Mësuesi i moçëm ishte lodhë së dëgjumuni ankesa të vazhdueshme dhe të përditshme nga nxanësi i tij. Kshtu të nesërmen, sapo hyni në klasë, dërgoi nxanësin me i sjellë krypë. Pasi ai u kthy me nji qese krypë, mësuesi e udhëzoi që të merrrte nji grusht nga aty , ta hidhte në nji gotë e të pinte sa të mundte.
-Ç’shije ka?- e pyti mësuesi.
-Të “hidhun”! – ia ktheu nxanësi.
Pastaj mësuesi i la porosi nxanësit të merrte një grusht tjetër me krypë, në kthim për në shpi, ta hidhte atë në liqen dhe të pinte ujë nga vendi ku kishte hedhë grushtin me krypë.
Nxanësi veproi siç i tha ai. Të nesërmen u takuan si përherë.
– Ç’ shije kishte? – e pyeti mësuesi.
-Shije të freskët – tha nxanësi.
– Shijen e krypës a e ndjeve gja?
– Jo, iu përgjigj.
Në këtë moment mësuesi ia kapi dorën dhe i tha me za të butë e të kujdeshëm :
“Dhimbja në jetën tonë asht si krypa. Sasia e dhimbjes mbetet e njajtë. Ndërsa sasia e idhnimit që provojmë varet nga ena në të cilën vendosim dhimbjen. Ndaj të vetmen gja që mund të bash kur vun, asht të zgjanosh ndjesinë e gjanave.
Pusho së qeni gotë! Banu liqen!
Shqipëroi Denata Rroji
Komentet