VOAL

VOAL

Komentet

Këndi i humorit: Kjo është një bisedë mes dy mikeshave

Kjo është një bisedë mes dy mikeshave

– Hej Roza, a mos është i dashuri im në shtëpinë tënde?
– Përshëndetje Leta. Jo nuk është këtu, po pse më pyet mua?
– Për shkak se ne u grindëm, ai u largua dhe më tha se do të shkojë tek ndonjë zuskë…

Këndi i humorit: Një fëmijë kureshtar e pyet nënën e tij

Një fëmijë kureshtar e pyet nënën e tij:

“Mami, pse ata zotërinj po i prekin cicat e lopës?”

Dhe nëna përgjigjet: “sepse duan ta blejnë”

Dhe djali thotë: “atëherë babi do të blejë një kamariere!!!”.

Këndi i humorit: Një çift i ri merr me qirà një dhomë në një shtëpi në fermë

Një çift i ri merr me qirà një dhomë në një shtëpi në fermë.
Ata mbyllen menjëherë në dhomën nga e cila nuk dalin fare një ditë… dy… tri…
Ditën e tretë, pronari i fermës, pak i shqetësuar, troket në derë:
– Dukeni mirë?
– Po, gjithçka është në rregull
– U shqetesova pak se kini tri ditqë që nuk dilni as për të ngrënë…
Djali, duke u mbuluar me një peshqir, përgjigjet duke buzëqeshur:
– Jo, nuk kemi nevojë, na mjaftojnë frytet e dashurisë që hamë!
– Oh po? Ndaj më bëni një nder: mos i hidhni lëvozhgat nga dritarja se rosat mbyten nga çamçakizi!

Këndi i humorit: Nikolla dhe gruaja e tij Roza, me pushime në Afrikë, humbin në savanë

Nikolla dhe gruaja e tij Roza, me pushime në Afrikë, humbin në savanë.

Papritmas në distancë shohin një luan që po afrohet, kështu që Nikolla hap çantën e shpinës. Nxjerr një palë këpucë tenisi dhe fillon t’i mbathë.

Roza e shikon dhe i thotë:

-Je budalla, Kolec? Çfarë po bën? Je i çmendur, nuk mendon se duhet të vraposh më shpejt se luani?!!!

Nikolla i përgjigjet me qetësi:

-Jo, më shpejt se luani, jo. Unë thjesht duhet të jem në gjendje të vrapoj më shpejt se ti!!!

Këndi i humorit: Një zonjë shkon në shtëpinë e fqinjes së saj

Një zonjë shkon në shtëpinë e fqinjes së saj, një grua e kolme, e bukur, pa frena, dhe i thotë:
-Më falni, por më duhet t’ju paralajmëroj se të gjithë qiramarrësit e pallatit janë lodhur nga vajtja e vazhdueshme e burrave në banesën tuaj…
-Ah po, prit pak dhe do të marrësh 50 euro…
-Po ti si mendon… mund të më blesh me 50 euro?
-Jo zonjë, është restoja që duhet t’i jap burrit tuaj.

Këndi i humorit: Në pishinë një zonjë e bukur dhe bujare pyet një roje plazhi

Në pishinë një zonjë e bukur dhe bujare pyet një roje plazhi:
– A mund të futem në ujë apo është shumë i thellë?
– Më lejo të shikoj prapa?
Pas një prekjeje të këndshme:
– Mirë shko, ke jelekun e shpëtimit të integruar…

Këndi i humorit: Një çift i sapomartuar në muajin e mjaltit po përgatitet për shtrat

Një çift i sapomartuar në muajin e mjaltit po përgatitet për shtrat.
Ajo: “Natën e mirë, i dashur”.
Ai thotë “Natën e mirë, e dashur” dhe ia këput gjumit.
Gruaja mendon: “I gjori, është lodhur nga udhëtimi, ka vozitur kaq orë…!”
Megjithatë, gjëja përsëritet për disa mbrëmje me radhë.

Ditën e katërt ajo fillon të ndihet paksa e mërzitur dhe e dëshpëruar. Pas gati një jave ata ende nuk e kishin festuar natën e parë, ndaj ajo vendos të mendojë diçka për ta ngacmuar të shoqin.
Po atë mbrëmje, pasi burri i saj ka shkuar në shtrat, ajo futet në shtrat dhe i thotë: “Nikollë, unë jam pa këmishë nate!”
Dhe ai: “Roza, të lutem, mos e nisim menjëherë me shpenzimet!!!…”

Këndi i humorit: E tërbuara shkon te mjeku

E tërbuara shkon te mjeku:
-Më beso doktor, jam shumë nervoze, sa herë pi një gotë ujë më vjen të bëj seks.
-Qetësohu zonjë, qetësohu… do një gotë ujë?

