VOAL

VOAL

Aforizmi i ditës – 4 mars 2022

March 4, 2022

Komentet

Erdhën Partizanët! Ata janë!- Nga Fritz RADOVANI

SHKODER “29 NANDOR 1944”

 

Forcat ushtarake gjermane të fundit që ishin në Shqipni, me 28 Nandor 1944, ishin në konviktet e Kuvendit të Fretenve në Shkoder, ku pritshin urdhnin  nga komandanti i tyne per largimin perfundimtar prej aty.

At Anton Harapi u kthue nga Berlini mbas një takimi me Hitlerin, që i pat kerkue “Ju lutem, mos na njollosni Diten e Flamurit, 28 Nandorin, me hymjen e komunistave në Shkoder, që do të konsiderohet edhe Dita e çlirimit, prandej Ju lutem, shtynje të pakten vetem njiditë daljen e forcave Tueja nga Shkodra!” Dhe Hitleri e pranoi propozimin e Tij. Ata u larguen nga Shkodra aty nga ora 2 e mengjesit të  29 nandorit 1944.

Foto siper asht ba nga Foto Marubi në Shkodren e shkelun nga partizanët “çlirimtarë”, të cilët brohoritnin per “druzhe Titon, shokun Stalin e Ever efendinë”, që jo vetem na vorfnuen  po, edhe na robnuen perjetsisht!

Atyne rreshtave i prinin partizanët e njoftun Sheuqet Peçi,  Dul Rrjolli, Fadil Kapisyzi, Xhemal Selimi, Ndreko Rino, Çesk Shoshi, e të tjerë, të gjithë të thirrun për rrënimin e sa e sa jetëve të pafajshme njerëzore në qytetin e Shkodres, i quejtun atëherë djepi i kultures Shqiptare!

Pa kalue as 24 orë që kishin ardhë në qytetin e Shkodres, këta forca të “pa Atdhe e pa Fe”, fillojnë e i trokasin dyerve të qytetarve të Shkodres, tue i kerkue familjeve Shkodrane dhoma per fjetje. I pari Gjyshi em ju tha: “Per pa kalue mbi trupin tem, ju sande nuk hyni me fjetë në shtëpinë teme, mbasi nuk kam askend perveç vajzës vejë, që i kanë vra burrin!”

Shkodra jo vetem që nuk komunikonte me asnjë qytet tjeter, po as nuk dihej as deri kur mbasi të gjitha urat tue fillue nga ajo e Bunës, Drinit dhe e Kirit, ishin minue dhe hjellë në erë nga forcat gjermane. Forcat e partizanve që ishin nder kodrat e Tepes dhe pranë Kalasë, mujten me u lidhë me partizan që nuk kishin as armë dhe filluen zakonin e tyne, tue ju hy qytetarve nder dyqanet dhe shtëpijat e tyne dhe tue i marrë mallin.

Kujtoj një rast kur dy partizan erdhen tek shtëpija dhe pyeten Nanen time: “Ku i ke teshat ushtarake të Kolës? Dhe, Nana ju pergjegj se s’kam, mbasi i kam shitë, se nuk kishe as pension me i ble buken tre fëmijve!”

Edhe sot e kujtoj frikën e Nanës se mos po vijnë me kontrollue shtëpinë!

E kontrollet e tyne jo pak familje Shkodrane i kanë nxjerrë prej shtëpisë!

Damet as nuk mund të merreshin me mend mbasi partizanet barbar ku venin kamben, plaçkitshin dhe vidhnin mallin  e dyqaneve dhe i qitnin në rrugë të madhe pronarët e tyne pa asgja mbas shpirtit. E kjo ngjau edhe nder dyqanet e baballarve të shumë partizanve që nuk i njifnin ata.

Operacioni ushtarak i hapi rrugen operacioneve politike dhe atyne që ma vonë u quejtën operacione policore e, që nuk mund ti ndalonte askush në veprimet e tyne kriminale dhe terrorizuese të Popullit pafaj Shkodranë.

A ka ndonjë studjues Shkodranë që ka studjue perafërsisht vjedhjet dhe plaçkitjet e partizanve nder ditët e para të “çlirimit” në dyqanet dhe, sa e sa shtëpijave të tregtarve e qytetarve të qytetit e fshatrave të Shkodres?

Shembulli ma i mnershem nder fshate asht ai i Prenk Calit, ku forcat e partizanve të drejtueme nga krimineli Mehmet Shehu në marrveshje me forcat jugosllave të Titos, vrane 118 Malsorë dhe, mallin e bagëtitë e tyne ua moren dhe i mbyten me ushqye ushtarët vrastarë nder ata male.

