Kafeja është një nga produktet më popullore në vend dhe më të konsumuara, por kohët e fundit, çmimi i saj, sidomos në bare dhe restorante, është rritur ndjeshëm.
Në Tiranë, ditët e fundit, një kafe u shit 10 lekë më shtrenjtë duke pasur parasysh rritjen që u bë pas daljes nga karantina me 10-20 lekë. Në një vit, çmimi i kafesë në baret e Tiranës është rritur nga 15-30 lekë, sipas zonave.
Aktualisht në qendër dhe zonat rreth saj, një filxhan kafe kushtoi 90-120 lekë nga 70-90 lekë para se të fillonte pandemia. Çmimi i kafesë është rritur edhe në njësitë e pakicës ku 100 gramë tani shiten 130-140 lekë, nga 110 lekë para pandemisë.
Para tre muajsh, edhe artikujt bazë të shportës, duke përjashtuar frutat si: 1 litër vaj, 1 bukë 800 gramë, 1 kg oriz, 1 kg sheqer, 100 gramë kafe, 1 shishe ujë 1,5 litra, 10 kokrra vezë, 1 kg patate, 1 kg domate, 1 kg kastravecë kushtonin gjithsej 940 lekë në tregjet e pakicës në Tiranë. Të njëjtët artikuj në ditët e para të shtatorit kushtonin 1170 lekë, ose 24% më shumë. Krahasuar me fillimin e vitit, çmimet në artikujt bazë të shportës u rritën me 30% në tregjet e pakicës.
Rritja me shpejtësi e çmimeve në një spektër të gjerë artikujsh, sidomos tek lëndët e para me ndikim zinxhir në treg (si nafta, metalet dhe gruri) i kanë zënë në befasi, konsumatorët, bizneset dhe politikëbërësit, pas një dekade ku shqetësimet e inflacionit ishin zhdukur.
Pandemia Covid-19, e cila ka goditur zinxhirët e prodhimit, e kombinuar me kërkesën e lartë post-karantinë dhe ndikimet klimatike, i shtrenjtoi çmimet e mallrave kudo në botë në nivelet më të larta të dekadës.
Ndryshimi i çmimeve, i njohur si inflacioni, monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga Bankat Qendrore, që e kanë si funksion kryesor ligjor. Ato e zbusin rritjen e çmimeve, duke rritur normat e interesit si një mjet që frenon paranë në qarkullim e për rrjedhojë, kërkesën për mallra.
Në vendin tonë, Banka e Shqipërisë e monitoron inflacionin dhe ka objektiv një rritje të përgjithshme të çmimeve rreth 3% në vit, nivel i cili pritet të arrihet vitin e ardhshëm, sipas një shpjegimi të posaçëm nga Banka për “Monitor”.
Banka shpjegoi se nuk ka mjete për të frenuar një valë çmimesh që vjen nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, por tha se ecuria afatgjatë e inflacionit në vend përcaktohet më së shumti nga dinamika e zhvillimeve të brendshme si kërkesa, përmirësimi gradual i pozicionit ciklik.
Këto trende do të shoqërohen me rritjen e punësimit, pagave dhe kostove të prodhimit, të cilat përcaktojnë dinamikat e inflacionit në afatin e mesëm. “Në të kundërt, inflacioni i importuar është një përbërës i inflacionit total mbi të cilin politika monetare nuk ka ndikim në afat të mesëm dhe luhatjet e të cilit përbëjnë përgjithësisht goditje oferte me ndikim të përkohshëm” – shpjegoi Banka.
Por teksa në aspektin makroekonomik, lëvizjet e çmimeve duken të monitorueshme, në ekonominë reale, sidomos tek 20 përqindëshi i popullsisë me të ardhura të ulëta dhe bizneset importuese, ka krijuar shqetësime. Gati 38% e shqiptarëve, sipas INSTAT, ishin të privuar nga varfëria materiale më 2019, ndaj rrezikojnë të zhyten në varfëri nga çmimet e larta që po ofrohen.
