Publikimi i një databaze me targat e 530 automjeteve të shqiptarëve ngriti dyshime mbi sigurinë e tyre, por hodhi dritë mbi llojet dhe vlerat e makinave që përdorin shqiptarët.
Skandali i rrjedhjes së këtyre të dhënave kaq sensitive, përveçse tregoi brishtësinë e institucioneve që i ruajnë ato, tregoi edhe anën tjetër të medaljes, miliona para të shpenzuara për një mjet të vetëm. Nga vëzhgimi i databazës, rezulton se shqiptarët shpenzojnë shumë për një automjet, pasi në garazhin e tyre, por edhe në rrugët e Tiranës janë makina që vlejnë qindra-mijëra euro.
Në Shqipëri ka 16 “Ferrari”, 8 “Rolls-Royce”, 37 “Bentley”, 45 “Lamborghini”, 2 “McClaren” dhe disa lloje të tjera të veçanta. Çmimet e makinave që kalojnë në rrugët e vendit dhe kanë pronarë shqiptarë arrijnë një çmim deri në 300 mijë euro. Ajo që bie në sy është se Kryeministri Edi Rama përdor një mjet superlukzoz dhe të shtrenjtë si “GMC Yunko”. Të njëjtin mjet ka nën pronësi edhe Kujtim Haxhiaj. Një nga llojet më të shtrenjta të “Mercedez Benz” është varianti “Benz sclass 63 GLE AMG”, të cilin e kanë në përdorim plot 22 shqiptarë.
Ndër personazhet e njohura janë deputeti i Partisë Socialistë Arben Pëllumbi dhe gazetari i njohur Arjan Çani, si dhe Agim Çako, pronar i një kompanie nafte. Ai ka nën pronësi edhe disa mjete të tjera superluksoze: 2 “Mercedez-Benz 63 AMG”, 1 “Audi A8 L” version luksoz dhe një “Mercedez S500”. Ai u akuzua në fillim të 2020-ës dhe u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave apo formularëve”.
“Rolls-Royce” është një tjetër makinë e shtrenjtë, të cilën e disponojnë 8 persona, çmimi i së cilës është i kripur për xhepin e shumë qytetarëve.
Mes tyre janë emra të njohur si Lori Hoxha dhe gruaja e biznesmenit Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi, si dhe biznesmeni Mark Luli dhe 5 të tjerë.
“Lamborghini” është nga mjetet e preferuara pasi kanë paguar dhe e kanë nën pronësi plot 45 qytetarë shqiptarë. Duke iu referuar të dhënave të publikuara, ky mjet preferohet dhe ka shumicën e pronarëve biznesmenë, të cilët mesa duket, kanë gjetur atyre rehatinë, për të cilën kanë paguar miliona. Mes tyre është një pronar medieje kombëtare. Një detaj interesant i kësaj liste me makina të shtrenjta është se ato nuk zotërohen vetëm nga biznesmenë të cilët i kanë mundësitë të investojë shuma marramendëse parash për të blerë një makinë, por edhe nga njerëz me precedentë penalë apo të lidhur me botën e krimit.
“FERRARI”
Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri rezultojnë të jenë regjistruar 16 makina luksoze “Ferrari”, njëra prej të cilave është në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”. Një tjetër “Ferrari” e disponon Bledi Haka, të cilin Policia e ka ndaluar dhe akuzuar në tetor të vitit 2019 për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa ai rezulton të jetë përfshirë edhe në një ngjarje në vitin 2012, ku mbeti i plagosur me armë zjarri.
Noyzi Ferrarri
Biznesmeni nga Shkodra Kacjolin Zefi, me “Ferrari” ngjyrë të zezë, është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda me vendim të formës së prerë. Zefi u deklarua fajtor për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Kacjolin Zefi u arrestua nga Policia në datë 26 nëntor 2016, pasi u akuzua si pronari i 700 kg kanabis, që u sekuestruan në portin e Durrësit. Biznesmeni Kacjolin Zefi ka pretenduar se paratë e siguruara prej tij dhe pasurinë që ai disponon, e ka falë biznesit familjar të përpunimit dhe eksportimit të konfeksioneve dhe veshjeve me shumicë. bw
Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat nga Brukseli ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se betejat e opozitës j . . .
Dje, një delegacion i nivelit të lartë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, i kryesuar nga Sali Berisha, zhvilloi një takim me z. Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian nga Gru . . .
Themeluesit e vërtetë të Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare.
Katedralja Ngjallja e Krishtit në Tiranë, një nga kishat më të mëdha ortodokse në Ballkan, përfaqëson jo vetëm nj . . .
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso i ftuar në “Log.” për të diskutuar mbi kërkesën e PD për nisjen e hetimit administrativ nga KQZ për humbjen e 130 mijë fletëve të voti . . .
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Opinion” në News24, u shpreh për situatën politike pas zgjedhjeve. Sipas tij, nga një regjim, qoftë edhe nga ky i sotmi i krijuar në Shqipëri, nuk di . . .
Ministri i jashtëm Igli Hasani ka dhënë një intervistë për mediat greke, disa orë para vizitës së tij në Athinë dhe takimit me homologun grek, Giorgos Gerapetritis., ku ka folur . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE), e cila do të mbahet më 3 dhe 4 qershor 2025 në Brukse . . .
Partia e Lirisë thekson se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan ‘farsë kriminale’ e organizuar nga qeveria dhe strukturat shtetërore me blerje masive votash, intim . . .
Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, KAS kanë rrëzuar ankimimin e 4 kandidatëve të PD, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana, . . .
Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Hoxha ka ku . . .
Në një intervistë të fundit për programin “Kafe Shqeto”, eksperti i njohur i ekonomisë, Klodian Muço, ka ofruar një analizë të hollësishme mbi zhvillimet ekonomike të Shqipërisë në . . .
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë elektorale.
Berisha, tha se votën e shqipt . . .
Komentet