VOAL

VOAL

Këndi i humorit: Një automobilist pëson defekt në makinën e tij në hyrje të një fshati

January 22, 2022

Komentet

Këndi i humorit: Një çift është i ftuar në një festë maskarade

Një çift është i ftuar në një festë maskarade.
Ndërkohë, e goditur nga një migrenë e tmerrshme, ajo i kërkon të shoqit të shkojë vetëm në festë.
Kështu ai merr kostumin e tij dhe shkon.
Por, pasi ka fjetur një orë, gruaja e tij, duke u ndjerë më mirë, vendos t’i bashkohet.
E sigurt që i shoqi nuk e njeh kostumin e saj, ajo vendos të argëtohet duke vëzhguar si sillet ai kur është vetëm.
Pasi arrin në festë, ajo sheh të shoqin duke kërcyer dhe duke flirtuar me të gjithë ato që takon.

Ajo vendos të shohë sa larg mund të shkojë ai dhe fillon ta ngacmojë me këmbëngulje.
Në fund ai nuk mund të rezistojë dhe e tërheq zvarrë në një dhomë të errët dhe ata bëjnë seks në të gjitha mënyrat.
Pa thënë asgjë dhe pa hequr maskat, të dy largohen, ajo vrapon me ligësi në shtëpi, fsheh fustanin dhe e pret të shoqin në shtrat, për të parë si do të sillet ai kur të kthehet.
Kur ai kthehet ajo bën sikur sapo është zgjuar dhe e pyet se si shkoi.
Ai i thotë: “Si zakonisht, ti e di që nuk argëtohem kurrë pa ty.”
Pastaj ajo këmbëngul: “A ke kërcyer shumë?”
Dhe ai pergjigjet,
“Të betohem, nuk kam kërcyer as edhe një herë. Sapo mbërrita takova Pjetrin, Antonin, Gjinin dhe miq të tjerë, u ngjitëm menjëherë në papafingo dhe luajtëm poker gjithë mbrëmjen, nuk e dëgjova as muzikën, edhe pse mendoj se ishte një festë e bukur. Ai të cilit ia dhashë kostumin tim, më siguroi se ishte dëfryer çmendurisht…”.

Këndi i humorit: Një zonjë është me pushime buzë liqenit me burrin e saj

Një zonjë është me pushime buzë liqenit me burrin e saj, i cili është i apasionuar pas peshkimit natën.

Zonja vendos të marrë varkën e burrit të saj dhe të bëjë një xhiro nëpër liqen, duke marrë me vete një libër të mirë. Ndalon në qendër të liqenit dhe fillon të lexojë. Pas disa orësh një rojtar pylli i afrohet dhe i thotë: “Zonjë, duhet t’ju jap një gjobë, sepse peshkimi është i ndaluar në këtë vend, zonja i përgjigjet: “Pse? Unë thjesht po lexoj, nuk jam duke peshkuar” dhe roja: “po zonjë, por e shihni, me vete i keni të gjitha pajisjet e nevojshme, me sa di që mund të filloni të peshkoni në çdo moment”…

Në këtë moment zonja përgjigjet: “Mund të më gjobitësh, por nëse e bën do të duhet të të denoncoj për ngacmim seksual.”

I përgjigjet roja i trembur: “por nuk po ju shqetësoj!” dhe zonja: “po, por shikoni, ju i keni të gjitha pajisjet e nevojshme me vete, që mund të filloni të më ngacmoni në çdo moment”.

Morali: Kurrë mos e shqetëso një femër që lexon… nëse lexon, di edhe të mendojë!

Këndi i humorit: Mirëqenia e një zonje 105 vjeçare

Mirëqenia e një zonje 105 vjeçare:
-“Për t’i tretur ushqimet më mirë, pi birrë. Në rast të humbjes së oreksit, pi verë të bardhë. Nëse kam presion të ulët të gjakut, pi verë të kuqe. Nëse është i lartë, unë pi skoç. Kur kam ftohje, pi raki…”
– “Kur pini ujë?”
-“Kurrë nuk jam ndjerë kaq keq!!!”

Këndi i humorit: Një kërmilli vrapon, si të thuash, dhe takon një dhelpër e cila e pyet

Një kërmilli vrapon, si të thuash, dhe takon një dhelpër e cila e pyet:
-Pse po vrapon?
-Zyrtarët e financave po më ndjekin.
-Por pse po të ndjekin ty në veçanti?
-Epo unë kam shtëpi, ime shoqe ka shtëpi, djemtë kanë secili shtëpi, vajzat kanë secila shtëpi…

Pasi dëgjoi këto fjalë, dhelpra gjithashtu fillon të vrapojë dhe takon një majmun.