Në afat të shkurtër, qeveria përfiton nga rritja e çmimeve, duke mbledhur më shumë taksa, të cilat ndikojnë në përmirësimin e deficitit fiskal dhe uljen e borxhit. Por në afat të gjatë, çmimet e larta do të sillnin rritjen e normave të interesit, të cilat e ndikojnë negativisht borxhin publik, sidomos në Shqipëri, e cila ka treguesin 76% të PBB-së (deri në fund të 2020-s, sipas Ministrisë së Financave), një nga nivelet më të larta të vendeve në zhvillim.
Vështirësitë në transport që u krijuan nga pandemia dhe rritja e menjëhershme kërkesës për mallra shtrenjtuan kostot e transportit kudo në botë, të cilat u reflektuan edhe te çmimet e mallrave në vend.
Rritja e çmimeve të plastikës, shtrenjton kostot e ambalazheve
Në dy-tre muajt e fundit, çmimet e plastikës në tregjet ndërkombëtare janë rritur me 230%. Kjo ka ndikuar në shtrenjtimin e kostos së prodhimit të paketimeve në tregun vendas.
Mungesa e kontratave
Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare përcillet më shpejt në vende si Shqipëria, pasi importuesit nuk operojnë me kontrata të rregullta furnizimi dhe gjithashtu kanë logjistikë të kufizuar (kapacitete transporti dhe magazinimi) dhe kapacitete të dobëta financiare
Ndryshimet e klimës dhe pandemia i bëjnë parashikimet të mjegullta
Tregjet i rishikuan me rritje kontratat e shitjes së grurit për vitin që vjen për shkak se uragani Ida, që goditi ditët e fundit Nju Jorkun dëmtoi rëndë linjat e eksportit të një prej aktorëve kryesorë të tregtimit të grurit në botë Cargill, duke cenuar rëndë eksportet nga SHBA. Aktualisht 1 ton grurë në bursa po shitet për më shumë se 238 euro, nga 150-160 dollarë një vit më parë në këtë periudhë të vitit.
Thatësira dhe përmbytjet dëmtuan korrjet e sezonit këtë vit në hemisferën veriore, duke i bërë ndryshimet klimatike si një faktor madhor në aspektin ekonomik global. Ndryshimi i klimës dhe përhapja e papritur e pandemisë Covid-19 i kanë bërë parashikimet në tregjet ndërkombëtare të mjegullta.
Importuesit e grurit po përcjellin ngadalë rritjen në tregun e brendshëm
Çmimi i një buke (800 gr – 1 kg) u rrit javën e fundit me 10 lekë, në reflektim të rritjes së çmimit të miellit në tregjet ndërkombëtare. Shitësit në tregjet e pakicës lajmëruan rritje të çmimeve të nënprodukteve të miellit, kryesisht makaronat me rreth 10 lekë për kilogram. Në 10-ditëshin e parë të muajit gusht, çmimi i miellit me pakicë u rrit me 10%, duke arritur në 5500 lekë, nga 5000 që ishte më parë. Brenda vitit, çmimi i miellit në tregun e brendshëm është rritur me rreth 20%.
Operatorët paralajmërojnë se rritja e miellit do të shkojë deri në 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuara në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.
Çmimet e naftës dhe energjisë në rritje, pritshmëritë të paqarta
Një fuçi naftë po shitet aktualisht në tregun ndërkombëtar me 70 dollarë, por pritshmëritë janë që çmimi për të njëjtën njësi të arrijë në 100 dollarë në vitin 2022.
Në një vit, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare janë rritur me rreth 25%, teksa rritja u përcoll edhe në tregjet vendase, duke arritur në rreth 170 lekë/litër. Që nga fillimi i këtij viti, çmimi naftës është rritur me katër herë në tregun vendas, por gjithësi mbeten ende poshtë niveleve të parakrizës, kur e kaluan 180 lekë.
Shporta e ushqimeve, rritje të menjëhershme
Çmimet e vajit, sheqerit, bulmetit, vezëve u rritën me shpejtësi këtë vit. Rritjen më të lartë në harkun kohor të një viti e pati, çmimi i një litri vaj, i cili është shtrenjtuar me rreth 35%, duke shkuar në 220-230 lekë, nga 157 lekë në shkurt të vitit të kaluar dhe në 190 lekë në janar 2021. Sipas operatorëve kryesorë të tregut, shkak për këtë rritje është bërë mungesa e prodhimit të lulediellit në vendet kryesore prodhuese, si Rusia, Ukraina, Rumania, Bullgaria dhe Moldavia.
