VOAL

VOAL

FFK i kundërpërgjigjet skandalit spanjoll: S’e pranojmë mosrespektimin e simboleve të Kosovës

March 9, 2021

Komentet

ARRATISJE GJATË NJË NDESHJEJE FUTBOLLI- Ndodhi gazmore nga Skifter Këlliçi

 

 

Në verë të vitit 2002 po udhëtoja me avion nga Bostoni në Tiranë. Për herë të parë që nga marsi i vitit 1999, kur së bashku me familjen isha vendosur në këtë qytet të njohur amerikan. Dhe bash në periudhën kur në Japoni dhe Korenë e Jugut po zhvillohej botërori i futbollit. Ashtu si këto ditë që kjo ngjarje kaq e madhe  po zhvillohet në SHBA,  Kanada dhe Meksikë

Ja përse kur u ndalënm për  nja dy orë në Zyrih, që të merrnim avionin për  Tiranë, unë me disa shqiptarë të tjerë, që udhëtonim  së bashku në të njejtin avion,  u sulëm tek   një alamet televizori, i vendosur në sallën e madhe të terminalit, që shihnim një nga ndeshjet e atij  botërori, që për fat të keq pas disa minutash përfundoi. Por nuk përfunduan hamendësimet se cila skuadër, Gjermania, Brazili, Franca, apo Italia do të ishte mbretëreshe e këtj botërori. ( Pas finales me Gjermaninë, atë do ta fitonte Brazili).

Dhe ndërkohë,  një nga shqiptarët , ulur pranë meje, më ftoi të pinim së bashku kafe. Pranova me gjithë zemër. Dhe kësisoj midis nesh nisi një bisëdë  rreth  aventurës  dramatike   edhe që ai kishte përjetuar  gjatë një ndeshjeje të botërorit Meksikë 1986, të cilën  e kishte fituar Argjentina e Maradonës.

-Atë vit unë isha ushtar në një repart të vogël,  tutje të Librazhdit, jo larg një pllaje të quajtur Fushë Studno, në kufi me Dibrën e Madhe,- zuri të më rrëfente bashkëbiseduesi,  –  dhe në sallën e kulturës po ndiqnim ndeshjen e mësipërme,  të Argjentinës, që sapo kishte filluar. Se si erdhi rasti dhe ti, që po e komentoje, përdore shprehjen: ”Maradona me këtë arratisje nga krahu i djathtë,  mashtron mbrojtësit kundërshtarë…”. Atëherë disa shokë ushtarë shpërthyen në të qeshura.

”Për besë më këtë fjalën “arratisje “ këtij komentatori, dhe ai përmendi emrin tënd,  nga lart  me të drejtë kanë për t’ia tërhequr veshin”, – tha njëri.. ”Po pse, -ia priti një tjetër,- ai këtë  fjalë po e përdor në një ndeshje futbolli?!”. ”Ashtu  vërtet, po sikur u kujton “armiqve”… arratisjen që ata e kanë për zemër”,- tha përsëri  i pari me shpoti.

Me kaq u mbyll ky muhabet dhe të tërë, aty në sallën e kulturës  së repartit, vazhduam të ndiqnim  ndeshjen në televizor. Por unë nuk e kisha mendjen fare aty…. Kisha ditë që bluaja me vete planin që të arratisesha nga ferri komunist. Bash gjatë një ndeshjeje të këtij botërori!..Të gjithë në repart digjeshin ta shihnin, me ushtarë dhe oficerë e nënoficerë. Sidomos të shihnin Maradonën. Edhe rojat… Dhe fjala ”arratisje” që përdore  për yllin argjentinas, sikur më nxiti, më dha zemër. Kështu, ndërsa shokët e kishin humbur torruan pas ndeshjes, si me marifet, dola jashtë dhe nëpër errësirën që kishte mbuluar repartin, u futa në fjetore, ku poshtë dyshekut   kisha futur   enkas “kallashnikovin” tim. E mora, e   fsheha  pelerinës, dola jashtë në oborr dhe pastaj  duke u zvaritur iu afrova telave   që kufizonin repartin.

– Dhe nuk të pikasën rojat?- e pyeta unë.

–  E vërteta është se pata shumë frikë, sidomos kur  njeri po iafrohej trungut të një pishe,  ku isha strukur. Por, ndërkohë, nga salla e kulturës doli një ushtar. Si$ dukej,  për të urinuar.  Atëherë roja iu afrua dhe  pyeti për rezultatin e ndeshjes. Dhe ushtari $uditërisht nuk përtoi t’i tregonte, madje   me nge…Tamam ato $aste kalova telat. Dhe, gjithnjë duke u zvarisur nëpër një shteg, bëra  drejt  një pyllishteje.

– Besoj i njihje mirë shtigjet? – e pyeta unë.

– Doemos, sepse atyre anëve bënim vazhdimisht stërvitje. Sidoqoftë, nuk eca  nëpër një  monopat, sepse , ndonëse mbrëmje e vonë,  andej edhe  mund të kalonin fshatarë, që ktheheshin nga ndonjë fshat tjetër. Kështu kalova andej   nga pylli, tutje repartit.  Atëherë mora frymë disi  i lehtësuar. Gjykova  se kisha humbur gjurmët e rojave që mund të më ishin vënë pas, kur shokët atje në sallën  e kulturës kishin vënë re se unë, tifoz thekur, mungoja midis tyre dhe kësisoj  atyre mund t’u kishte lindur ndonjë farë dyshimi. Se kështu ndodh, kur e ke mizën nën kësulë…Por, duke dëpërtuar përmes  drurëve   të pyllit, ngaqë errësira u bë edhe më e dendur, në vend që të merrja djathtas, ku kufiri ishte jo shumë larg, nga hutimi  ia mbatha majtas. Dhe, për dreq, u ndodha në një fushëtirë, poshtë së cilës ngrihej  një shtëpi . Dhe, për $udi, që andej vinin brohoritje…Edhe atje, si në sallën   e kulturës, ishin mbledhur fshatarë që edhe ata  po ndiqnin ndeshjen. Mendova  të kthehesha andej nga kisha ardhur, kur befas u dëgjuan të lehurat e një qeni. Më hynë të dridhura, kur pandeha  se do të më sulej. Do të më merrte lumi! Mirëpo, për fat të mirë, qeni ishte i lidhur.

– Shpëtove nga ky sikleti i madh?- e pyeta

-Përkundrazi,- m’u përgjigj bashkëbiseduesi,- sepse  i mallkuari qen vazhdonte tëk lehte, si të donte të njoftonte se përreth shtëpisë  vërtitej një hajdut shumë i rrezikshëm. Nuk mjaftoi kjo, por nga shtëpia doli dikush. Si$ dukej një nga të zotët e saj. Dhe zuri të sillej vërdallë saj,  madje drejt vendit  ku isha rrëkutur.

– Të pikasi?- e pyeta unë.

– Për fat të mirë, më shpëtoi… Maradona.

– Maradona, e ç’hyn ai në këtë mes?- e pyeta unë, duke pandehur se bashkëbiseduesi kishte shkekur në ndonjë dërrasë të kalbur.

– Sepse në  çast nga ajo shtëpi doli një fshatar tjetër dhe briti:

-Po lëre, or i uruar,  qenin që kot po leh, dhe hajde shihe Maradonën, se sapo bëri  gol!..

Dhe fshatari që nuk e kishte të vështirë  të më pikaste, nuk e bëri të gjatë, por  me vrap u fut në shtëpi. Atëherë u ktheva dhe me të katra, duke shtrënguar kallashnikovin që mbaja në duar, u sula  në anën e djathtë të pylit, që të dilja te shtegu, anës Fushë Studnos, dhe   të merrja pastaj drejt kufirit. Ngaqë renda sa më hanin këmbët,  u këputa kaq  shumë, sa e pashë të udhës   ta merrja pakëz veten. Por duket së prapësitë nuk kishin të sosur. Kur e ndjeva vetën tashmë të kendellur  dhe u bëra gati që thembrat e këmbëve të më shkonin pas kokës, tutje  një ferre m’duk se di$ lëvizi .

“Ndonjë  kufitar, që më ka pikasur dhe po më ruan,-  mendova me vete.  Prita e prita që ai kufitar më së fundi të diltë nga ferra. Dhe doli… Por, sa nuk shqeva sytë sa një filxhan, kur para syve të mi u duk…   një goxha derr i egër  Fatmirësisht nuk më pa, dhe mori i bekuari, nga i tha mendja. M’u shkri gjaku në rëmba. Sidoqoftë,  për $do të papritur,  nuk mora të vrapoja, por të ecja i kërrusur…Gjithnjë   me kallashin në duar.

– Besoj se këtu i hodhe pas prapësitë ?- e pyeta.

Ai qeshi dhe vazhdoi:

–  Ç’thua?!.. Këtu ndodhi ajo i që kurrë nuk e prisja, sepse tek bëja përpara,  befas, se si ktheva kokën dhe pashë një hije që m’u sul  vetëtimthi. E ndjeva veten nën peshën një trupi, sidoqë jo të rëndë, që, gjithsesi, më përmbysi …

“Ja, më së fundi  rashë pre e një kufitari”,- mendova flakërimthi, i mjeruar. Por nuk e dhashë veten. I stërvitur mirë në mundje , pas një dyluftimi jo të gjatë arrita, habitërisht  të $lirohesha nga dy luftimimi me kufitarin.…

– Dhe $’ bëri kufitari”?- vazhdova unë plot kurreshtje

– Po nuk ishte kufitar ai ditëziu!..

– Po  kush ishte atëherë?!