-Përshëndetje dhelpër! Pse po vrapon?
-Zyrtarët e financave po më ndjekin.
-E pse po të ndjekin?
-Sepse unë kam gëzof, burri im ka gëzof dhe fëmijët gjithashtu.
Dhe majmuni gjithashtu fillon të vrapojë. E pyesin pse po vrapon:
-Ika se janë ata të financave këtu rrotull dhe dihet që ne me bythë të ekspozuar jemi gjithmonë të parët që ndëshkohemi.

Këndi i humorit: -E dashur, shiko një yll që po bie

-E dashur, shiko një yll që po bie. Shpreh një dëshirë, – tha ai.
-Dua të jem me ty gjithë jetën! – tha ajo.
-Ishte gjurma që lë pas avioni, – tha ai.
Ajo e goditi atë me kaskën e saj të motoçikletës…

Këndi i humorit: E shikon hënën?

E shikon hënën?
Do ta merrja dhe do të bëja bylyzyk për ty…
I shikon yjet?
Unë do t’i merrja ata dhe do të bëja vathë për ty …
I shikon ato planete?
Unë do t’i merrja dhe do të bëja një gjerdan për ty …
Do të më duash?? apo do të më duhet ta shkatërroj gjithë universin?!!!

Këndi i humorit: Një ditë një lepur sheh një korb të ulur në një degë dhe e pyet

Një ditë një lepur sheh një korb të ulur në një degë dhe e pyet: “Përshëndetje korb, çfarë po bën?”
Dhe korbi përgjigjet: “Kokrrën e qejfit”.
“Por si,” thotë lepuri, “dhe nuk është e mërzitshme?”
“Jo” përgjigjet korbi “është shumë e këndshme dhe shpërblyese, duhet ta provosh edhe ti”.

Kështu lepuri kureshtar ulet rrëzë pemës dhe fillon të bëjë kokrrën e qejfit.
Menjëherë pas kësaj kalon një dhelpër dhe ha lepurin.

Morali: për të mos bërë kokrrën e qejfit duhet të qëndrosh shumë lart.

Këndi i humorit: Një gjuetar rrëfen aventurat e tij në xhunglën indiane

Një gjuetar rrëfen aventurat e tij në xhunglën indiane: “Një ditë, jo shumë larg nga shtëpia ime njëkatëshe, hasa në një tigër. Vura menjëherë pushkën dhe qëllova, por pushka ishte bllokuar. U përpoqa të gjuaja për herë të dytë, por asgjë nuk ndodhi! këmbëza nuk punonte, kështu që nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të ikja drejt njëkatëshes i ndjekur nga tigri. Por pikërisht kur do të kaloja pragun, me tigrin një hap larg meje, gati për të kërcyer mbi mua, bisha rrëshqiti dhe u rrëzua! Kështu shpëtova!”

“Ishe me fat”, komenton një mik, “por edhe shumë guximtae! Po të isha unë, do të tmerrohesha!”

“E ti në çfarë mendoni se rrëshqiti tigri?”

Këndi i humorit: Dy mikesha libertine flasin për veten e tyre

Dy mikesha libertine flasin për veten e tyre.
-“Kam 10 fëmijë dhe të gjithë i kam quajtur Jani…”
“Jani, dhe si i dallove në zyrën e gjendjes civile?”
“Thjesht… nga mbiemri!!!”

Këndi i humorit: I thotë burri gruas

I thotë burri gruas:

– Zemër, më trego, të lutem, diçka që më bën të lumtur dhe të trishtuar në të njëjtën kohë!

Ia kthen gruaja:

– Ti je më i mirë në shtrat se të gjithë miqtë e tu!!!

Këndi i humorit: Fjalën e fundit e thotë gjithmonë portofoli

Fjalën e fundit e thotë gjithmonë portofoli:
“Dua të udhëtoj,” thotë mendja.
“Dua të eksploroj,” bërtet zemra.
“Dua ta zbuloj”, thonë sytë.
“Po ku dreqin dashkeni të shkoni?!!!” thotë portofoli.

Këndi i humorit: Dy mikesha, jo shumë mikesha

Dy mikesha, jo shumë mikesha:
-Kam disa muaj që shkoj në shkollën e natës, kam mësuar shumë gjëra, duhet të vini edhe ju, mësoni shumë gjëra. Tani njoh De Radën, Naimin, Fishtën…
-Dhe Rozën, a e njeh Rozën?
-Jo, Rozën nuk e njoh, kush është ajo?
-Është ajo që kur ti shkon në shkollën e natës, ajo shkon në shtrat me burrin tënd!!!


Send this to a friend