Çmimi i hekurit rritet mbi 70%, presion mbi kostot në ndërtim
Një ton hekur kushton aktualisht në tregjet ndërkombëtarë 675 dollarë me një rritje vjetore mbi 70%.
Çmimi i hekurit ka arritur aktualisht në rreth në 700 euro pa TVSH, nga 460 euro në prill të një viti më parë dhe 400 euro një vit më parë.
40% e shqiptarëve në kufirin e varfërisë, nuk e përballojnë rritjen e çmimeve
Rritja e çmimeve për të gjithë artikujt, por sidomos për shportën kryesore të mallrave të konsumit rrezikon të çojë në varfëri gati 37% të popullsisë në vendin tonë. Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare tregoi se në vitin 2019, mbi 37% e individëve në Shqipëri nuk e përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit. Gjithashtu treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23,0%.
Sipas INSTAT, në vitin 2019 janë vlerësuar rreth 659.000 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Por me fillimin e pandemisë, gjendja financiare e këtij grupi është përkeqësuar më tej, për shkak të mbylljes së vendeve të punës, sidomos në shkallën e ulët të produktivitetit. Analizat kudo në botë kanë treguar se shtresat e varfra patën kosto më të larta nga pandemia. Rritja e çmimeve do të përkeqësojë situatën financiare më tej në këtë shtresë. Marre me shkurtime nga monitor
Po mbahet protesta para bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe opozita në lidhje me dosjen 5D.
Aktori Mehdi Malkja u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri.
Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.
“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime! ”, tha ai. bw
Këtë të martë në orën 11:00 do të mbahet protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë, që kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas dosjes korruptive “5D”.
Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur gjatë ditës së djeshme në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme.
Rikujtojmë se protestat e kaluara janë shoqëruar me tensione të shumta, ku është hedhur edhe molotov në drejtim të godinës së bashkisë.
Ndërkohë javën e kaluar, kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u pyet për 7 orë në SPAK për aferën e inceneratorëve. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Veliaj tha se kishte kërkuar prej kohësh një takim me prokurorët e SPAK, duke i cilësuar ata si koleg dhe bashkëpunëtor. Por në një reagim, kreu i SPAK Altin Dumani përgënjeshtroi Veliajn, duke thënë se kryebashkiakut i ishte dërguar një fletë-thirrje që më datë 24 prill. sn
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krahasuar me Jugun dhe Qendrën, por në vend që të favorizohen me financime ato diskrimohen më tej, si nga buxheti qendror edhe nga ndarja e buxheteve lokale.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.
Nga shuma e investuar prej 16,6 miliardë lekësh (158 milion eurosh) në 12 bashkitë e mëdha vetëm 986 milionë lekë ose 9,3 milionë euro u investuan në bashkitë e Veriut (Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës).
Kjo shumë përfaqëson vetëm 5.9% të fondeve totale që u investuan vitin e kaluar nga 12 bashkitë. Nga programi i investimeve në 12 bashkitë e mëdha për vitin 2023 (31.6 miliardë lekë) vetëm 4.8% e fondeve ishin planifikuar për t’u investuar në 4 bashkitë e Veriut.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera.
Në total, të 12 bashkitë e mëdha realizuan vetëm 52% të programit të investimeve më 2023, ndërsa bashkitë e Veriut e realizuan 64% të programit.
Bashkia e Shkodrës dhe Kukësit paraqiten me realizimin më të lartë të zërit të investimeve kapitale përkatësisht me 86% dhe 82% secila.
Nga investimet e realizuara në 12 bashkitë e mëdha gjysma e fondeve janë investuar në Bashkinë më të madhe të vendit në atë të Tiranës, e cila alokoi vetëm 45% të programit të investimeve me 2023. Bashkia e Durrësit u rendit e dyta me 3,3 miliardë lekë investime, me një realizim 58,3%.
Nga 12 bashkitë më të mëdha ajo e Elbasanit kishte realizimin më të dobët të fondit të investimeve me vetëm 30 % të programit, e Korçës me 43.7% të programit dhe e Tiranës me 45 për qind të programit.
Rindërtimi pas tërmetit kishte projektet më të mëdha të investimeve të bashkive më 2023. Projekti më i madh ishte rikonstruksioni dhe riparimi i banesave individuale në Bashkinë e Durrësit me një vlerë të realizuar 1,98 miliardë lekë në vitin 2023 nga 3.5 miliardë lekë të programuara në këtë zë.
