Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar sërish në lidhje me shkarkimin e prokurores Elizabeta Imeraj, pas urdhërave politike të mara nga mazhoranca ndaj KPA-së dhe KPK-së.
Në postimin e saj në Facebook, Kalaja thekson se shkarkimi i pajustifikuar i shumë magjistratëve, me një kualifikim profesional të admirueshëm, pa u bazuar në tre shtyllat e kualifimit por ne listë, me urdhër dhe sipas prejardhjes krahinore, ka bërë që Sistemi i Drejtësisë, sot të jetë ne një kolaps të plotë me afro 120 mijë dosje stok.
Postimi i plotë i Adriana Kalasë:
Për të mbetur te çështja Elisabeta Imeraj.
Jo me emrin por me shkeljen e standarteve nga KPA dhe shumë shpesh nga KPK.
Shkarkimi i pajustifikuar i shumë magjistratëve, me një kualifikim profesional të admirueshëm, pa u bazuar në tre shtyllat e kualifimit por:
1. Me listë.
2. Me urdhër.
3. Sipas prejardhjes krahinore.
Ka bërë që Sistemi i Drejtësisë, sot të jetë ne një kolaps të plotë me afro 120 mijë dosje stok.
Shkarkimet bazuar në tre pikat e paraqitura nga unë më sipër, bëhen nga anëtarë të KPK apo KPA të cilët:
1. Emërohen nga listat e Partisë Socialiste.
2. Kanë nivel shumë të ulët profesional.
3. Kanë nivel shumë të ulët të integritetit moral.
Duke mbetur te çështja e Prokurores Elisabeta Imerajt, në poshtë gjeni:
1. Kriteret e përcaktuara me ligj për të qënë anëtar i KPK apo KPA (foto 1), ku shihet qartë se duhet të kenë një mesatare mbi 8.
2. Diploma e anëtares së çështjes së Elisabeta Imerajt (foto 2), tregon se kjo anëtare nuk përmbush as kriterin formal për t’u votuar për këtë pozicion.
3. Për të mos përmendur arritjet në fushën profesionale lidhur me dosje shumë problematike, nga Krimet e Rënda e deri në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, fotot në vijim paraqesin nivelin profesional të znj. Imeraj.
Ndaj them se shkarkimi në kundërshtim me dispozitat ligjore i znj. Imeraj, përpara se të dëmtojë atë personalisht, dëmton vetë të ardhmen e Sistemit Gjyqësor si dhe vërteton se produkti i Reformës në Drejtësi është i dështuar.
Megjithëse ky është qëllimi.
Shkatërrimi i Sistemit të Drejtësisë që dosjet e Teatrit, Ardit Gjoklajt, Inceneratorëve e shumë dosje të tjera, të mos hetohen kurrë.
Ne e kemi nē dorë a duhet t’i lejojmë.
Për të mos përmendur se kjo anëtarja që ka mbaruar fakultetin me korespondensë, ka punuar në paradhomën e Gramoz Ruçit në Kuvend
Besoj kriter shumë i fortë për t’u emëruar anëtare e KPA. 😉
Ps: Gjithsesi kjo anëtarja Trupës Gjykuese në çështjen e znj. Imerajt e paska një diplomë, por gojët e liga thonë se Theo Jacobs ashtu si Veliaj e Basha, nuk ka diplomë. 😉
syri.net
Komentet