Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, duke konfirmuar se ai është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas avokatit, ekzaminimi është kërkuar edhe në bazë të udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.
Ndërkohë, Ndreca ka bërë të ditur se gjatë takimit, kryebashkiaku i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal. Në këto shënime, sipas avokatit, janë përgjigjet që ai i ka dhënë ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij – sipas kryebashkiakut me porosi të kryeministrit Rama – për heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë Tiranë dhe delegimi te Arbër Hajdari, pranimin e autorësisë së protestave studentore dhe të Flamingove, si dhe distancimin nga avokati Ndreca.
Avokati ka paralajmëruar se këto përgjigje do të bëhen publike.
Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:
“Dola nga takimi me Erionin.
- Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
- Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”Panorama





Kur nje “Parti” kthehet ne burg, aty asht TRADHETIA !
Ne se kerkoni me studjue tradhetaret, ma mire mendoni si i vjen fundi atyne?
Me respekt.
Virusi i Nongratës të Qimetes -KARTË E DJEGUN! U përdor nga lylShantazuesi me sukses deri me 6 mars 2022, ku jau hodhi si granatë mbi krenat e deputetve të sektit të bashoviçit-gaz bardhi/currit. I futi në shishë të gjallë kta deputetë me dosje hajnie bashoviçi me anë të virusit të zorrosit hhaaaa! 6 marsi 2022 ju doli kllapia, nga Votat anti Virus të Qimetes dhe Hanxharit të lylPushtit. Si nji kor i dirigjuem në unison ju përulen me Lutje lylKimikut gati të gjithë edhe supërfanatikët e tij për nji hap prapa, por për të zbutun tigrin prej letre i vunë kusht; “nuk duhet Berisha”. Pordhë me rigon! Për mue asht nji kurth për Demokratët! Nëse e kanë seriozisht mbas lutjes; largohen nga selia dhe nga Grupi Parlamentar i bashoviçit, qi ta lejnë vetëm të masturboji me muret dhe karrigen, afër Qimetes dhe ramës! Po presim se shka do pjelli pordhë tjetër shantazuese zorrosi mbas asgjësimit të Virusit nga Votat e 6 marsit 2022! I duhet edhe nji hale tjetër për mbijetesë për ta përdor terroristin bashoviçi!