– Një çunak, që nga pamja nuk dukej  t’i kishte mbushur të  njëzetat, që edhe ai si unë, rrekej të arratisej. Më shpjegoi pastaj se së bashku me një shok ishin nisur  enkas nga Elbasani dhe kishin arritur këtyre anëve. Shoku kishte mundur të kalonte kufirin, kurse ai, shumë i kapitur, kishte mbetur pas. Ishte fshehur në pyll dhe pasi kishte humbur gjurmët,  edhe ai kishte mundur të kalonte në… Jugosllavi. Dhe habitej se si një kufitar shqiptar po e ndiqte…

I shpjegova shkurt të gjorit se ai, vërtet  hedhur në tokën jugosllave, por i ndarë nga shoku, duke $arë përmes  errësirës, pa e  kuptuar,  kishte hyrë sërishmi në tokën tonë. Dhe kështu duke  pandehur, si kufitar,  se e kisha pikasur, ishte përleshur me mua. Për të qeshur dhe për të qarë!…

– Besoj se me kaq kjo ndodhi  mori fund?- pyeta unë.

– Jo,jo, se fundi pati  të papritura krejt të papashikuara…Me  atë  $unakun, më së fundi,  kaluam kufirin, që e njihja pëllëmbë për pëllëmë, por  për habi, pa ndeshur asnjë kufitar jugosllav, që kështu t’u doëzoheshim, te   posta e parë kufitare e jugollavëve, e cila  nuk duhej të  ishte larg. Ecëm jo shumë dhe  nëpër terr  na u shfaq një si kalibe. Nuk mora vesh nëse  ajo ishte posta kufitare.  Por  më bëri përshtypje se andej vinin britma  gazmore, thuajse atje se po bëhej dasmë… Ndaj, shend e verë, u afrova,  shtyva derën ,  por, për $do të papritur, me tytën e kallashiit të drejtuar përpara.  Ç’të shihja!.. Kufitarë jugosllavë  vetëm me benevrekë, që  për shtatë palë qejfe po ndiqnin.. një   ndeshje të botërorit të futbollit… Kur dëgjuan zhurmën ne derës që u hap,  kthyen këkën dhe,  për t’u  shqyer gazit, hopthi të tërë ngritën duart përpjetë…  Doemos, se panë dikë me uniformën e kufitarit shqiptar, i cili  kishte arritur jo vetëm të depërtonte në tokën jugosllave, por deri brenda  postës kufitare, dhe  ndoshta edhe  me të tjerë  nga pas,  tashmë do t’i përcillte  tutje kufirit, robër në Shqipëri!…

Ata…kufitarët armiq sa krahëngritur  nuk po ia krisnin  vajit..  Dhe merreni  me mend se zgurdulluan sytë  kur unë lashë kallashin në dysheme  dhe së bashku me $unakun ngritëm dhe ne duart përjetë…U bë zallamahi!….Ata më dorëzoheshin mua dhe një $unaku me duar në hava, dhe  shihnin se edhe ne,  po  u dorëzoheshim atyre!..  Nuk ishte parë e dëgjuar që dy palë kundërshtare t’u dorëzoheshin kësisoj njeri-tjetrit?!.

– Po ç’ndodhi atëherë?- ishte pyetja ime e fundit pa mbajtur gazin .

– Duke ua bërë me shenja u ftillova  se të dorëzuarit ishim unë dhe çunaku, dhe jo ata, pra kapësit… Veç t’i shihje atëherë se si  benevrekëmbathësit  gollomesh,  na u sulën harbutërisht, me lloj lloj të sharash, me siguri të ndyra, që u dilnin pa hesap nga goja . Dhe këta dhjeritës u trimëruan deri në atë pikë,  sa u bënë gati  edhe të na goditnin. Mirëpo njeri prej tyre   di$ zuri t’u rokaniste  kështu e ashtu….Dhe atëherë ranë squkë. Shihej faqeza , se ai benevrekas i kishte porositur  që as një qime floku të mos na preknin.  E kuptova aty për aty se kjo ndodhte se,  në një mënyrë, anë një tjetër, unë dhe $unaku  i  kishim në dorë. Mjaftonte që, kur komandantët e tyre të na merrnin në pyetje, t’u ftillonim  se ata kufitarë nuk na kishin kapur trimërisht ne kufi, kur ne orvateshim të futeshm klandestin$e në tokën jugosllave, por ishim ne, që pasi kishim kapëtuar  pa teklif kufirin,  i kishim gjetur kufitarët e tyre… sy$eltësorë të  asaj zone për faqe të zezë, duke ndjekur një ndeshje futbolli.

Ndaj, pasi na mbajtën atë natë në postë, të nesërmen që me sabah, na nisën në një qytet jugollav, ku u kërkuam eprorëvëe të atjeshëm të kufirit, strehim politik. Pasi na  shtrydhën   disa javë me turli pyetjesh, ata  na nisën për në Beograd, ku ambasada amerikane na dha vizën dhe pas disa ditësh fluturuam për në Amerikë.

Kështu   e mbylli bashkëbiseduesi im  rrrëfimin kaq angështues dhe gazmor, rreth    arratisjes së së tij gjatë një ndeshjeje futbolli të botërorit të vitit 1986.

Futbolli në skenën më të madhe ndonjëherë: Çfarë duhet të dini për Kupën e Botës 2026

Topi zyrtar i Kupës së Botës 2026 në një zonë tifozësh në Nju Jork, SHBA, prill 2026.

 

Ekrem Idrizi

Numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit. Kupa e Botës 2026 nis sonte – dhe me të fillon festa më e madhe e futbollit.

Për 39 ditë, 48 kombëtare do të garojnë për trofeun më të lakmuar në sport, në një Botëror që do të sjellë më shumë ekipe e më shumë ndeshje, dhe që premton më shumë spektakël se kurrë më parë.

Këtu mund të mësoni shumëçka për favoritët, yjet, formatin e ri të garës, oraret, biletat dhe zhvillimet që po e shoqërojnë turneun para fishkëllimës së parë.

Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada, shënon herën e parë që tri vende e organizojnë së bashku kampionatin që mbahet çdo katër vjet.

Ky do të jetë Botërori më i madh deri më tani sa i përket numrit të pjesëmarrësve.

Ndeshja hapëse e garës do të zhvillohet mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, në Meksiko Siti, të enjten, pra sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Finalja do të luhet më 19 korrik, në Nju Xhersi të SHBA-së.

Kush merr pjesë?

Kjo Kupë e Botës është e para që përfshin 48 shtete, për dallim nga Botërorët e mëparshëm, që kishin nga 32 sosh.

Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania, Spanja dhe Anglia janë në mesin e kombëtarëve të mëdha, që do të garojnë për trofeun më prestigjioz në futboll.

Këtij Botërori do t’i mungojë fituesja e katërfishtë e Kupës, Italia, që nuk arriti të kualifikohet, ashtu siç nuk arritën as Kosova dhe Shqipëria – megjithëse ishin afër, dështuan në plajof dhe nuk do t’i shohim për herë të parë në një Botëror.

Si zhvillohet gara?

Kombëtaret pjesëmarrëse sivjet janë të ndara në 12 grupe, me nga katër ekipe.

Dy ekipet e para në grup, me më së shumti pikë (fitorja siguron 3, barazimi 1), do të kualifikohen drejtpërdrejt në fazën e radhës të garës – e cila njihet si rrethi i 32 më të mirëve.

Pjesa e mbetur e rrethit të 32 më të mirëve do të përbëhet nga ekipet që do të zënë vendin e tretë në grup gjatë fazës grupore, dhe që do të kenë rezultate më të mira në përgjithësi. Gjashtëmbëdhjetë ekipe do të eliminohen në grupe.

Nuk do të ketë gjuajtje të penalltive për të përcaktuar ekipin fitues gjatë ndeshjeve në grupe. Por, në fazat e ardhshme, nëse një ndeshje përfundon me barazim, atëherë do të luhen edhe 30 minuta shtesë. Nëse prapë nuk ka fitues, atëherë do të zhvillohen penalltitë.

Në çfarë oraresh luhen ndeshjet?

Tifozët në Kosovë, dhe në Evropë në përgjithësi, duhet të përgatiten për net të gjata, ose për t’u zgjuar shumë herët në mëngjes, të paktën gjatë dy javëve të para të turneut.

Ndeshjet e Kupës së Botës fillojnë qysh pas mesnate për tifozët në Evropë, më saktë nga ora 1 e mëngjesit e tutje.

Ka, gjithashtu, ndeshje që nisin në orën 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë, por edhe në orët e përshtatshme si 18 dhe 21.

Plot 35 ndeshje të fazës së grupeve fillojnë mes mesnatës dhe orës 6 të mëngjesit, sipas kohës lokale në Kosovë.

Stadiumi "Mercedes-Benz Stadium" në Atlanta, SHBA, i cili është ndër 12 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.

Stadiumi “Mercedes-Benz Stadium” në Atlanta, SHBA, i cili është ndër 12 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit.

Edhe disa nga ndeshjet e fazës eliminatore nuk do të zhvillohen në orare shumë të favorshme, por shikuesit evropianë do të lehtësohen kur të mësojnë se gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në orën 21, sipas kohës lokale në shumicën e vendeve të Kontinentit të Vjetër.

Kush janë favoritët?

Dy prej kombëtareve që po shihen si favoritet kryesore janë kampionia e dyfishtë, Franca, si dhe Spanja, e cila e ka fituar kampionatin një herë.

Franca ka një skuadër yjesh, përfshirë Kylian Mbappen, Ousmane Dembelen dhe Michael Olisen. Spanja, ndërkaq, var shpresat te të rinjtë e talentuar, siç është 18-vjeçari Lamine Yamal.

Edhe kampionia në fuqi, njëherësh fituese e trefishtë e Botërorit, Argjentina, së bashku me favoritin tradicional, Brazilin – kombëtaren më të suksesshme në Botëror – kanë shanset e tyre reale.