Projekti i dytë më i madh ishte rindërtimi i banesave individuale në Bashkinë e Tiranës me një vlerë 1,29 miliardë lekësh nga 1,46 miliardë lekësh që ishin në program.
Projekt i tretë më i madh ishte rindërtimi i objekteve arsimore në Bashkinë Kamze me 927 milionë lekë. I katërti për nga vlera është rindërtimi i banesave individuale në Kavajë me vlerë 636 milionë lekë./B.Hoxha/MONITOR
Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes sociale duhet të targetojnë me mirë familjet në nevojë.
Raporti vjetor i zyrës së Avokatit të Popullit (AP) për vitin 2023 ndalet te shifrat e prodhuara nga Instituti i Statistikave por dhe tek ankesat që ka marre lidhur me këto çështje.
Sipas raportit, varfëria ( norma e rrezikut të varferise) në Shqipëri mbetet e lartë, mbi 22.0 %. Sipas rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Kushteve të Jetesës (EUSILC) 2021 që mat kushtet e jetesës, varferinë relative dhe privimin material në familjet shiptare, publikuar më date 30.12.2022 nga INSTAT; vleresohet se niveli i perjashtimit social ne Shqipëri, pra i individëve në rrezik varfërie, ose thellësisht të privuar materialisht, ose me intensitet shumë të ulët në punesim, është rreth 43.9% e popullsisë. Privimi i rëndë material vlerësohet në 35,2 % në 2021.
“Kjo do të thotë se pothuajse 1/3 e popullsisë jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, duke iu referuar studimit për “Transfertat e Mbrojtjes Sociale drejt Familjeve të Varfra”, ku janë listuar kategoritë e shpenzimeve për familjet e varfra, ushqimi zë pjesën më të madhe te shpenzimeve duke lënë hapësirë të pakonsiderueshme për shpenzime të tjera si komunikimi, kultura”thuhet në raport.
I njëjti dokument vlerëson se ndihma ekonomike, që është një instrument që synon kategoritë në nevojë, ka vend për përmirësim diçka që pranohet edhe në dokumente strategjikë.
Sipas AP, sfidë e reformës për Ndihmën Ekonomike, vijon të mbetet masa e ulët e saj, nxjerrja nga skema e familjeve në rrezik të varferisë, mos mbulimi i të gjitha kategorive vulnerabl, përfituese të ndihmës ekonomike dhe mangësia e akteve nënligjore që percaktojnë masën e minimumit jetik dhe përshtatjen e kësaj mase në planin kohor, si një normë kufizuese për mbrojtjn e burimit të të ardhurave të qytetarëve.
Konkretisht gjatë vitit 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të paraqitura nga ankesat e gytetarëve, apo të trajtuara me iniciativë. Referuar ankesave të registruara gjatë ketij viti, rezulton të jenë 35 të tilla, nga të cilat 10 janë të nisura me iniciativë.
Për trajtimin e këtyre rasteve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetime administrative, të cilat janë permbyllur me zgjidhjen e tyre në favor të qytetarëve dhe/ose sqarimin e ankuesve lidhur me shkaqet ligjore të nderprerjes apo të mospërfitimit të ndihmes së kerkuar, shogëruar me sugjerimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës se trajtuar si dhe duke adresuar problematikat nëpërmjet rekomandimeve drejtuar institucioneve përgjegjëse. /MONITOR
Pas publikimi të lajmit nga kryeredaktori të Frontliner Vudi Xhumshiti për shkarkimin e të Dërguarit Special të SHBA në Ballkan Gabriel Escobar, ka reaguar menjëherë dje eksperti amerikan Janusz Bugajski në rrjetin social X:
“Nuk është çudi që Vuçiç u avantazhua nga administrata e Biden.Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.”
No surprise that Vucic got a free ride from the Biden administration. Time to appoint uncorrupted envoys who actually understand the Balkans and can deal with Russia and its proxies in Belgrade and Banja Luka. https://t.co/4SP5nIHM8a
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe sipërmarrësve të Kryeqytetit që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë, sipas tij, për të kërkuar dorëheqjen e ‘shefit politik të 5D’, Kryebashkiakut Erion Veliaj.
