edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit të kaluar.

Nga sulmi i një grupi të serbëve të armatosur u vra një rreshter, ndërkaq në përleshjet që pasuan në dhe përreth Manastirit të Banjskës, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Kurti tha se grupi prej afër 100 individësh të armatosur kishin hyrë në Kosovë “me një plan për një konflikt më të gjatë dhe më të gjerë në pjesën veriore të shtetit tonë”.

“Nuk është vetëm rreshtimi i Serbisë me Rusinë që sugjeron se qëllimi i grupit ishte të replikonte atë që Rusia bëri në Donbas më 2014”, tha Kurti.

Ai iu referua konfliktit në lindje të Ukrainës që nisi më 2014 mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase.

Kurti tha se “nuk ka mëdyshje” se kush është fajtor për sulmin në Banjskë.

“Sulmi në Banjskë ndodhi për shkak të shtetit të kapur në Beograd dhe për shkak të ambicieve agresive dhe ekspansioniste të krerëve të shtetit”, tha Kurti.

Ai shtoi se Kosova nuk është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i cenueshëm ndaj sulmeve fizike. Sipas tij, kërcënimi manifestohet edhe përmes infrastrukturës të dezinformimit “që Rusia ka ndihmuar të ndërtohet”, e cila sipas tij, përdor ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe, që çoi në çlirimin e Kosovës “për të shpifur ndaj Perëndimit”.

Në fund të vitit të kaluar ishte publikuar një raport për dezinformatat, që ishte hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në raport thuhej se Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq. REL

ARMIQËSIA QË PLAGOS PERËNDIMIN- Nga ERNESTO GALLI DELLA LOGGIA- Përktheu Eugjen Merlika

 

Ka një pa-arsyeshmëri të tërbuar në manifestimet me të cilët nga San Françisko në Paris mijra të rinj perëndimorë po pushtojnë universitetet e sheshet për të vërtetuar mbështetjen e tyre për çështjen palestineze. Është e njëjta që, pjesërisht, po shohim në “Intifadën studentore” edhe n’Itali. Është një pa-arsyeshmëri e vendosur të mos i japë as më të voglin kujdes arsyeve të Izraelit. Për ta bota fillon sot: ndodhitë historike – që nga protektorati britanik deri në vendimin e OKB të vitit 1947 mbi lindjen e dy Shteteve, nga refuzimi i menjëhershëm i këtij vendimi nga ana e arabëve deri në serinë e gjatë të luftërave të njëpasnjëshme – gjithshka është injoruar, gjykuar e parëndësishme mjaft që të shprehej vetëm e sidoqoftë ajo që është e ngutëshme në shpirtërat e atyre të rinjve: nevoja për të përbindëshuar Izraelin e për t’u vërsulur kundër tij duke e shënuar me gisht si një përqëndresë shpirtligësish.

Por nëse synimi i vërtetë mos të jetë në të vërtetë ai që çirret në kupë të qiellit, nëse nuk do t’ishte Izraeli, por një tjetër?

Lëvizjet e të rinjve gjithmonë, në fund janë të drejtuar kundër babait. Kundër komandës së tij që detyron bindjen ndaj normave e roleve të shoqërisë, që paraqitet detyrimisht si një lloj tredhjeje të dëshirës seksuale ose të plotfuqisë së bijve. 68-ta mëson. Por me përjashtim të pak grupeve, bijtë kryengritës të atëhershëm frymëzoheshin sigurisht nga ide, libra, miklime. Megjithëse vendoseshin në kundërshti të rendit qenësor, ishin pjesë integrale e pasurisë kulturore ideologjike të botës së etërve. Marksi, Frojdi, Marcuse, Foucault, Laing, Niçe, Lévi-Strauss mund të viheshin më së miri n’atë që mbas njëzetë vitesh Allan Bloom do t’a quante “Kanuni perëndimor”. E njëjta gjë, në një farë mënyre mund të thuhej edhe për Leninin, madje edhe për Stalinin.