Këndi i humorit: Në stacionin e autobusit është një burrë me një qen në krah.

Në stacionin e autobusit është një burrë me një qen në krah.
Nikolla afrohet dhe pyet:
– Kafshon qeni juaj?
– Jo, qeni im nuk kafshon.
Pastaj Nikolla afrohet, e përkëdhel dhe qeni i kafshon dorën.
Nikolla, pak i inatosur, thotë: “Epo, nuk e kuptoj, më thatë që qeni juaj nuk kafshon!
– Në fakt, i imi nuk kafshon, ky nuk është qeni im!!!

Këndi i humorit: Nikolla vdes, Shën Pjetri i thotë

Nikolla vdes, Shën Pjetri i thotë: “Pra, Nikolla… oh, duhet të shkosh në ferr, por sot është dita e mirësisë kështu që ke mundësinë të zgjedhësh mes ferrit gjerman dhe ferrit shqiptar”.
“Jam i lumtur, por cili është ndryshimi midis të dyjave?”

Ferri shqiptar dhe ferri gjerman “Tani do të shpjegoj. Ferri gjerman funksionon kështu:
në orën 4 të mëngjesit zgjoheni me goditje në shpinë,
me 6 lopata me jashtëqitje në fytyrë,
në orën 12 pushim, ecni në tapetet e gozhduara,
në orën 14:00 kova me ujëra të ndryshme të zeza në fytyrë,
në orën 20:00, ecni mbi thëngjij të nxehtë
në orën 22:00 duke goditur me çekan në gjunj,
në mesnatë në shtrat me fakirin dhe pastaj rifillojmë nga e para

“Ferri shqiptar ndërkaq:
në orën 4 të mëngjesit zgjoheni me goditje në shpinë,
me 6 lopata me jashtëqitje në fytyrë,
në orën 12 pushim, ecni në tapetet e gozhduara,
në orën 14:00 kova me ujëra të ndryshme të zeza në fytyrë,
në orën 20:00, ecni mbi thëngjij të nxehtë
në orën 22:00 duke goditur me çekan në gjunj,
në mesnatë në shtrat me fakirin dhe pastaj rifillojmë nga e para

Nikolla: “oh, cili është ndryshimi? janë e njëjta gjë”
Shën Pjetri: “po, por unë rekomandoj gjermanin, është shumë më efikas… në atë shqipar, një herë mungon fshesa, një herë çekiçi, një herë kova… është rrëmujë”

Këndi i humorit: Një plakush telefonon doktorin

Një plakush telefonon doktorin:
– Doktor, gruaja ime është shurdhuar, por ajo është kryeneçe, nuk dëshiron ta pranojë dhe nuk dëshiron të vizitohet. Çfarë mund të bëhet? Çfarë mund të bësh, doktor?
– Hmmmm ne mund ta bëjmë këtë. Dil nga shtëpia, bëj një shëtitje buzë detit, pastaj ktheu në shtëpi, thuaja një frazë gruas… si “e dashur, çfarë na bërë sot për të ngrënë?”. Nëse nuk dëgjon asnjë përgjigje, bëj katër hapa më afër dhe përsëris të njëjtën fjali me të njëjtin intensitet zëri. Bëje këtë derisa gruaja jote të përgjigjet. Pastaj nesër më merr në telefon dhe më thuaj në çfarë largësie ka dëgjuar gruaja jote dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Gjithçka e qartë?
– Mirë, doktor. Shumë e qartë.
Nikolla del dhe kthehet pas disa orësh, ndalon te dera dhe i thotë “e dashur, çfarë ke bërë për të ngrënë sot?)”. Heshtje absolute, pastaj bën katër hapa përpara dhe përsërit të njëjtën fjali. Asgjë. Përparon përsëri dhe përsërit përsëri dhe përsëri. Shkurt, në fund largohet një hap nga e shoqja dhe më në fund dëgjon “Supë peshku, Nikollë, është hera e pestë që e them!! Por kur do të vendosësh të shkoni tek mjeku i veshëve??!!!”

Këndi i humorit: Bisedë e sinqertë e çiftit të ri të sapomartuar

Bisedë e sinqertë e çiftit të ri të sapomartuar:

Ajo:

– I dashur, ty të pëlqejnë femrat e bukura apo inteligjente?

Ai:
– Jo, zemër! Nuk më pëlqejnë të bukura as inteligjente, ti më pëlqen ashtu siç je!


Send this to a friend