Teliti shprehet se çdo qytetar duhet që të protestojë fillimisht për hallin e tij.
Postimi i ekspertit të çështjeve ekonomike në PD Dorjan Teliti:
Nesër në 11.00 protesto për hallin tënd!
❌Tarifat dhe taksat e rritura bashkiake të kanë ardhur për pagesë dhe s’ke para ti paguash? Hajde nesër protesto!
❌Lulishten para pallatit tënd e ka zënë me krenari betoni bashkiak? Hajde nesër protesto!
❌Ndihesh keq si prind prej klasave të mbipopulluara në shkollat e Tiranës? Hajde nesër protesto!
❌Ndihesh fizikisht i dobët prej ajrit të ndotur që thith e i mërzitur nga trafiku i rënduar? Hajde nesër protesto!
❌Listat ushqimore në dyqanin tënd po të marrin frymën duke rrezikuar edhe falimentin? Mbylle qepenin nesër në 11.00 dhe hajde e protesto!
❌❌Ndjen revoltë që lekët e taksave gllabërohen me arrogancë para syve të tu, e ndërkohë që “shefat e medhenj”të të kërkojnë të falur ata tallen akoma më shumë? Merr familjarët e miqtë me vete dhe hajde nesër protesto!
🔷Cdokush ka shumë arsye për të protestuar, ndaj të gjithë bashkë nesër, e martë, në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut! sn
Deri atë ditë, gjatë katër viteve të fundit të jetës së tij, Luan Haradinaj e kishte kaluar shumë herë kufirin jugosllav të vendosur dhunshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Atë ditë, ai po i printe grupit të luftëtarëve që po hynin nga Shqipëria në Kosovë, nga fshati Vlahne e Hasit në drejtim të Kuzhinit. Data ishte 6 maj 1997, ditë e martë.
Në grupin që po i printe Luani, ishte vëllai i tij, Ramushi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi.
Kur iu afruan zonës kufitare në Qafëmullar, ata u ndeshën me ushtrinë jugosllave, në një terren të zhveshur dhe në një reliev të egër malor. Luani mbeti i vrarë në vend, kurse Rafeti, Fehmiu dhe Ramushi u plagosën. Gjaku i Luan Haradinajt, i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte mes barrierash që duheshin eliminuar në rrugën e vështirë për bashkimin e shqiptarëve.
Nga ajo kohë do të duheshin edhe gjashtë muaj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të shfaqej publikisht, por Luani me vëllezër dhe shokë kishte vite që punonin për atë ditë.
Me aktivitetet dhe ndërlidhjet mes grupeve, me aksionet e armatosura, me furnizimet me logjistikë dhe me shembullin e angazhimit të tij me përkushtim e trimëri, Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së. Sot u bënë 27 vite nga dita e rënies së Luanit, në një kohë kur ai ishte vetëm 23 vjeçar.
Lavdi Luan Haradinajt për veprën e tij patriotike mes shokësh dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës!
Shtatorja e heroit u vendos në vendlindjen e tij, në sheshin qendror të qytetit B. Curri, në Tropojë
Tropojë, 5 maj 2024. Është përjetësuar në një momument madheshtor, gjenerali i tre luftrave, Tahir Sinani, bir i Malsisë së Gjakovës.
Për të nderuar heroin, në sheshin qendror të qytetit B. Curri në Tropojë, u mblodhën bashkëluftëtarët e tij si ish kombandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë Talat Xhaferri , bashkudhëtari i tij i fundit në luftën për çlirimin e tokave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ish-bashkëluftëtarë të shquar nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia. Ishin të pranishëm edhe familjarë të heroit drejtues të pushtetit vendor si dhe ish-kryeministri Pandeli Makjo.
Personalitetet pjesëmarrëse përçuan mesazhe uniteti për shqiptarët në Ballkan.
Vendosja e shtatores së dëshmorit të tre luftërave, të UÇK-së, Kosovës, Preshevës e Maqedonisë së Veriut u bë mundur me mbështetjen e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit.
Ai Ahmeti tha në fjalën e tij se ndjehej krenar që bashkëluftëtri i tij për liri, general Tahir Sinani u përjetësua në një monument madheshtor në vendlindjen e tij, të Mic Sokolit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malsie legjendare. Ahmeti foli për rëndësinë e këtyre figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.