Ndërsa ai që është e ri dhe i jashtzakonshëm është fakti – në mënyrë shëmbullore i dukshëm në universitetet amerikane – që kryengritja rinore kundërizraeliane e sotme jo vetëm nuk shkërben asnjë lloj norme kulturore, aq më pak perëndimore, asnjë tekst, asnjë libër, por prapatoka e saj qëndron e gjitha në një fushë programatikisht e rrënjësisht armiqësore ndaj Perëndimit si i tillë. Në thelb protagonistët e saj e përdorin Izraelin thjesht si një simbol, si një dash për kurban. Sulmojnë Izraelin për të shprehur mospranimin e tyre kundrejt Perëndimit, historisë së tij, vlerave të tij, themeleve të antropologjisë së tij – që nga rendi i dyshgjinisë tek prindëria e themeluar mbi praninë e një burri e të një gruaje.Për secilën nga këto gjëra vihet nën padi karakteri i pandehur gënjeshtar, shtypës.

Në të vërtetë, pra, ajo që lajmërojnë manifestimet e gjithë këtyre muajve, “Inttifada studentore” e afërt, mijra thirrjet “ Palestine will be free from the river to the sea”, është një ndarje e mundëshme e Perëndimit nga bijtë e tij.

Por nëse ata nuk arrij t’i njoh më, faji nuk është vetëm i tyre. Ndoshta është edhe i faktit se prej kohësh në një lloj dëshire vetëshkatërrimi, Perëndimi ka shkuar duke humbur kuptimin e historisë së tij, pra edhe identitetit të tij. Sepse Perëndimi ka arritur në një pikë në të cilën nuk qëndron më në asgjë. Të gjithë nyjet e lidhura në dhjetëvjeçarë të gjatë po ngecin në krëhër: arsimi dalëngadalë copë copë është tashmë pothuajse i paqënë, zhdukja pasuese e traditës kulturore, ngërdheshja që shoqëron çdo propozim konservator, i barazuar në dy këmbë si një propozim reaksionar; mënjanimi i bashkuar me dënimin e çdo trajte antropologjike të së shkuarës si “e kaluar” e anasjelltas përkrahjen e çdo gjëje të re sepse është e re, edhe se të papërdorur, të çuditëshme, ”eksperimentale”: pastaj fundi i çfarëdo edukimi sentimental të njerëzve, pakuptimësia thelbësore shoqërore e marrëdhënies burrë grua, brejtja e kuptimit të atësisë e të mëmësisë, shthurja e lidhjeve familjare e të bashkësisë, rënia e çfarëdo institucioni, ideje ose politike që synon të projektojë personin në një përmasë përmbi individuale. A nuk duket në këtë dritë sot Perëndimi? Sigurisht ; edhe shumë të drejta e një mirëqënie e mjaftueshme. Por çfarë tjetër përtej kësaj? E megjithatë përse Izraeli atëherë? Përse hebrejtë? Përse të kemi inatin me ta? Sepse në skutat më të fshehura të psikës njihet se si janë gjërat. Sepse hebraizmi rikujton menjëherë një zanafillë: zanafillën. Është prej aty që në një farë mënyre vijmë edhe ne, është aty në një farë mënyre edhe zanafilla e jonë, ajo e Perëndimit. “Shpirtërisht ne jemi semitë”: mund t’a përsërisim edhe neve atë që tha një papë, kur bëhej fjalë për t’i u kundërvënë zotërijve të kryqit të thyer, urrejtës të qytetërimit perëndimor të cilët, jo rastësisht, shihnin tek hebrejtë, pikërisht për këtë, armikun kryesor për të asgjësuar. Bijtë e Perëndimit që për fajet tona nuk duan të njihen më në të që nga çasti që shohin në të vetëm të keqen, e që rebelohen duke dshur t’a shkatërrojnë, edhe ata , megjithë mangësinë që i karakterizon e nuhasin si janë gjërat. Nuhasin se nëse duhet vërtetë të shpërbëhet Perëndimi, siç duan të bëjnë ata të rinj, duke larguar peshën e një atësie të gjykuar të padurueshme, atëherë ajo atësi duhet goditur në zemër, në burimin e saj. Pikërisht duke u çjerrur vdekje Izraelit, vdekje sionistëve…..

“Corriere della Sera”, 17 maj 2024 Përktheu Eugjen Merlika


Send this to a friend