Ibrahim Kalın, zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një kolumnë në “Daily Sabah”, përshkruan situatën aktuale përmes një kronologjie të krizës siriane, sidomos pas fillit të sulmeve nga forcat ajrore ruse
Rrëzimi i avionit luftarak rus për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke është edhe një “viktimë” tjetër e konfliktit sirian. Incidenti krijoi turbulencë afatshkurtër në marrëdhëniet turko-ruse, por nuk do t’i rrënojë ato. Marrëdhëniet kanë thellësi dhe kapital politiko-ekonomik të mjaftueshëm për të kapërcyer këtë. Në të kaluarën avionët rusë disa herë kanë shkelur hapësirën ajrore turke. Paralajmërimet e Turqisë duket se kanë shkuar pa u vënë re nga ushtria ruse, shprehet Ibrahim Kalın, zëdhënësi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një kolumnë në “Daily Sabah”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Samitin e liderëve të G20 në Antalia, presidenti Recep Tayyp Erdogan dhe Vladimir Putin sërish e ngritën këtë çështje dhe u pajtuan për shmangien e incidenteve përgjatë kufirit turko-sirian. Rregullat e angazhimit të Turqisë janë të qarta dhe dihen botërisht për të gjitha palët në rajon. Ky nuk është një akt armiqsor ndaj Rusisë. Identitet i avionit u bë i ditur pasi u godit. Pavarësisht dallimeve të mëdha mbi konfliktin sirian, Turqia nuk ka shënjestruar asnjë interes rus dhe nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë – shprehet Kalın.
Sipas tij, Turqia nuk iu bashkangjit sanksioneve ndërkombëtare ndaj Ruisë për shkak të krizës së Ukrainës dhe të dyja vendet kanë zhvilluar marrëdhënie të forta ekonomike gjatë dekadës së fundit duke krijuar mundësi të reja për qytetarët e tyre. Është e natyrshme që ndjenjat të rriten menjëherë pas incidentit, por Kalın shprehet se marrëdhëniet turko-ruse kanë thellësi dhe gjerësi të mjaftueshme për të tejkaluar këto turbulenca.
Presidenti Erdogan, kujton Kalın, i cili ka kultivuar marrëdhënie të veçanta me presidentin Putin, pavarësisht kritikave që ka marrë nga Perëndimi për një gjë të tillë, ka shprehur pikëllimin e tij mbi incidentin. Në një deklaratë për “France 24”, ai shtoi se “Sikur të dinim se ishte një aeroplan rus ne mund të kishim vepruar ndryshe”. Por kjo nuk ndryshon faktin se si anëtare e NATO-s, Turqia ka të drejtën e mbrojtjes së territorit dhe hapësirës ajrore ndaj çdo shkeljeje. Hapësira ajrore turke është po ashtu hapësirë ajore e NATO-s.
Siç deklaroi kryeministri Ahmet Davutoglu se: “Rrëzimi i avionit të paidentifikuar në hapësirën ajrore të Turqisë nuk është akt kundër ndonjë vendi të caktuar. Turqia ndërmori masa të bazuara në rregullat e angazhimit për të mbrojtur integritetin e territorit të saj sovran. Derisa masat për të mbrojtur territorin tonë do të qëndrojnë, Turqia do të bëjë përpjekje me Rusinë dhe aleatët tanë për të qetësuar tensionet- shprehet më tej Kalın.
Zëdhënësi i Presidentit të Turqisë shprehet se pretendimet se Turqia mbështet DAESH-in dhe blen naftë prej tij janë pjesë e një fushate diskredituese që nuk ka bazë. “Ata që kanë bërë këto pohime duhet të japing një dëshmi të vetme konkrete. Në vend të kësaj, ata rrëfejnë histori anekdotike me referenca për personat pa emër dhe vende të paspecifikuara. Por atë që dimë me siguri të plotë është fakti se edhe SHBA-të edhe BE-ja kanë sanksionuar njerëz kyç për blerje të naftës nga DAESH-i në emër të regjimit të Assad-it. Këtu përfshihen biznesmeni sirian George Haswani, Mudalal Khuri, një bankier sirian, dhe Kirsan Ilyumzhinov, biznesmen i pasur rus dhe kryetar i Federatës Botërore të Shahut”.