Argjentina duke festuar fitimin e Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.

Argjentina duke festuar fitimin e Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.

Brazili synon trofeun e gjashtë botëror, i cili do të ishte i pari nga viti 2002.

Biletat e ndeshjeve

Organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, është përballur me kritika të ashpra për strategjinë e saj të çmimeve të biletave për këtë Kupë Bote.

Kur biletat dolën në shitje të përgjithshme në janar, çmimet silleshin nga rreth 122 euro deri në rreth 7.570 euro. Megjithëse disa bileta më vonë u ofruan me çmime më të ulëta, të tjerat janë shtrenjtuar ndjeshëm – deri në rreth 28.740 euro për finalen.

Çmimet e rishitjes janë edhe më të larta në tregun dytësor.

Në prill, platforma zyrtare e FIFA-s për rishitjen e biletave listonte katër bileta për finalen me çmim pak më të ulët se 2.3 milionë dollarë secila. Edhe pse FIFA nuk i kontrollon çmimet në këtë platformë, ajo përfiton një komision prej 30 për qind nga çdo rishitje.

Tensionet ndërkombëtare

Muajin e kaluar, FIFA konfirmoi se kombëtarja e Iranit e kishte zhvendosur kampin e saj nga Arizona në Meksikë, si pasojë e bombardimeve të nisura në shkurt nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.

Megjithëse një armëpushim hyri në fuqi në fillim të prillit, ka pasur sulme mes palëve kohë pas kohe.

Ditët e fundit pati raportime se futbollistët e Iranit do të lejoheshin të hynin në SHBA jo më herët se ditën e ndeshjeve të tyre, por kjo u hodh poshtë nga SHBA-ja.

“Këto komunikata janë të pavërteta. Falë zemërgjerësisë së presidentit Donald Trump, ekipi iranian do të jetë në gjendje të mbërrijë një ditë para ndeshjeve”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në SHBA.

Por, disa anëtarëve të ekipit iranian nuk iu lëshuan viza, përfshirë “anëtarë kyç të stafit drejtues dhe administrativ”, sipas Federatës së Futbollit të Iranit. Mes tyre: menaxheri i ekipit, dy analistë të ekipit, drejtori i mediave dhe një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas Ambasadës së Iranit në Meksikë.

Ndërkohë, gjyqtarit somalez të futbollit, Omar Artan, iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të “lidhjeve të tij me persona të dyshuar si anëtarë të organizatave terroriste”, sipas zyrtarëve amerikanë.

Artan – i shpallur gjyqtari më i mirë i Afrikës në vitin 2025 – pritej të bëhej somalezi i parë që do të gjykonte në fazën finale të një Kupe Bote, por iu mohua hyrja në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit të hënën, pavarësisht se posedonte pasaportë diplomatike dhe vizë amerikane.

Somalia është një nga 12 vendet që përfshihen në listën e ndalimit të udhëtimit, të vendosur nga presidenti Trump.

E trishtë- Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit Fatjon Bunjaku

Futbolli kosovar është goditur nga një lajm i rëndë. Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike futbollisti Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare.

Bunjaku, i cili së fundmi ishte pjesë e Elbasanit në Shqipëri, gjatë karrierës së tij kishte luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë, ndërsa kishte qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, ku konsiderohej një prej futbollistëve me perspektivë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga faqja zyrtare e fshatit Samadraxhë, e cila ka njoftuar se 22-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Vdekja e parakohshme e Bunjakut ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë reagime edhe nga klubet ku ai ka luajtur dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Bunjaku ka luajtur për Malishevën, Lirinë, Gjilanin dhe Trepçën.

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj mbron titullin kampion IBO ndaj britanikut Nnamdi në ringun e Londrës!

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka mbrojtur dje në mbrëmje (30 maj) titullin kampion bote të kategorisë IBO në peshën “criuserweight” (pesha deri 93kg).

 

Në stadiumin “OVO Arena Wembley” të Londrës, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve britanikun Austine Nnamdi.

Një fitore disi e vëshfirë por e merituar e boksierit lezhjan, që ishte përgatitur për t’u përballur me një tjetër rival, amerikanin Muhsin Cason. Por, ku i fundit, për arsye shëndetësore u detyrua të tërhiqej pak ditë para sfidës dhe vendin e tij e zuri britaniku Nnamdi.

Gjithsesi, Uldedaj bëri një paraqitje të mirë në ring, duke rivalizuar dhe patur epërsi shumicën e 12 raundeve, duke e merituar fitoren. Për boksierin shqiptar, shifrat janë të jashtëzakonshme: 22 fitore e vetëm 1 humbje në karrierë, kjo është hera e parë që e mbron titullin e fituar tetorin e vitit të kaluar.

Të shumtë ishin tifozët kuqezinj në stadium për të mbështetur boksierin shqiptar, që nuk i zhgënjeu, duke fituar e duke mbrojtur titullin. Panorama

PSG barazon rekordin e Realit dhe Ajaxit, me fitoren e djeshme

Paris Saint-Germaini ka forcuar vendin e tij në panteonin e gjigantëve të futbollit pasi kanë mbrojtur me sukses kurorën e tyre evropiane kundër Arsenalit.

Gjigantët francezë kanë arritur një nivel dominimi që rrallë është parë në historinë e sportit, duke barazuar një rekord që ka qëndruar për më shumë se gjysmë shekulli.

Paris Saint-Germaini janë vetëm skuadra e tretë në histori që fitojnë si kampionatin e tyre vendas ashtu edhe kompeticionin më prestigjioz të klubeve në Evropë në dy sezone radhazi.

Kjo arritje e jashtëzakonshme i vendos ata përkrah legjendarëve të Real Madridit të viteve 1950 (1956-58), dhe më 2016 deri më 2018 (tri herë radhazi) dhe ekipit ikonik të Ajaxit të fillimit të viteve 1970 (1971-73).

Ky sukses u konfirmua pas një nate të tensionuar në Budapest, ku parizienët treguan qëndrueshmëri për të mposhtur një Arsenali kokëfortë.

Duke siguruar si Ligue 1 ashtu edhe Ligën e Kampionëve në sezone të njëpasnjëshme, skuadra e Luis Enrique ka vendosur një nivel supremacie vendase dhe kontinentale që pak epoka në futboll e kanë parë ndonjëherë.

Vetë finalja ishte një përballje e vështirë që kërkoi gjuajtje penalltish për të ndarë dy kampionët.

Pas golit të hershëm të Kai Havertz, Paris Saint-Germain barazoi me Ousmane Dembélé, dhe ndeshja mbeti e barabartë deri në kohën shtesë.

Tensioni arriti kulmin kur Gabriel Magalhães goditi penalltinë vendimtare mbi traversë, duke i dhënë PSG-së fitoren 4-3 në serinë e penalltive.

Pavarësisht se skuadra franceze kontrolloi topin, kundërshtarët e tyre u treguan të vështirë për t’u thyer.

Arsenali regjistroi vetëm 24.7% posedim gjatë gjithë ndeshjes, që sipas “Opta” është shifra më e ulët në një finale të Ligës së Kampionëve që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2004.

Këmbëngulja e PSG-së në fund dha frytet e saj, duke i lejuar ata t’i bashkohen Real Madridit si klubet e vetme që e kanë mbrojtur trofeun në epokën e Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore shërbeu gjithashtu si një moment historik personal për Enrique, i cili tani është konsoliduar si një nga mendjet më të mëdha taktike në histori.

“Është edhe më speciale sepse e dinim para ndeshjes sa e vështirë do të ishte,” tha Enrique.

“Mendoj se është e merituar gjatë gjithë sezonit, edhe pse finalja ishte shumë e ngushtë.”

Spanjolli është vetëm trajneri i katërt që fiton tre ose më shumë Kupa Evropiane, duke iu bashkuar emrave si Carlo Ancelotti, Bob Paisley, Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola.

Aftësia e tij për të ruajtur fokusin në disa fronte njëkohësisht ka qenë forca shtytëse pas ecurisë rekord të PSG-së, duke krijuar një kulturë fituese që pasqyron dinastitë më të mëdha të së kaluarës.

VËSHTRIM MBI BOTERORËT EFUTBOLLIT – ARGJENTINA PËR TË TRETËN HERË PERENDESHË E FUTBOLLIT BOTEROR (KATAR, 2022)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

uke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Lajmi se FIFA kishte vendosur që Botërori i 21-të i Futbollit do të zhvillohej në Katar,  ngjalli habi në tërë ruzullin  tokësor , sepse ky vend me sipërfaqe 11.571 kilometra  katrorë dhe popullsi rreth 3 milonë banorë, ishte një liliput në Gjirin    Persik,  ngjitur me Arabinë Saudite, vend gjigand  me sipërfaqe prej 2.149.690 kilometra katrorë dhe me  rreth 34 milionë banorë . Dhe kishte fituar këtë privilegj në konkurencë të ashpër me vende të tilla si SHBA-ja, Koreja e Jugut, Japonia, dhe Australia!

Si mund të zhvillohej një botëror futbolli, për herë të par në një vend  të Lindjes së Mesme, ku temperaturat gjatë verës arrinin në …50 gradë dhe në mesnatë…40 gradë ?! Por, për shkaqet  e mësipërme  FIFA e kishte zgjidhur këtë problem, sepse Botërori   do të zhvillohej në këtë vend gjatë muajit… dhjetor. Të gjitha stadiumet do të ishin të pajisura me sisteme ftohjeje, të cilat siguronin që temperaturat të mos kalonin  kurrë 27°C, duke garantuar kështu kushte optimale loje dhe një mjedis të rehatshëm për shikuesit në çdo kohë.

