SYRI Televizion, faktoi me prova mashtrimin e Lulzim Bashës dhe Jemin Gjanës, për numrin e delegatëve, në kuvendin e 18 dhjetorit. Ndërsa Basha pretendon se në sallë, ishin 5004 delegatë, SYRI TV, numëroi live karriget e sallës, të cilat rezultuan 1958. Kjo vërtetoi që Basha nuk kishte në sallë as kuorumin prej 3820 delegatësh që duhet për të marrë vendime.
Syri Tv
Ndërsa kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pretendon se 5004 delegatë morën pjesë në kuvendin kombëtar, të ditës së shtunë, Syri Telëvizion, në një vëzhgim live, numëroi të gjitha ndënjeset e pallatit të kongresve, duke hedhur poshtë pretendimet e Bashës, të cilat para fakteve tregojnë sa qesharake është bërë kupola e shkarkuar e PD.
Nga numërimi prej 30 minutash që bëri gazetari Ermal Rizai, në transmetim Live, rezultoi se numri i karrigeve në sallën e pallatit të kongreseve, ishte 1958, shumë herë më pak se sa numri i delgatëve që raportoi Jemin Gjana. Sipas numërimit të të gjitha zonave të Pallatit të Kongreseve, mungojnë 3046 karrige për të arritur shifrën e rreme të Bashës dhe Jemin Gjanës.
Çfarë vërteton se vendimet e marra dje në atë që u cilësua kuvend i PD, janë të pavlera, është fakti, që rezoluta e miratuar të cilësohej legjitime, do duhej në sallë, një numër prej 3820 delegatë të pranishëm që të merren vendime. Por teksa u vërtetua që në sallë, mund të uleshin vetëm 1958 persona, bie edhe pretendimi tjeter I Lulzim Bashës, që kuvendi i djeshem, kishte kuorumin për të marrë vendime.
Edhe në faqen zyrtare të Wikipedias, vërtetohet se pallati i kongreseve ka një kapacitet prej 2100 karrigesh. Por pavarësisht, këtyre fakteve, pavarësisht se salla ishte e mbushur, më shumë se më delegate, më familjarët e deputetëve, sërish Lulzim Basha insitioi se 5004 delegatë, ishin në 18 dhjetor, në pallatin e kongreseve.
Një këmbengulje e ish kryetarit të PD, si ajo, kur doli para shqiptarëve, pas humbjes së katërt dhe pas 8 viteve në opozitë, duke u thënë se kutitë e bastioneve të djatha ende nuk ishin numëruar dhe beteja kundër regjimit të Edi Ramës sapo kishte filluar.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Komentet