Në emër të protestuesve të mbledhur sot përpara komisionit të vetingut, avokatja Adriana Kalaja i ka dërguar një mesazh ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila shkoi sot për të takuar kreun e SPAK-ut.
Avokatja e njohur tha: “Gjatë kohës që prisnim këtu, lajmet dhanë se ambasadorja e SHBA-së shkon në SPAK dhe takon kreun e SPAK-ut, Arben Krajën.
Sipas meje, por edhe sipas dispozitave ligjore kjo është shkelje e pastër e Kushtetutës, e Konventës së Vjenës, se në asnjë moment dispozitat e Vjenës nuk lejojnë që një ambasador, i cilitdo vendi që të jetë, të shkojë dhe takojë drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Nga ana tjetër ne nuk dimë çfarë bisedohet në këto takime kokë më kokë ndërkohë që na serviret propaganda që ligji të jetë i barabartë dhe për zyrtarët! Pse, kaq budallenj jemi në shqiptarët sa duhet të vijë Ambasadorja të na thotë se ligji është i barabartë për të gjithë?!
Kjo është preambula. Se para se Ambasadorja të shkojë në SPAK, duhet të repektojë Kushtetutën tonë, Konventën e Vjenës dhe meqë SHBA dhe BE kanë investuar për këtë reformë dhe u jemi shumë mriënjohës, Ambasadorja e SHBA të dalë të thotë pse institucionet shqiptare nuk ekzekutojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar?!”
“Të drejtat tuaja nuk ua fal askush. Janë disa njerëz që paguhen mjaftueshëm, për shembull ky Theo paguhet me 26 mijë euro, dyfishi i pagesës së kryeministrit të Kanadasë. Kjo pagesë duhet të justifikohet me produktin, por jo me fyerjet dhe linçimet që ky individ u bën magjistratëve të ndryshëm. Të gjithë shprehjet e këtij individi janë fyerje: thotë ke blerë trileçe, por era të vjen sallatë. I quan lavatriçe parash”, tha avokatja.
Kush nuk besonte se Vetingu do të bëhej me lista –
Kush nuk besonte se Vetingu bëhet me lista?
Ky ështē standarti i Vetingut që frikësoi dhe detyroi të akuzuarin kryesor nē SPAK, Veliaj të bënte antimitingun e sotëm.
Kjo shkresë detyroi Yuri Kim të shkojë dhe t’i bashkohet antimitingut të Veliajt.
Kjo shkresë dhe shumë tē tjera, do çojnē nē shkarkimin dhe përballjen me ligjin të personave përgjegjës Genta Bungo dhe Theo Jacobs.
Pas tyre dhe shumë të tjerë.
Çdo dokument, do t’i bëhet e ditur institucioneve ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe monitorojnë Reformën në Drejtësi.
Jua dhamë provën me ish ambsadorin Luigi Soreca.
Unë dhe ata si unë, do t’ua vërtetojmë me këdo që shkel ligjin.
Qofsnin dhe ambasadorë të SHBA-së.

Komentet