Sidoqoftë, ky botëror pati një ve$ori ta panatyrshme: kampionatet kombëtare të  futbollit  të vendeve evropiane dhe shumë  vendeve të tjera të botës do të ndërpriteshin në dhjetor, për t’ia lënë vendin këtij botërori, dhe do të vazhdonin në janar të vitit tjetër.

Përveç Stadiumit Ndërkombëtar Khalifa,  me 45,857 vende, dhe i përfunduar  në vitin 2010, kur FIFA vendosi që Botërori  2026 të zhvillohej në Katar,  gjashtë nga shtatë stadiume të tjera që pritën Kupën e Botës,  ishin krejtësisht të reja, kurse një ishte një strukturë ekzistuese që iu nënshtrua zgjerimit.

Ja disa prej tyre: stadiumi Lusail me  88,966 ndenjëse, stadiumi Al Bayt, me 68,895 vende, i projektuar në formën e një tende beduine, të dy në Doha; stadiumi Al Janou me 44,325 ndenjëse, i ngritur  në Al Ëakrah, qytet satelit në juglindje të Dohas,  stadiumi 974, i quajtur kështu  nga kodi ndërkombëtar telefonik i Katarit (+974) me  44,089 ndenjëse , stadiumi i Qytetit të Arsimit me  44,667 ndenjëse, stadiumi Al Thumama me 44,400 ndenjëse. etj

Një rrjet i ri metroje, që përfshinte një total prej 320 km, u ndërtua posaçërisht për këtë ngjarje. Gjithsej për ndërtimin ose rikostrucionin e stadiumene dhe për  ndërtimin e objekteve të tjerajo sportive, u investuan reth 200 miliardë  $.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, që filloi më 24 shkurt të vitit  2022, dhe pas njoftimit të një sërë sanksioneve që do të ndikonin në pjesëmarrjen e Rusisë në veprimtaritë ndërkombëtare të futbollit, FIFA dhe UEFA pezulluan Federatën e Ruse të Futbollit nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare duke përfshirë çdo pjesëmarrje të mundshme  në finalet e Kupës së Botës Katar 2022.

 

Faza e ndeshjeve në grupe

 

GRUPI A

Në këë Botërori të zotët e shtëpisë, sidoqë pa përvojë ndërkombëtare,  pritej të gjunjëzonin Ekuadorin,  vizitor i disa botërorëve, por nuk ndodhi kështu, pasi ekuadorianët  fituan  pa shumë telashe 2-0.  Ishte hera e parë   që skuadra e një vendi  organzues i kuvendit më të madh të një botërori  futbolli të mos fitonte ose  barazonte në ndeshjen përuruese   të tij. Po me këtë rezultat Holanda mposhti Senegalin. Sfida midis këtyre dy fituesve u mbyll paqësisht 1-1. Ishin pastaj holandezët  që   mënjanuan përfundimisht Katarin nga ky botëror, (2-0),  duke bërë kështu që përfaqësuesja e tij të ishte e dyta që i jepte lamtumirën një botërori pas Bashkimit Jugafrikan, që kishte organizuar Botërorin 2010. Me fitoren 2-1 kundër ekuadorianëve, Senegali zuri n vendin e dytë në grup dhe u kualifikua dhe ai për  në betëjat e adhshmë të këtij botërori.

 

GRUPI B

Në këtë grup, Anglia, nënkampione Evropës, dermoi Iranin,(6-2), lojtarët e të cilit para fillimit të ndeshjes nuk kënduan himnin e tyre, në shenjë solidariteti me bashkatdhetarë të tyre, që protestonin kundër pushtetit diktatorial  të Khameneit. Dramatike pritej të ishte ndeshja  e amerikanëve kundër skuadrës iraniane. Dh kjo për arsye politike. Ajo zgjati  29 minuta për shkak të kontrollit të disa episodeve  në VAR, (10’ në pjesën e parë dhe 19’ në pjesën e dytë), duke e kthyer këtë ndeshje në më të gjatën e të gjithë botrorëve. Amerikanët, jo pa dritherime, fituan me meritë 1-0, pastaj barazuan 0-0 me anglezët , që pasi mundën Uellsin 3-0, u renditën të parët në grup duke lënë të dytët transaatlantikët e Veriut.

 

Grupi C

Të papriturën e parë e këtij botërori e koleksionoi Argjentina në ndeshjen hapëse të këtij grupi, e cila pas  35 ndeshjesh pësoi një humbje të befasishme nga Arabia Saudite. Fillimthi  udhëhoqën jugmamerikanët  me anë të një 11-metërshi,  të shndërruar në gol nga  Messi. Pritej tashmë një goleadë e tyre, por në pjesën e dytë  sauditët  e befas barazuan me anë të Saleh Al-Shehrit dhe jo vetëm kaq, por i shastisën kndërshtarët “prepotentë”, kur  shënuan golin e fitores me anë të Al-Dausarit. Në minutat e fundit, jugamerikanët me Mesin në krye, disi të $oroditur , nisën një mësymje  në ballë të gjëë por nuk mposhtën dot kështjellën kundërshtare. Kështu  beteja përfundoi 2 -1 për sauditët. Por në takimin e dytë kundër Polonisë së Leëndovskit ata,  dëshmuam se “e kishin kufirin deri te thana”, sepse humbën 2-0. Si të ndiqnin shembullin e polakëve,  edhe argjentinasit mposhtën Meksikën me të njejtin rezultat, që u përsërit pastaj në takimin e tretë që  Mesi me shokë e  fituan kundër polakëve  të Lëvandovskit.  Në këtë pështjellim, Argjentina u rendit e para, e ndjekur nga Polonia. Por polakët me golaverazh më të mirë u kualfikuan për në fazën e dytë pas…36 vitesh. Meksika dhe Arabia Saudite bënë gadi valixhet dhe u kthyen në shtëpi.

 

GRUPI D

Në këtë grup , ku bënin pjesë Franca, Danimarka, Auatralia dhe Tunizia, të papriturën më të madhe e shkaktuan danezët qëu renditën të…fundit, duke  grumbulluan vetem 1 pikë, (0-0) me tunizianët që mposhtën francezët 1-0.

Rezultatet:

Francë- Australi, 4-1; Danimarkë -Tunizi, 0 – 0; Tunizi – Australi 0-1; Francë – Danimarkë  2-1; Tunizi-Francë 1 – 0; Australi – Danimarkë 1-0.

Renditja: Franca 6 pikë, Australia 6, Tuniza 4 , Danimarka 1 pikë.

 

GRUPI E

Në ndeshjen e parë të Grupit E,  Japonia arriti një fitore surprizë kundër Gjermanisë, e cila kryesonte në pjesën e parë me anë të një 11-metrshi të Gundoganit dhe ishte favorite para ndeshjes, por që në pjesën e dytë pësoi dy gola nga japonezët  Doan dhe Asano. Në ndeshjen e dytë, Spanja i përmbushi parashikimet duke mposhtur lehtësisht Kosta Rikën 7–0, e ndihmuar nga dy gola nga Ferrán Torresit.

Në raundin e dytë, Kosta Rika siguroi një fitore të ngushtë, 1- 0 ndaj Japonisë, falë një goli nga  Fulleri, në një ndeshje të karakterizuar nga pak mundësi shënimi, ku skuadra kostarikane regjistroi  një gjuajtje të vetme në portën kundërshtare. Përballja midis Spanjës dhe Gjermanisë,  përfundoi në barazim 1-1 pas një goli nga  Morata në minutën e 62-të dhe një goli barazimi nga  Fëllkrug në minutën e 83-të, duke lënë të gjitha renditjet përfundimtare të grupit të vendoseshin në ditën e fundit të ndeshjeve.

Në raundin e fundit, Japonia mposhti Spanjën 2–1, duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke u kualifikuar për në raundin e 16-tave. Spanja, pavarësisht nga humbja, përfundoi në vendin e dytë dhe avancoi në raundin e 16-tave, ku do të përballej me Marokun. Në ndeshjen tjetër, Gjermania mposhti Kosta Rikën, 4-2, e ndihmuar nga dy gola të Havercit. Pavarësisht nga ky rezultati, Gjermania përfundoi në vendin e tretë për shkak të një diference të pafavorshme golash krahasuar me Spanjën, dhe u mëmnjanua së bashku me Kosta Rikën, e cila përfundoi në “bisht” të grupit.

 

GRUPI F

Ndeshja e parë e këtij grupi  midis Marokut dhe Kroacisë, përfundoi pa gola pas 90 minutash loje paqësore. Në ndeshjen e dytë, Belgjika siguroi një fitore të ngushtë 1–0 ndaj Kanadasë, falë një goli të  Batshuait. Ishte një ndeshje e luftuar fort, ku  kanadezët krijuan  raste të shumta,  përfshirë një goditje 11-metrshi të humbur. .

Raundi i dytë filloi me një fitore të papritur për Marokun ndaj Belgjikës, (2-0) n fillim të  pjesës së dytë nga  Saisi dhe  Abiukhlali. Në ndeshjen tjetër, Kroacia mundi Kanadanë 4- 1, duke e eliminuar kështu nga turneu. Në raundin e fundit të ndeshjeve, përplasja midis Kroacisë dhe Belgjikës përfundoi në barazim pa gola, pavarësisht  nga rastet  e shumta të krijuara nga skuadra belge. Ndërkohë, Maroku mposhti Kanadanë, 2 – 1, duke siguruar vendin e parë në grup dhe duke u kualifikuar për në raundin e 16-shes  për herë të dytë në historinë e tij (e para ishte në vitin 1986). Kroacia, nënkampione në fuqi e Kupës së Botës, përfundoi si nënkampione në grup. Belgjika dhe Kanadaja, duke përfunduar përkatësisht të tretat me 4 pikë dhe të katërtat me 0 pikë, u mënjanuan  nga ky botëror.