“Po dëgjoja raportin e gjeneralit Tahir Sinanit duke i thënë gjyshit të tij, Mic Sokolit – “O gjysh, gjuhë të cilën e flasim sot ëshë zyrtare dhe Maqedonia me kryeministër shqiptar”.
Duke i thënë Mic Sokolit dhe Hasan Prishtinës – “Që Flamuri Kombëtar erdhi nga gjaku i Tahir Sinanit…”.
Dëgjova duke i thënë Bajram Currit e Hasan Prishtinës – “Tri universitete shqiptare në tokën dardane, Shkup e Tetovë. Rrofshi e qofshi tropojanë””, tha Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Malësia e Gjakovës si vatër e atdhedashurisë rriti luftëtarë trima dhe udhëheqës të shquar të kombit për liri. “Malësia e Gjakovës, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, përgjatë shekujve rriti luftëtarë trima e sypatrembur, siç ishte bashkëluftëtari im, Heroi i Kombit, Tahir Sinani nga Tropoja. Tahiri i takon brezit të patriotëve shqiptarë të lëvizjeve për liri, brezit të luftëtarëve të cilët ranë me armë në dorë që të jetojë i lirë shqiptari. Me heroizmin e tij në luftërat çlirimtare, nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar”, ka thënë Haradinaj. Ish kryeministri Pandeli majko tha se Sinani dhe të tjerë trima si ai, janë heronj të përjetshëm të kombit shqiptar.
Ceremonia e shpalosjes së shtatores u bë në kuadër të festivalit “Sofra Dardane” me organizimin e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar./Nacional
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC.
Bëhet e ditur se gjatë vizitës në këtë shtet, presidentja Osmani, do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, në kuadër të të cilit do të mbajë fjalim si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane.
“Presidentja Osmani në Teksas do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetëror të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe pjesëmarrja dhe adresimi në ceremoninë për nder të 20-vjetorit të aktivitetit të MCC-së, me ç’rast Presidentja do të shprehë mirënjohje për kontributin të cilin e ka dhënë kjo organizatë për mbështetjen e Kosovës në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe sektorit të energjisë sikurse është rasti i Programit Kompakt në vlerë prej 236 milion dollarësh, lansimi i të cilit u bë ditë më parë”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.
Osmani do të mirëpritet edhe nga Garda Kombëtare e Teksasit, ku do të takohet edhe me ushtarakë, të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Presidentja Osmani në agjendë do të ketë edhe një ligjëratë në World Affairs Council, në të cilin do të realizojë një bashkëbisedë për Kosovën dhe rrugëtimin e saj ndër vite në drejtim të integrimit në institucione dhe organizata ndërkombëtare, thuhet në njoftim.
Në programin e vizitës së Presidentes Osmani në Teksas janë paraparë edhe vizita në disa qytete të Teksasit.
“Gjatë qëndrimit në Teksas, Presidentja Osmani do të shoqërohet edhe nga një delegacion i bizneseve i udhëhequr nga Oda Ekonomike Amerikane. Këto biznese do ta kenë një tryezë të përbashkët me bizneset amerikane për t`i shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit, por edhe takimet të tjera me zyrtarë amerikane në fushën e ekonomisë dhe tregtisë”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Gjithashtu bëhet e ditur se presidentja Osmani, gjatë vizitës në Teksas do të takohet edhe me mërgatën shqiptare në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane. sn
Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, përmes një shkrimi të fundit tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion dhe si rusofilë.
“Parlamenti i Serbisë miratoi javën e kaluar qeverinë e re të vendit. Personeli dhe programi përfaqësojnë një kthesë të mëtejshme drejt së djathtës etnonacionaliste, anti BE. Qeveria përfshin ministra që SHBA-ja i ka sanksionuar tashmë për korrupsion, si dhe sykofantë të hapur rusofilë. Për të mos përmendur një kryeministër që udhëhoqi Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë vitin e kaluar, kur ajo ishte bashkëpunëtore në një sulm terrorist në veri të Kosovës, rrëmbimin e policëve së Kosovës dhe trazirat kundër paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO-ja. Ai tashmë ka përsëritur dëshirën e Serbisë për marrëdhënie të mira me Rusinë dhe refuzimin për t’u lidhur me sanksionet e BE-së kundër Moskës”, shkruan Serveri.
