Një fshatar u nis për të vajtur nga qyteti për në fshat me biçikletë, kur para tij ndaloi një shok, i cili ishte më një Ferrari dhe ky i thotë :
-Hajde të të shpie unë në fshat! Mbahu mirë pas makinës dhe unë do të tërheq! Në qoftë se iki me shumë shpejtësi, atëherë ti bjeri ziles dhe unë do ta ul shpejtësinë. Fshatari ra dakort.
Duke ikur rrugës parakalon njëri me Porsh. Ky që kishte Ferrari nuk u mbajt, por e shkeli gazin dhe makina arriti menjëherë 180km në orë.
Fshatari me biçikletë filloi t’i binte ziles i tmerruar, por shoku i tij nuk po ja vinte veshin fare. Ai donte t’ja kalonte Porshit. Porshi kalon në një postobllok të policisë, me një shpejtësi aq te madhe saqë polici nuk e ndaloi dot dhe menjëherë merr në radio shefin.
-Shef! Një makinë me shpejtësi në rrugën qendrore…
Pa mbaruar fjalën, kalon Ferrari po me shpejtësi të madhe dhe polici i tmerruar merr prapë shefin në radio:
-Shef! Një makinë tjetër kaloi me shpejtësi të madhe, po lëre atë… po ishte njëri me biçikletë që i ishte ngjitur nga mbrapa dhe po i binte ziles që ta parakalonte!!!
Komentet