 

Grupi H

Nisi  me përballjen midis Uruguait dhe Koresë së Jugut, e cila përfundoi pa gola pas një përballjeje të barazpeshuar.  Në ndeshjen e dytë Portugalia mundi Ganën 3–2 në një ndeshje të luftuar që deri në $astet e fundin, që nuk pati  “armëpushim”. Kristiano Ronaldo, i cili shënoi një 11-metërsh në këtë ndeshje, u bë lojtari i parë që shënoi në pesë botërorë të futbolliit.

Në ndeshjen e dytë Gana siguroi një fitore 3-2 ndaj Koresë së Jugut,  pjesërisht falë një dygolëshi të Kudus, pasi koreanët kishin barazuar rezultatin në 2–2 me anë të golave ​​të #o Gue-Sungut. Portugalia mundi Uruguain 2–0, falë gjithashtu një dygolëshi të Bruno Fernandesit, duke siguruar kështu kualifikimin për në raundin e 16-tave, kurse fati i vendit të dytë kualifikues mbeti i pavendosur.

Në raundin e fundit të ndeshjeve, Koreja e Jugut  papritur gjunjëzoi  Portugalinë 2–1, me një gol të fitores në minutën e 91-të nga Huang Hi-#anit. Ky rezultat i kualifikoi koreanët për në raundin e 16-tave për herë të tretë.   Uruguajnët  siguruan një fitore ndaj Ganës me dy gola të të De Arraskaetas, por.. më kot. Portugalia u ul   “në poltronën e parë”  me 6 pikë, duke ia lënë ‘poltronën’ e dytë  koreano-jugorëtve me 4 pikë, aq sa dhe Uruguai, por  duke pasur  diferencë golash më të mire. Gana me tri pikë përfundoi në ‘poltronën’ e fundit.

 

GRUPI G

Ndeshja e parë e Grupit G midis Zvirës dhe Kamerunit u mbyll 1-0 për zviceranët. Në ndeshjen e dytë, Brazili mposhti lehtësisht Serbinë 2–0, falë një dygolëshi të  Ric$arlisonit. Raundi i dytë u hap me një fitore 1–0 për Brazilin ndaj Zvicrës, e vulosur nga një gol i Kazemiros në minutën e 83-të. Brazili kështu u kualifikua për në raundin e 16-të, kurse Serbia dhe Kameruni u kënaqën me një barazim  3–3 në një ndeshje ku serbët patën epërsi 3–1, të cilën  nuk arritën ta ruanin, që solli që të dyja skudrat të ruanin shpresa për kulifikim. Në ndeshjen   Zvicër- Serbi,  ndodhi një nga befasitë më emocionuese të këtij botërori: ajo pqrfundoi 3-2për zvcerano-shqiptarët e  Kosovës. Serinëe golave në 20’ e hapi Xherdan Shaqiri,  i cili së bashku me K.Ronaldon u bë futbollisti i parë zviceran që ka shënuar në tre botërorë radhazi,- më 2014, 2018 dhe, 2022. Kush nuk kujton që ai  pas shënimit të goli me pëllëmbë të hapura dhe të kryqëzuara në gjoks si krerët e shqiponjës, habiti shikuesit në stadium… Pas gjashtë minutash barazoi Mitrovi$i  për serbët, që  të hovëzuar shënuan golin e dytë me autor  Vlahovi$in.  Në fillim të pjesës së dytë ishte Freuleri,  bëri të kapitullonte skuadrën  serbe,e cila u mënjanua së bashku me Kamerunin, i  cili, sidoqoftë, zuri vendin e tretë.

FAZA ELEMINUESE

Raundi i 16-të

Tetë përballjet për raundin e parë të fazës eliminuese ishin: Holandë – Shteteve të Bashkuara, Argjentinë – Australi, Francë – Polonisë, Angli – Senegal, Japoni –  Kroaci, Brazil –  Koreja e Jugut, Marok –  Spanjë dhe Portugal -Zvicër.

Në ndeshjen e ditës së parë, Holanda mposhti Shtetet e Bashkuara 3-0, pjesërisht falë një loje magjepsëse  të Dumfries, i cili shënoi një gol dhe dha dy pasime, duke siguruar kështu kalimin në çerekfinale dhe duke mënjënuar skuadrën amerikanëe.  Në ndeshjen e dytë, Argjentina gjithashtu marshoi  në çerekfinale me një fitore 2 – 1 ndaj Australisë, falë golave ​​të Messit dhe Álvarezit.Ndeshjet në vazhdim  panë fitore të rehatshme për Francën ndaj Polonisë (3-1), falë  dy golave të  Mbappésë dhe për Anglinë ndaj Senegalit (3 – 0); Këto rezultate caktuan një përballje çerekfinale midis dy ekipeve fituese.

Në ditën e tretë të ndeshjeve, ndeshja midis Japonisë dhe Kroacisë përfundoi 1–1 në kohën e rregullt, duke i dërguar të dyja skudrat në kohën shtesë. Me rezultatin e mbetur të barabartë në 1-1, ndeshja u vendos përfundimisht nga  gjuajtjet nga pika e 11- metërave, që sollën fitoren e skuadrës  kroate e fitoi 3-1 kryesisht falë heroizmit të portierit të tyre, Livakovi$, i cili bëri tri pritje.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Brazili fitoi me rezultatin 4–1 ndaj Koresë së Jugut (duke paaur tashmë  epërsi të padiskutueshme 4–0 në pjesën e parë),  dhe duke u kualifikuar kështu për një ndeshje çerekfinale kundër Kroacisë.  Në ditën e fundit  Maroku mundi Spanjën me 11-metërsha, duke mënjanuar kështu befasisht  ‘Furitë e kuqe  ‘ kundër të gjitha parashikimeve dhe  për të arritur në këtë mënyrë në çerekfinale për herë të parë në historinë e tyre. Kështu, marokenët  u bënë skuadra e katërt afrikane që arriti në çerekfinalet e një botërori , pas Kamerunit në Itali, (1990), Senegalit në Botërorin  Koreja  e Jugut-Japoni, (2002) dhe Ganës në Botërorin  Afrika e  e Jugut,(2010). Takimi, e cila përfundoi 0–0 pas kohës shtesë, u fitua 3-0 nga  marokenët  pasi skuadra spanjolle humbi çdo 11-metërsh që gjuajti.

Në ndeshjen e ditës së fundit Portugalia mënjanoi Zvicrën me një fitore të madhe 6 -1, falë dhe  një tregolëshi të  Ramosit, duke arritur çerekfinale për herë të tretë në historinë e saj.

FAZA #EREKFINALE

Kroacia e vogël u ndodh përballë Brazilit gjigand, ashtu si edhe Holanda përballë  Argjentinës; Maroku do  të kryqëzonte “shpatat” me Portugalisë e K. Ronaldos  dhe dy ‘shemrat e vjetra Anglia  dhe  Franca do të ‘kacafyteshin’ me njera- tjetrën.

Çerekfinalja e parë, midis Kroacisë dhe Brazilit, u vendos me gjuajtje 11-metërshash, pasi koha e rregullt mbaroi 0-0 dhe koha shtesë gjithashtu në barazim 1-1, falë golave ​​të Neimarit për ‘Sele$aon’, sic mbiquhet përfqësuesja braziliane  dhe Petkovi$it  për Kroacinë. Skuadra kroate i shndërroi në gola të katër 11-metrshat e  shigjetarëve të saj saj,  ndërsa vetëm  brazilianët Rodrigo dhe Marquinjos gjetën rrugën e rrjetës. Kroacia kështu eliminoi Brazilin ,4 -2 me serinë e  ‘lotarisë së  penaltive’ duke siguruar paraqitjen e tyre të dytë radhazi në gjysmëfinale.

Përplasja midis Holandës dhe Argjentinës përfundon 2–2 në kohën e rregullt: argjentinasit, pasi kishin marrë  ‘arratinë’ me dy gola  të Molinës dhe Mesit, më pas  u arritën nga holandezët në ‘tablonë e fundit’ të aktit të dytë, falë dy golave ​​të Ëeghorstit . Rezultati mbeti  i pandryshuar gjatë kohës shtesë  dhe në  ‘të shtënat e 11-metërshave”, që pasuan, argjentinasit  ngadhënjyen,  4-3.

Fati  ndeshjes midis Marokut dhe Portugalisë  u vendos nga një gol i  En-Nesirit në minutën e 42-të të pjesës së parë; pavarësisht nga  rastet e shumta të krijuara nga Portugalia, ky gol i vetëm i siguroi fitoren Marokut, që kështu  mënjanoi Portugalinë me rezultatin 1 – 0,  duke dërguar një ekip afrikan  për herë të parë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Çerekfinalja e fundit, midis Anglisë dhe Francës, u fitua nga francezët, të cilët shënuan në pjesën e parë  me një gol të #uaménisë. Nëë fillim të pjesës së dytë, anglezët barazuan me një goditje penalltie nga Kejni, por Franca rifitoi epërsinë me një gol të Olivier Xhirusë. Vetëm pak minuta para përfundimit të ndeshjes, anglezët fituan   një11-metërsh.Kejni gaboi nga pika e bardhë dhe kështu francezët u hodhën në gjysmëfinale.

GJYSMËFINALET

Në gjysmëfinalen e parë, Argjentina mposht Kroacinë 3–0, falë një penaltie të shndërruar në gol nga Messi dhe një dygolëshi të  Álvarezit, duke u bërë kështu finalistja e parë e turneut dhe duke arritur në finalen e Kupës së Botës për herë të gjashtë.

