E NDERUAR FAMILJA TAHIRI
Me rastin e ndarjes nga jeta dhe kalimin në amshim e përjetësi e Ramushit, në këto qaste dhimbjeje dhe pikëllimi, BISHZ dhe anëtarësia e saj, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe njëherit i bashkagjitet pikëllimit e dhimbjesë suaj, me arsye, për ta ndarë dhe përballuar bashkërisht dhimbjen, për aq sa është e mundur në këto rrethana të rënda, për familjarët, farefisin e shoqërinë.
Veprimtaria e Ramushit si intelektual, politikolog e gazetar i Rilindjes, ishte ndër njohësit më të dalluar i rrethanave politike dhe analist i rrjedhave dhe ngjarjeve në kohë dhe hapësirë si në Kosovë dhe ish Jugosllavi, ku shqiptarët keqtrajtoheshin në vazhdimësi e Ramush Tahiri dallohej me veprimtarin e tij prej intelektuali, veprimtari dhe analisti në mjetet e shkruara dhe ato pamore të kohës.
Kur shqiptarët shpallen Kosovën shtet të pavarur, Ramushi për aftësit e tija intelektuale dhe veprimtari atdhetare mori detyrën dhe përgjegjësin institucionale dhe u emërua zëvendës– kryeminister i Qeverisë së Republikës së Kosovës!
Veprimtaria e tij profesionale dhe atdhetare su ndal deri sa kaloj në amshim.
I qoftë i lehtë dheu i atdheut dhe i shërbeft si mbuloj dhe roje e veprimtarisë së tij atdhetare.
Qëndresa dhe krenaria qofshin të pranishme përherë me familjarët, në shenjë nderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprën e tij atdhetare të mirënjohur.

Komentet