Atëherë, deri kur do të vazhdohet me u quejtë “hymja e partizanve në disa dyqane të Pazarit të Shkodres, dhe të shumë fshateve rreth qytetit me 29 nandor 1944, dita e çlirimit?! Hajdutët na e sollen lirinë si sot?!”

Kujtoj që pak ditë mbas 29 nandorit, pa i trokitë derës së oborrit hyne në shtëpinë tonë disa partizanë që i drejtonte një Gjovalin… Porsa hyne në dhomen e fjetjes i shkuene sytë tek një akumulator që perdorte Baba, kur ishte gjallë per me ndigjue radion. E mori ate dhe mbasi e shikoi a punon dhe e pau se asht në gjendje pune, e futi në një çantë dhe e mori me vete.

Kjo sjellje hajduti ishte shumë e zakonëshme nder të gjitha shtëpijat jo vetem të Shkodres, po në të gjithë Shqipninë e robnueme prej tyne.

Nder shtetet ku sundojnë komunistët duhet dijtë se nuk ka asgja ma në pronsi i zoti shtëpisë! Gjithshka asht e pushtetarve qeveritarë e hajdutë!

Gjithshka që atyne i duhet në shtëpijat e veta, asht e atyne dhe e marrin pa i kerkue leje askujt. Prona yte asht e të gjithve, ajo asht e kolektivit!

Ate çka ata e marrin asht ba e tyne dhe, as mos e kerkoni kurrma!

Ata kapitalet e veta të paprekëshme i kanë në bankat e Shteteve të hueja!

Dhe, pronarët e atyne bankave me qeveritarët e vet, bajnë sehirë!

Ndersa, Populli Shqiptar, SOT  NUK  KA  AS  BUKËN  E  GOJËS!

Kjo pra, asht “Rilindja komuniste” në Shqipninë e vorfnueme socialiste!

Shqipninë SOT e sundon vetem qeverria, skami, vorfnia e shpopullimi!

E kryet e vendit në qeverisje e kanë hajdutët e droguem !!

            Melbourne, 27 Maji 2024.                                                            

 

Aforizmi i ditës – 28 maj 2024

Hope is independent of the apparatus of logic.

Norman Cousins

Shpresa është e pavarur nga aparati i logjikës. 

Norman Cousins

Aforizmi i ditës – 27 maj 2024

Inside myself is a place where I live all alone and that is where I renew my springs that never dry up.

Pearl S. Buck

Brenda meje është një vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty rinovoj burimet e mia që nuk thahen kurrë.

Pearl S. Buck

Aforizmi i ditës – 26 maj 2024

If everyone is thinking alike, then somebody isn’t thinking.

George S. Patton

Nëse të gjithë mendojnë njësoj, atëherë dikush nuk po mendon.

George S. Patton

Aforizmi i ditës – 25 maj 2024

The higher we are placed, the more humbly we should walk.

Marcus Tullius Cicero

Sa më lart të kemi zënë vend, aq më me përulësi duhet të ecim.

Marcus Tullius Cicero

Aforizmi i ditës – 24 maj 2024

It is always the simple that produces the marvelous.

Amelia Barr

Është gjithmonë e thjeshta ajo që prodhon të mrekullueshmen.

Amelia Barr

Aforizmi i ditës – 23 maj 2024

Rather than love, than money, than fame, give me truth.

Henry David Thoreau

Më mirë se dashurinë, se paratë, se famën, ma jep mua të vërtetën.

Henri David Thoreau

Aforizmi i ditës – 22 maj 2024

Even a genius cannot completely resist his Zeitgeist, the spirit of his time.

Viktor E. Frankl

Edhe një gjeni nuk mund t’i rezistojë plotësisht Zeitgeist-it të tij, shpirtit të kohës së tij.

Viktor E. Frankl

Aforizmi i ditës- 21 maj 2024

All things are artificial, for nature is the art of God.

Thomas Browne

Të gjitha gjërat janë artificiale, sepse natyra është arti i Zotit.

Thomas Browne

Aforizmi i ditës – 20 maj 2024

He knew the lie of silence to be as evil as the lie of speech.

Gilbert Parker

Ai e dinte që gënjeshtra e heshtjes ishte po aq e keqe sa gënjeshtra e fjalës.

Gilbert Parker

Aforizmi i ditës- 19 maj 2024

Little things affect little minds.

Benjamin Disraeli

Gjërat e vogla ndikojnë në mendjet e vogla.

Benjamin Disraeli

Aforizmi i ditës – 18 maj 2024

Always be a poet, even in prose.

Charles Baudelaire

Të jesh gjithmonë poet, qoftë edhe në prozë.

Charles Baudelaire


Send this to a friend