Në gjysmëfinalen e dytë, Franca mposht Marokun 2–0 me golat e Theo Hernández dhe Randal Kolo Muani, dhe  bëhet   finalistja e dytë e turneut, duke arritur në finalen e Kupës së Botës për herë të katërt, ( paraqitja e tyre e dytë radhazi pas fitores së tyre në 2018 kundër Kroacisë).

FINALJA PER VENDIN E TRETË

Ndeshja për vendin e tretë u zhvillua midis Kroacisë dhe Marokut. Ndeshja u fitua nga skuadra ballkanike me rezultatin 2–1, pas golave ​​të kroatëve  Gvardiol dhe  Orshi$, të ndarë midis  nga goli i marokenit Dari. Kroatët siguruan kështu  për herë të dytë  radhazi vendin e tretë, pas paraqitjes së tyre debutuese në Botërorin RUSI 2018, duke dëshmuar se jo rastësisht arrinin  një skses të tillë.

FINALJA

Ajo  u luajt më 18 dhjetor midis Argjentinës dhe Francës. Të dyja ekipet e kishin fituar këtë dy herë më parë. Golat e parë nga Messi dhe Di María i dhanë Argjentinës epërsinë 2-0 kundër francezëve. Pavarësisht nga zëvendësimet  në pjesën e parë, Franca  nuk arriti të shkrehte asnjë predhë në portën kundërshtare, ndaj trajneri Deshamp u detyrua në 70’ të bënte disa ndërrime të goditura.  Disa minuta më vonë, gjyqtari polak  dha një11-metrësh për ta, pasi Kolo Muani u rrëzua në zonën e rreptësisë nga Otamendi. Mbapéja shënoi  11-metërshin ‘pa iu dridhur qerpikët’ dhe me po aq siguri, pa kaluar dy minuta,  depozitoi në porten argjentinase golin e dytë. Me rezultatin e barabartë me dy gola secili ekip, ndeshja shkoi në kohën shtesë. Pa kaluar shumë minuta, Messi shënoi golin e tretë në  minutën e108-të. Duke e  e shpënë Argjentinën drejt ‘limanit”  të fitorës? Megjthatë, nuk ishte i këtij mendimi Mbapeja, që duke u penguar  përsëri brenda zonës së rreptësisë, fitoi një tjetër 11-metërsh që e shndërroi përsëri në gol, duke u bërë kështu lojtari i dytë që arrin të shënojë një tregolësh në finalen e një botërori pas  anglezit Hërst  në finalen Angli-RF Gjermane në vitin 1966.  Me rezultatin e barabartë 3–3, fati i  ndeshjes u përcaktua nga lotaria e 11-metërshave. Argjentina fitoi finalen, pasi shënoi të gjithë goditjet e saj,  kurse  kundërshtarët shënuan vetëm… dy. Kjo regjistroi  fitoren e tyre të tretë në Kupën e Botës dhe të parën që nga viti 1986.

Kampionia e botës u shpërblye nga FIFA me 42 milionë $, kurse nënkamionia me 30 milionë $.

ARGENTINA- Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; Di María, De Paul, Fernandez, Mek  Allister; Mesi, Hulián Álvarez. Trajner. Skaloni.

FRANCALoris; Koundé, Varane, Upamekano, Theo Hernández; Grizmann, #uaméni, Rabio, Dembélé, Giru, Mbappé. Trajner : Deshamps.

Gjyqtar – Marciniak, (Poloni)

Gola172- 172,

Golëshënuesi më I mirë –  Mbape, 8 gola

xxx

Ashtu si Fileas Fogu i romanit “80 ditë rreth botës” i shkrimtarit të famshëm  francez  Zhyl Verni, edhe në bëmë një   “ekskursion”,  vitesh rreth botërorëve planetit të futbollit, për  të arritur në Botërorin e Futbollit SHBA, Kanada,  Meksikë, (11 qershor – 19 korrik)

 

 

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT – BOTËRORI I FUTBOLLIT,  PËR HERE TË PARE NË RUSI,  POR “CARESHË”  KURORËZOHET FRANCA (Rusi, 2018)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Që nga humbja 16-0 e Rusisë kundër Gjermanisë në Lojërat Olimpike të Stokholmit më 1912, përfaqësusja olimpike, këtë radhë e Bashkimt Sovjetik, pikërisht pas gjysmë shekulli, pra, më 1952  zbriste sërishmi  në mejdan në Olimpiadën e Helsinkit dhe arrinte deri në gjysmëfinale, ku mundej nga “shemra” e saj, përfaqësuesja  olimpike e Jugosllvisë së Titos, me të cilën Stalini i kishte qëruar njëherë e mirë hesapet më 1948,  duke e përzënë nga  “vatha” komuniste. Për ironi të fatit, do të mundej prej saj në gjymëfinale, dhe, me t’ u kthyer në Moskë, futbollistët e gjorë “do të hanin dajak” dhe do të shpërndaheshin bashkë me drejtuesit anëekënd si “zogjtë e korbit”, sepse nuk kishn mbrojtur edhe atje në fushë  idealet marksiste-leniniste  ndaj renegatëve  titistët çartabesë.

Por në botërorin 2018 përfaqësesja ruse, vinte me goxha tituj  në krahëror: kampione se Evropos më 1958,  nënkampione më 1972, 1988 dhe  vendin e katërt më 1966 në botërorin Angli ‘64..

Në   11 stadiumet qyteteve ruse ku do të zhvillohehin ndeshjet e këtij botërori, midis të cilëve në Moskë, Sankt Petërburg, Rostov mbi Don, Kalingrad, Krasnodar, Samara, Podolsk, Kazan… jo vetëm tifozët rusë, që në rusisht quhen  ‘balelshiki’, por, mbi të gjitha qeveria ruse  me “car”  Putinin në krye prisnin të zhuritur që, në mos kampione, Rusia    paktën  të ishte në podium e nderit midis më të mirave.

Nga “sitën” e kualifikimevei ishin kacafytur  128 skudra nga “lëmshi” tokësor , por vetëm 32 të ndara  8 në grupe, erdhën për të kaluar muajin “e mjaltit futbollistik”  në qytetet ruse, nga ku do të dilnn 16 “bajlozët” që do të vazhdonin betejat  në rrethin tjetër  të “ferrit”, sipas regullit “humbe, mbprapsht në shtëpi!”.

Në grupin e parë  Uruguai dhe Rusia përcollën pa ceremoni çiftin afro-aziatik   Arabi Saudite dhe Egjipt , madje kjo e fundit iku me duar bosh pa asnjë pikë, duke vajtur mungesën e shenjëtarit  magjik Salah.

Edhe në grupin e dytë çifti iberik Spanjë-Portogali përcolli çiftin  afro-aziatik Iran-Marok, ndonëse iranianët   u  “kërryen dy iberikëve   nga një pikë  dhe vunë përposh Egjiptin, gjithnjë  pa Salahun e dëmtuar.

Franca dhe   Danimarka në grupin e tretë, kliente hijerënda të botërrëve , përcollën  gjithashtu pa ceremoni Perunë jugamerikane dhe Australinë e kengurëve, që arriti t’i zhvaste një pikë danezëve nordikë.

Në një kohë që kroatët me 9 pikë të plota  zunë vendin e parë në grupin e katërt, pasardësit e   Maradonës që i ndiqte me trishtim në shkallët e  stadiumeve, me  vetëm  një pikë më shumë se Nigeria, zunë vendin e dytë, kurse islandezët ‘akullorë’  u strukën në vendin e fundit, shumë larg paraqitjes së Europianit të  dy viteve më parë, ku kishin arritur të mënjanonin Anglinë.

Brazili, pesë herë perandori i futbollit botëror ‘duke marrë përkrahu’ Zvicrën e kosovarëve Xhaka, Shaqiri,  Mehmeti…  që me dy golat e tyre gjunjëzuan  Serbinë arrogante, zunë vendet e para ne grupin e pestë, dhe serbët dhe pas tyre kostarikanët u mënjanuan.

“Kështjella gjermane”  u rrënua pas predhave të   meksikanëve dhe koreano-jugorëve në grupin e gjashtë, dhe për herë të parë  pasuesit e Bekenbauerit, Mylerit dhe Netcerit, që më 1971 i kemi parë edhe në Tiranë, u larguan  të kërrusur nga arena e botërorëve. Në këtë grup u kualifikuan Suedia dhe Meksika.

Asgjë e beftë nuk ndodhi në grupin shtatë, ku Belgjika dhe Anglia  u dhanë lamtumirën Tunizisë dhe Panamasë, tepër modeste në këtë botëror.

Grupi i tetë dhe i funditit ishte thuajse   i “të parëve midis të barabartëve”, ku në ‘kolltukët ‘ e parë  u ulën  Kolumbia pastaj  Japonia, që la pas Senegalin me pikë të barabarta, por me golaverazh më të mirë se kolumbianët . Habiti Polonia, që mbeti e fundit.

Nisi kështu faza, ku të tetë $iftet fituese, ashtu si në një arenë gladiatorësh do të kapërtheheshin me njera- tjetrën pa hesape,  për “për jetë  a vdekje”.

Ishin dy golat e Mbapesë në 64’ dh 68’, që i sguruan fitoren Francës në përplasjen me  Argjentinën, e cila në minutën e fundit nuk mundi  veçse të shkurtonte largësinë me anë të Agueros në takimin që u mbyll  4-3 për   “blutë”.

Edhe në takimin Uruguai-Portogali ishte Kavani që me dy gola në 7’ dhe 72’ i dha pasaportën e çerekfinaleve Uruguit, duke zhgënjyer Ronaldon me shokë, që dy vjet më parë kishn rrëmbyer Europianin 2016.

Spanja,  nuk mundi të shkonte më larg se barazimi në takimin me rusët,  të zotët e shtëpisë; madje ata shënuan në  12’ pas goli të   Ignatievi$it në …porten e vet,  por gabimin e tij e shleu Zjuba me 11-metërsh. Me lotarinë e 11- metërshave, Rusia pa meritë të veçantë u hodh në çerekfinale.

