Një ditë 3 burra shkuan në një shëtitje.
Papritur u gjendën përballë një lumi të furishëm.
Ata absolutisht duhej të shkonin në anën tjetër, por ata nuk e kishin idenë se si ta kalonin atë.
Njëri nga burrat iu lut Zotit:
– Të lutem, Zot, më jep forcë të kaloj lumin!
Puff… Zoti i dha krahë të mëdhenj dhe këmbë shumë të fuqishme dhe ai mundi të notonte përtej lumit në 2 orë, por rrezikoi të mbytej dy herë.
Duke parë këtë, edhe burri i dytë iu lut Zotit:
– Të lutem, Zot, më jep forcën dhe… mjetet për të kaluar lumin.
Puff… Zoti i dha një kanoe dhe disa rrema dhe ai e kaloi lumin brenda një ore, duke rrezikuar të përmbyset dy herë.
Burri i tretë, i fuqizuar nga përvoja e 2 shokëve të tij, vendosi gjithashtu t’i lutej Zotit:
– Të lutem, o Zot, më jep forcë, mjete dhe zgjuarsi të kaloj lumin.
Dhe Puff… Zoti e transformoi atë në një Grua.
Ajo kontrolloi hartën, eci rreth 200 metra dhe kaloi urën…
Komentet