Sipas tij, presidenti serb Vuçiqi po lë pak vend për ata që argumentojnë se Serbia është drejt Perëndimit.
“Në muajt e fundit ai është takuar në mënyrë të dukshme me diktatorët e mundshëm të Hungarisë dhe Azerbejxhanit, si dhe me autoritarët shumë të vërtetë që qeverisin Bjellorusinë, Rusinë dhe Kinën. Vuçiç nuk po e fsheh ambicien e tij për të shtrirë autoritetin e tij në 49% të Bosnjës dhe Hercegovinës të kontrolluar nga serbët, të gjithë Malit të Zi dhe veriut të Kosovës me shumicë serbe. Vuçiqi kryesoi gjithashtu në dhjetor mbi një zgjedhje kombëtare groteske të padrejtë dhe një zgjedhje komunale mashtruese në Beograd, që kanë shtyrë Freedom House të vazhdojë të ulë rezultatet e demokracisë së Serbisë”, shkruan ai.
Megjithatë, sipas tij zyrtarët në SHBA dhe Evropë janë të përgatitur ta tolerojnë dhe madje ta shpërblejnë Vuçiqin.
“Disa kanë frikë se çdo alternativë mund të jetë më e keqe. Të tjerët nuk duan të pranojnë dështimin e tre viteve të ecjes së lehtë ndaj Vuçiqit. Të tjerë ende imagjinojnë se thërrimet që ai shpërndan në drejtimin perëndimor, serbët që përdorin targa dhe dokumente identiteti të Kosovës – mund të parashikojnë përmirësim për çështje më të mëdha. Predhat dhe plumbat që Serbia lejon për të arritur në Ukrainë mund të ndikojnë në disa, ndonëse me siguri sasi të ngjashme – nëse jo më shumë – arrijnë në Rusi”, tha ai.
Profesori amerikan Daniel Server, thotë se vetëmashtrimi është një pjesë e madhe e kësaj historie. “Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk do të zbatojë marrëveshjet që SHBA dhe BE i konsiderojnë si ligjërisht të detyrueshme. Beogradi e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo përkundër kualifikimeve të tij dhe përfitimeve që mund të kenë prej tyre serbët e Kosovës. Me siguri amerikanët dhe evropianët inteligjentë e kuptojnë se pjesëmarrja serbe në stërvitjet e NATO-s gjeneron një rrjedhë të konsiderueshme të inteligjencës në Rusi”, tha ai. sn
Vudi Xhumshiti, Kryeredaktori i The Frontliner njofton në rrjetin social për shkarkimin e të Dërguarit Special të SHBA në Ballkan Gabriel Escobar.
Gabriel Escobar shkarkohet si i dërguar i SHBA-së:
Pas një raporti të publikuar më 22 mars 2024, duke shqyrtuar integritetin diplomatik të zyrtarit të DASH 🇺🇸 SHBA Gabriel Escobar, ai është shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun e mes Prishtinës 🇽🇰-🇷🇸 dhe Beograd-it.
Shkarkimi Diplomatik: Rënia e U.S. I dërguari Gabriel Escobar pas gazetarisë hulumtuese
Gabriel Escobar, 🇺🇸 U.S. Zëvendës Ndihmës Sekretari, u shkarkua si i dërguar në Ballkanin Perëndimor pasi THE FRONTLINER zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe vuri në pikëpyetje integritetin e tij diplomatik.
Gabriel Escobar Dismissed as US Envoy
After a report released on March 22, 2024, scrutinising the diplomatic integrity of 🇺🇸 US DAS Gabriel Escobar, he has been dismissed from his role as the envoy to the Prishtina 🇽🇰-🇷🇸 Belgrade dialogue.https://t.co/V441aP1Ii8
Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, ditën më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
Në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës.
Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Si çdo vit të shtunën e Madhe të Pashkës ortodokse, zjarri i shenjtë iu kalua me qirinj besimtarëve që shkëmbyen mes tyre urimet e rastit për këtë ditë të rëndësishme në kalendarin festiv ortodoks.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.
“Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.
Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë
Kryepeshkopi Janullatos në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve tha se “periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit”.
Komentet