Brazili më gola të Neimarit në 51’ dhe Firminos në 88’mundi të mposhtte meksikanët, të cilët  jo rallë kanë qenë për ta “kockë që nuk kapërdihet lehtë”.

Më  vështirë e pati Belgjika në takimin me Japoninë…Deri në minutën e fundit rezultati ishte i barabartë 2-2, me golaë Vertonghenit dhe Felainit në 69’dhe 74’ për belgët, dhe 48’ dhe 52’ nga Haraguçi dhe Inui në 52’për aziatikët këmbëshpejtë.

Zvicra gjithnjë me shqiptarë të prirë nga Shaqiri, nuk mundi të “çante akullnajat” para portës suedeze, për më tepër pësoi një gol fatal nga Forserbgu dhe për fat të keq u largua nga ky botëror.

Anglezi Kejn shënoi një gol nga pika e 11-metrëshit në takimin me Kolombinë, dhe kur pritej të triumfonte, bash në minutën e fundit ishte Mina që barazoi . Edhe në shtesën prej 30 minutash, këto shifra nuk lëvizën. Vetëm me  lotarinë e 11-metërshave anglezët mundën  të ngadhnjenin….

 

Erdhën dhe   çerekfinalet…

 

Epërsia e francezëve ndaj urguajanëve ishte e padiskutueshme; megjithatë, “blutë”depozituan në portën e këtyre të fundit  vetëm dy gola; me anë të Varanit n në 40’ dhe  të Grizmanit në 61’.

Dhe ja e papritura më e madhe e këtij botërori… Brazilianët, pesë herë fitues të Kupës së Botës, u përulën para stuhisës belge. Me sa dukej ndikoi edhe autogoli  i Fernandinjos në 13’, që solli edhe golin e De Bruinit në 31’. Në pjesën e dytë Brazili mundi të shënonte me anë të Augustos  të vetmin gol të “ngushullimit” ‘ në 76’, por jo më shumë… Ishte kështu dështimi  i katërt i kësaj skudre radhazi që nga viti 2002, kur ishte ngjitur në piedestalin e fitores.

Me golat e Megairit dhe Alit, përkatësisht në 30’ dhe 69’, Anglia i dha fund aventurës suedeze në këtë botëror.

Rusia u mposht nga Kroacia lilipute. Loja e rrëgullt përfundoi 1-1-  me gola të #erishevit për rusët në 31’ dhe 39’ të  Kramari$it. Pastaj në shtësë  shënoi Vida (101’) për kroatët   dhe barzoi Fernandezit, (115’) për të zotët e shtëpisë… Por këtë radhë lotaria e 11-metërshave u priu ballkano-perendimorëve 4-3,dhe Rusia doli kokulur nga ky botëror dhe bashkë me të edhe… Putini.

Në gjysmëfinale “komshinjtë”, Franca dhe Belgjika dhanë spektakël , ku të dyja skudrat humbën raste shënimi, por dhe portierët u bënë ‘diga’ para portave të tyre, sidomos    Kurtuai i belgëve. Por Umtiti  me goditijen e tij të kalibruar  në 51’ u dhuroi  fitoren francezëve.

Kroatët dëshmuan ndaj anglezëve se jo më kot kishin arritur deri në këtë pikë të lartë të botërorit, kur, edhepse pësuan gol që në 5’ të shënuar nga anglezi   Triper, nuk u befasuan, shënuan  golin  e barazimit me anë të nga  Perisi$it dhe  mposhtën   Anglinë në shtesën e lojës në 109’ me  golin  i Manzukiçit.

Kështu në finale e zhvilluar në stadiumn  “Luzhniki”  të   Moskës  në prani të 78.001 spektatorëve dhe 10 burrave shtetarë, me Putinin në krye, u përplasën  Franca dhe Kroacia. Blutë fituan 4-2, por fillimi i ndeshjes solli një gol aksidental në portën e kroatëve , që luajtën  më mirë në pjesën e parë: në 18’ pas një faulli të paqenë të dhëë në dëm të tyre nga gjyqtari argjentinas Pitana, Kroacia pësoi një autogol nga  Manzukiçi në 28’, dhe pas barazimi t të Perisi$it 10 minuta më vonë, ajo u godit nga një 11-metërsh rastësor, të kthyer në gol  nga Grizmani. Kur francezët kishin arritur në kuotën e katër golave me anë të Pogbasë ,( 59’) dhe  yllit në ngjitje Mbapesë, (65’), kroatët shënuan golin e dytë, por edhe ai rastësor me anë të Manzuki$it, (69’).

Skuadrat u paraqitën në fushë me këto përbërjre:

 

Franca- Loris, Pavar, Varan, Umtiti, Lukas, Pogba, Grizman, Mbape, Kante, Matuidi, Zhiru.

 

Kroacia- Subaçiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Perisiç, Modriç, Brozoviç,  Rebiç, Manzukiç.

 

Gjyqtar Pitana, (Argjentinë).

 

Në takimin për vendin e tretë, duke mundur Anglinë 2-0 me gola të Munierit dhe Hazardit,  Belgjika, edhe ajo lilipute si Krocia, dëshmoi se ishte një superfuqi  e padiskutueshme në ‘mexhlisin’  e futbollit botëror.

 

Golshuesi më i mirë  u shpall anglezi Kein me 6 gola, nga të cilët 3 me 11-metërsh.

 

Golin më të shpejtë   e  shënoi danezi Jorgensen në minutën e parë të ndeshjes Kroaci -Danimarkë,  (1-1), në kohën e rregullt.

 

Lojtari më i mirë u cilësua Modriçi, (Kroaci), portieri më i mirë Kurtua, (Belgjike).

 

Në 64 ndeshjet e Botërorit 2018 u shënuan 169 gola, (2.64 për ndeshje)  dhe  u ndoqën nga 3.045,376 shikues.

 

Mafia italiane planifikoi rrëmbimin e Van Bastenit te Milani, por Interi u bë shkak për të ndryshuar mendje

Një zbulim tronditës ka dalë në dritë pas më shumë se 30 vitesh. Mafia italiane kishte planifikuar rrëmbimin e legjendës holandeze të Milanit, Marko van Basten.

Sipas ish-anëtarit të mafias, Xhampaolo Manka, organizata kriminale e drejtuar nga Renato Vallanzasla kishte vëzhguar sulmuesin për muaj të tërë me synimin për të kërkuar shpërblim.

Megjithatë, plani u anulua për një arsye të pazakontë. Vallanzaska ishte tifoz i zjarrtë i Milanit dhe nuk donte të dobësonte skuadrën e tij të zemrës duke favorizuar Interin.

“Ishim shumë pranë njëri-tjetrit dhe Renato ishte një tifoz i zjarrtë i Milanit, siç edhe unë. Më tregoi se kishte në plan të rrëmbente Marko van Basten dhe të kërkonte një shpërblim. Njerëzit e tij po e vëzhgonin lojtarin prej muajsh”, zbuloi Manka në rrëfmin e tij tronditës për “Corriere della Sera” pas kaq kohësh.

PANORAMASPORT.AL

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT (BRAZIL, 2014) NGADHNJIMI GJERMAN DHE STONIMI I SHURDHAN I SAMBAS  BRAZILIANE- Nga SKIFTER KËLLIÇI

 

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

 

Kostoja për organizimin dhe ndërtimin e stadiumeve  të reja, rrugëve, aeroporteve, hoteleve për turistët, në qytetet ku u zhvilluan ndeshjet e këtij botërori, arriti shiftën marramendëse… 14 miliardë $. Më larta në historinë e botërorëve të futbollit.

Valës  së rrëmbyeshme të protestave që kishin nisur qysh një vit më parë, për shkak të këtyre shpenzimeve skandaloze, iu shtuan protesta të tjera, madje dhe gjatë  ditevë të botërorit.

Romario, ish-futbolllist  i njohur i përfaqësueses braziliane, pastaj   figurë politike, e përcaktoi këtë botëror si “grabitjen më të madhe në historinë e vendit të tij “, dhe kërkoi të bëhej një hetim i thelluar, për të gjetur  se si ishin perdorur këto fonde. Një pjesë e mirë e tyre kishte përfunduar në sferat korruptuese të organizuesve dhe qeveritaëve. Por veting nuk pati, si sot në Shqipëri, që edhe ai zvaritet e zvaritet dhe nuk ështëgjithmonë i…plotë.

Zhgënjimin më të madh  në grupin B dhe në këtë botëror e solli  Spanja, si$ e kemi parë, perandoresha e Boërorit Afrikë 2010, e cila, edhe për gabime foshnjarake të portierit Kasijas, i cilësuar “doreza e artë”  e botërorit të kaluar afrikan,  doli nga fusha e shpartalluar  5-1, pas valangës së golave të Van Pirsit (2), Robenit, (2)  dhe De Vrijit , kur golin ‘e ngushullimit’ për të e arkivoi Alonso.

Bëri bujë fitorja e Kolumbisë, ( 2-0), kundër Uruguait të fortë  Kavanit dhe Suaresit,  që luajnë përkatësisht  me PSG-në dhe “Barcelonën”. Me dy gola të shkëlqyer të Rodriguesit ,  kolumbianët u hodhën  në fazën tjetër të finaleve.

Franca, pasi kaloi “në vrimë të gjëlpërës”, përligji epërsinë ndaj  Nigërisë me dy gola të Pogbës  dhe Jobos  në 70 dhe 90+1.