Sa i përket luftëtarëve të huaj që shkojnë në Siri për tu bashkuar me terroristët, Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër. Ajo ka deportuar mbi 2,500 individë dhe ka ndalur rreth 25.000 persona të hyjnë në vend si të dyshuar për terrorizëm. Ajo ka arrestuar edhe qindra individë në dyshimet se janë të lidhur me DAESH. Vendet e origjinës nga të cilat vijnë këta individë kanë filluar forcim të sigurisë vetëm pas sulmit në Paris. Bashkëpunimi dhe koordinimi mes agjencive të intelegjencës është çelësi i suksesin që do të ndalonte ardhjen e luftëtarëve të huaj në radhët e DAESH-it. Asnjë vend nuk mund të merret me terrorizmin ndërkombëtar dhe ndërkufitar i vetëm-vlerëson zëdhënësi i Presidentit të Turqisë.
Ai shprehet se lojërat e fajësimit duhet lënë mënjanë dhe “në vend të kësaj, ne duhet të përqëndrohemi që të bëjmë një luftë efektive kundër DAESH-it dhe të krijojmë kushte për një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme politike në Siri. Plani ruso-iranian për të mbrojtur regjimin e Asadit, shkon në favovor të DAESH-it dhe terroristëve të tjerë. Bombardimet e grupeve të opozitës së moderuar siriane, vetëm që ndihmojë dy kriminelët e përgjithshëm të luftës siriane: regjimin e Assadit dhe DAESH-in. Bota duhet të shpëtoj prej këtyre dy të këqijave në të njëjtën kohë”.
Presidentët Barak Obama dhe Francois Hollande, në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, theksuan se nuk ka vend për Assad-in në të ardhmen e Sirisë. Aq më gjatë që ai mbetet në pusht lufta në Siri do të vazhdojë, duke i dhënë hapësirë organizatës DAESH që të armatoset dhe ti shtojë radhët e saj. “Duke ndihmuar regjimin e Asadit të vazhdojë luftën e tij kriminale, mbështetësit e tij janë duke thelluar, dhe jo duke zgjidhur krizën”.
Ka edhe disa pyetje shtesë në lidhje me veprimet ushtarake të Rusisë në rajonet malore turkmene pranë Turqisë. Nuk ka grupe të DAESH-it në rajonet turkmene të Sirisë. Ibrahim Kalın, shprehet se avionët rusë janë duke bombarduar grupet e moderuara të opozitës për të ndihmuar avancimin e regjimit të Asadit në Jisr al-Shughur dhe Idlib, të cilat aktualisht janë nën kontrollin e opozitës. Kjo është një strategji e gabuar, sipas tij, sepse kjo nuk ndihmon në luftën kundër DAESH-it. Tani më është shumë e qartë se 90 përqind e sulmeve ruse deri më tani në shënjestër kishin grupet e moderuara të opozitës siriane në vend të DAESH-it.
Nëse Rusia është serioze në lidhje me eliminimin e DAESH-it, ajo sipas Kalın duhet të ndalojë bombardimet ndaj grupeve që janë kundër DAESH-it në Siri dhe të ndihmojë në procesin e tranzicionit politik që do t’i japë fund regjimit të Assadit dhe terrorizmit të DAESH-it. “Askush nuk ka ndonjë problem me Rusinë ose SHBA apo Francën, nëse godasin DAESH-in. Ndarjet e panevojshme midis anëtarëve të koalicionit kundër DAESH-it, vetëm se do të ndihmojë terroristët dhe regjimin e Assadit. Në vend të përpjekjeve në rivalitetet për energjinë botërore, fuqitë botërore duhet të përqëndrohen në shkaqet rrënjësore të terrorizmit të DAESH-it, të terrorit shtetëror të regjimit të Assadit dhe krizës së refugjatëve”.
Komentet