Festivali “Pianodrom” zhvillon këtë mbrëmje në Tiranë koncertin e parë.
Të mërkurën u zhvillua një masterklas i vlefshëm i pianistit të mirënjohur Michael Kovaleff.
Etrita Ibrahimi drejtore artistike shkruan mes të tjerave, tingulli i të cilit ndryshoi tastierën e pianos, ndërkohë që i sygjeronte nxënësve të Liceut Artistik, mënyrën e tij të interpretimit të veprave që ata kishin zgjedhur. Ibrahimi vijon më tej se këtë mbrëmje do të zhvillohet koncerti i tij “From romanticism to contemporary”, në orë 19.00, në sallën “Tonin Harapi”, Liceu Artistik “Jordan Misja”.
Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” mbërrin këtë vit në edicionin e nëntë në Tiranë. “Pianodrom 9” sjell këtë vit mbi 23 autorë shqiptarë e mjaft emra botërorë, duke u bërë një ngjarje e rëndësishme e jetës artistike dhe kulturore në kryeqytet.
Edicioni i 9-të i festivalit ndërkombëtar zhvillohet nga 11 nëntori deri 27 dhjetor, në Tiranë- Moskë – Vjenë – Prishtinë -Donzdorf. Prof. Aleksandër Peçi president i “Pianodrom” më herët u shpreh se ky është një super festival. “Më i madhi dhe më i rëndësishmi festival për muzikën klasike në Shqipëri, i cili në harkun kohor prej 2 muajsh sjell për publikun 16 produksione koncertale, 10 në Shqipëri dhe 6 koncerte jashtë, 2 master classe dhe promocione të 3 CD, si dhe promocione të disa botimeve muzikore”, tha Prof. Aleksandër Peçi.
Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” nis në Tiranë më 11 nëntor, por sipas organizatorëve tashmë është shndërruar në një pol të kulturës, pol të integrimit, të zhvillimit e modernizimit të kompozicionit kontemporan shqiptar. Pol i ideve të reja, i shtigjeve të reja në muzikën shqiptare, pol i gjuhës shqipe me tinguj, i korridoreve kulturore në peisazhin europian e botëror të muzikës. Për organizatorët është dhe pol i promovimit të talenteve te reja, poli kryesor ku muzika dhe autorët shqiptarë kanë gjetur vendin e merituar e përcjellin vlera të arta të muzikës sonë krahas vlerave të arta nga trashëgimia e vyer botërore.
Pianistja e njohur Etrita Ibrahimi e lajmëron programin e koncertit të natës të parë të Pianodrom në rrjetin social si më poshtë:
” ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈̈ “”!
Në program:
F. Chopin – Nocturne Es-dur op. 9 no. 2
F. Chopin – Fantasie-impromptu op. 66
F. Liszt – Nocturne “Love dream” S. 541
F. Liszt – Grande etudes by Paganini
A. Babadjanian – Pictures for piano
A. Peci – Sonata no. 7 “Spectralia”
M. Kovaleff – Five preludes, op. 6: Cis-dur, Fis-dur, C-dur, d-moll, C-dur.
program:
F. Chopin – Nocturne Es-dur op. 9 no. 2
F. Chopin – Fantasie-impromptu op. 66
F. Liszt – Nocturne “Love dream” S. 541
F. Liszt – Grande etudes by Paganini
A. Babadjanian – Pictures for piano
A. Peci – Sonata no. 7 “Spectralia”
M. Kovaleff – Five preludes, op. 6: Cis-dur, Fis-dur, C-dur, d-moll, C-dur.
Komentet