Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër pas shkarkimit të prokurores Elisabeta Imeraj nga KPA, duke shtruar dhjetë pyetje dhe akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe të tjerë personazhe të sistemit të drejtësisë.
‘A ka marë urdhër Edvin Rama nga një nga burgjet e Sigurisë së Lartë për të ndërhyrë në shkarkimin e prokurores Imeraj?’, shkruan Kalaja në Facebook.
Postimi i plotë i Adriana Kalasë:
Disa pyetje publike për “dashnorët” e Reformës në Drejtësi:
1. A ka marë urdhër Eddvin Rama nga një nga burgjet e Sigurisë së Lartë për të ndërhyrë në shkarkimin e Prokurores Imeraj?
2. A e ka thirrurr ky i findit anëtaren e KPA Ina Ramën dhe i ka dhënë urdhër të shkarkojnë Prokuroren Imeraj?
3. Po Yuri Kim a ka bërë presion që Trupa e KPA’-së të “ushtrojë detyrën”?
4. Trupa e Gjyqtarëve ka hetuar se kush është Rrahim Shehu?
5. Çfarë lidhje ka kjo letër anonime me vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs?
6. Po Prokurorit të Durrësit, djalit të tezes së Etilda Gjonajt, a ju ofrua mos ankimimi i vendimit të KPK-së 2 me 1 vetëm që të mos zbardhë veprat penale të Jacobs?
7. Po letra e tre anëtarëve të KPK-së që denoncojnë për presion të Jacobs është hetuar?
8. Po shkarkimi me lista dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët nga KPK-ja a është hetuar?
9. A është hetuar presioni i Genta Bungos që bashkëpunon me subjektin që e ka kaluar në veting dhe që ka qënë relatore, kur thonte “një maloke më pak?
10. Po vetë Ina Rama, nën avujt e verës që kanë konsumuar mbrëmë në ambientet e KPA-së tek merrnin vendimin, ka ndikuar te vendimi që do marë Trupa e Gjyqtarëve të Prokurore Imerajt?
Ja këto përgjigje na jepni e lërini dërr dërret e “suksesit” të Reformës në Drejtësi.
Gojët e liga thonë se në Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohet nga djali tezes së Ina Ramës është hapur shampanja.
Uroj të ketë qenë verë dhe shampanjë cilësore se, do i lërë për një kohë shuuuuuuuuumë të gjatë me dhimbje koke ata që shkarkojnë me urdhër dhe që festojnë për interesa personale.
Këtu do jemi e do shohim.
Surpriza na presin………
Komentet