Edhe gjermanët hoqën ‘picirin’ që të $ky$nin portën hermetike te Algjërisë, duke na sjellë ndërmend se po kaq pisk e kishin pasur ata në takimin e zhvilluar m  në Botërorin Spanjë ’1982,  kur kishin humbur 1-2.…  Këtë radhë  i mposhtën  ata, po me të njejtin rezultat, por vetëm në shtesën e lojës prej 2×15 minuta, me gola të Shurles dhe Ozilit në 92’ dhe119’.

E njejta dukuri u pa dhe në takimin e Argjentinë kundër skuadrës zvcerano-kosovare. Shprehem kështu, sepse në përbërjen e kësaj të fundit ishin shqiptarët  e  Kosovës  Xhaka, Mehmeti, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili, pra thuajse gjysma e saj….Dhe të mendosh se në rast se goditja e Mehmetit në minutat e fundit të  kohës së regullt, do të përfundonte fatalisht në shtyllë dhe jo brenda portës , kjo skudër do të kishte arritur në $erekfinale dhe nuk dihej se $do të ndodhte më pas. Pastaj në 118’ ishte De Maria i cili shënoi të vetmin gol të fitores për skudrën e  Mesit…

Që Brazili po $alonte gjitnjë e më shumë, këtë e dëshmoi takmi  kundër Kolumbisë, i përshkruar nga lojë e tendosur… Brazilianët, gjithsesi, dolën të fituar, (2-1). Eshtë e vërtetë që Neimari u dëmtua nga një ndërhyrje e rëndë, por është po aq e vërtetë që   kolumbianët  edhe mund të kishin fituar…

Nisi të shkruhej dhe kapitulli  ½  të finaleve. Gjermania ishte ndeshur më 2002 në finale me Brazilin e fenomenit Ronaldo, që e kishte përcjellë atë  me dy gola, pa pësuar asnjë.

Por  këtë radhë, brenda gjysmë ore, edhe për faj të mbrojtësve të $oroditur brazilianë,  Myleri në 11’, Klose në 23’,  Kroosi në 24’ dhe 26’  dhe Khedira në 29’ Shurle , 69’, 79’, disa minutamë pas e shpunë rezultatin në 7-0 për ‘teutonët’ e pamëshirshëm, si dikur në Mesjetë…Ishte  me të  vërtetë për të mos u besur syve!..

Brazilianët mbase kujtonin takimin final kundër Uruguait me 1950… Po atëherë kishin dalë edhepse të humbur 1-2, kishin luajur plot dinjitet. Kurse këtë radhë u shpartalluan 7-0…dhe mbase shifra e golave mund të kishte qenëedhe me e lartë, por gjermanët u treguan ‘fisnikë’,  dhe, si t’i mishironin kundërshtarët për herë të  ‘frikshëm ‘pot të katandisur  këtë gjendje të përvajshme, e mbyllën ‘valvolën’ me kaq..

Finalja e këtij botërori,  zhvilluar më 13 qershor 2014, në stadiumin  “Marakana” të Rio de Zhaneiros , prani të 74.738 shikuesve, u bë pronë  për t’u ndarë midis  Gjermanisë dhe Argjentinës. Ashtu si më 1986 në Botërorin Meksikan kur kishte fituar Maradona me shokë, (2-1), dhe kur 4 vjet më pas, në Botërorin Itali 1990  nafaka, u  kishte buzëqeshur  gjermanëve, që kishin fituar pas 11-metërshit, jo pa polemika,   të shndërruar në golin e fitores nga Brehme.

Gjermanëve  iu deshën plot dy orë  kapërthimesh si të gladiatorëve të lashtë, ku herë ata herë argjentinasit gati sa nuk vunë njeri-tjetrin me shpatulla në ‘rërën’  e arenave. Si$ ndodhi në shtesën e lojës,  ku  Iguaini, i cili,  i ndodhur vetëm para portës, u hipnotizua,  gjuajti jashtë, dhe humbi shansin më të mirë që pas vitit 1978, ta $onte për të tretën  herë  skuadrën e tij në Olimpin  e futbollit botëror.

Për ironi të fatit ia la këtë detyrë  Gëtces, i cili zëvendësoi Klosen,  që pa ngurrim gjuajti dhe shënoi atë gol aq të dëshiruar…Kështu Gjermania për të katërtën  herë, (1954, 1974, 1990, 2014),  u shpall skudra më e mirë e rruzullit tokësor.

 

Përbërjet e skuadrave:

 

Gjermania – Noier, Lahm, J. Boateng, Humeles, Hëvedes, Kramer, (Shurle), Shvainshtaiger, Myler, Kroos, Ozil,  (Mertesaker), Klose,  (Gëtze);

 

Trajnetr Lov;

 

Argjentina – Romero, Zabaleta, Demikelis, Garai. Roho, Maskerano, Bilia, Perez, (Gago), Laveci, (Palacio), Mesi, Iguain, (Aguero); Trajner Sabela;

 

Gjqtar – Ricoli, (Itali)

VËSHTRIM MBI BOTËRORËT E FUTBOLLIT- SPANJA, PER HERË TË PARË MBRETËRESHË E BOTËS ( Afrika e Jugut,  2010)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

Të papriturën  më të bujshme  në këtë botëror  sollën ndeshjet e grupit F, ku Italia, 4 herë kampione  e botës, zuri vendin e parë, por… nga fundi, me  dy barazime të  vuajtura  me Paraguain dhe Zelandën e  Re, kjo e fundit  pa asnjë traditë në futboll, dhe një humbje me Sllovakinë, (2-3)  që u kualifikua së bashku me Paraguain, kryesues i këtij grupi.

Koreja e Veriut, edhe ajo si shemra e saj, Koreja e Jugut, pas një “ agjërimi “, që nga botërori Angli 1966, ku i kishte shkaktuar Italisë një nga humbjet më skandaloze (1-0),  kishte arritur  përsëri të depërtonte në  radhët 32 finalisteteve  të  këtij botërori.

Mirëpo,  këtë radhë,  jo vetëm nuk arriti të ndiqte shembullin ‘e shemrës’ së mësipërme, por grumbulloi …0 pikë, me 11 golatë pësuar, ndonëse mbeti e ngushulluar  me humbjen  dinjitoze 1-2 ndaj xhonglerëve brazilinë, të cilët zunë vendin e parë  në këtë grup, , të ndjekur nga Portogalia dhe Bregu i Fildishtë, edhe kjo skuadër tjetër afrikane,  që ashtu si Nigeria dhe Kameruni, u largua plot trishtim nga ky botëror.

Sidoqoftë, udhëheqësit e lartë koreano-veriorë i dënuan futbollistët me punë të rënda ‘edukuese’, sepse  nuk i kishin përvetësuar mirë “mësimet e Kim Ir Senit”, themeluesit të Koresë komuniste, ndaj dhe ishin mbuluar me turp…

Ndoshta takimi më dramatik i këtij botërori ishte ai midis Gjermanisë dhe Spanjës. Gjith$ka u zgjidh pas golit të  mbrojtësit   spanjol Puiol në minutën e 73-të. Kjo ndeshje në fakt duhej të ishte finalja e këtij botërori.  Kaq emocionuese, por edhe kaq me ritëm,  me kaq pasazhe tërheqëse!

Them kështu, sepse finalja e këtij botërori  Spanjë -Hollandë pak të kujtonte finalen e një botërori. E pra, në fushë lëvrinin yje  të futbollit botëror. Ishte e habitshme se si  këta aktorë të mëdhëj për dy orë rumbullak  të jepnin një shfaje kaq të mërzitshme, e cila u zgjidh me golin Iniestës në minutën e 116!..

 

Përbërjet e takimit final, të zhvilluar në stadiumin FNB të Johanesburgut, në prani të 84,490 shikuesve:

 

Spanja- Kasijas, Serxho Ramos, Pike, Puiol, Kapdevila, Buskuets, Havi Alondo, Havi, Pedro, Iniesta, Vila, ( zevendësues-Navas, Fabregas, Torres);

 

Trajner De Boske;

 

Hollanda- Stekelenburg, Van der Virl, Heitinga, Mathisjen, Van Brokhorst, De Jong, Roben, Kuit, Snejider, Van Persi;

 

Trajner- Van Marijk;

 

Gjyqtar- Web, (Angli).

 

VËSHTRIM MBI BOTERORËT E FUTBOLLIT- ITALIA PËR TË KATERTËN HERË KAMPIONE E BOTËS (GJERMANI, 2006)- Nga SKIFTER KËLLIÇI

Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).

Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.

 

 

 

Pritej që Brazili të hakmerrej kundër francezëve për humbjen e tetë vjetëve të shkuara në finalen e  Parisit, por në fazën finale pesë herë kampionët e botës u gjunjëzuan nga një një gol i rrallë i Anrisë në 57 ‘ dhe u kthyen të zhgënjyer në atdhe pa Kupën e Botës.

…Gjysmëfinale e parë Gjermani – Itali…Gjermanët kujtojnë takimin e  36 vjetëve me axurrët. ”Vaterloja” meksikanase, nuk duhej të përsëritej. Por sa larg ishte ky dyluftim nga ai  i 36 vjetëve të shkuara, kur në një grusht minutash të shtesës prej 30 minutave u shënuan plot pesë gola  dhe italianët fituan 4-3.

Në këtë takim, pas 119 minutash,  ashu siç  zbërdhëllen një velë  e vetmuar në horizontin e një deti të dremitur, si$ shkruan poeti i madh rus, Lermontov në një poezi të tij, ashtu  zbardhëllenin  t’ë kapitura’  shifrat  0-0. Por  këtu ndodhi $udia. Pikërisht atë minutë mbrojtësi  Groso, dhe pa kaluar mirë 60 sekonda edhe  Del Piero, depozituan në portën kundërshatre dy gola  që i shastisën gjermanët.

Dhe të mendosh se para fillimit të takimit, drejtuesit e stadiumit, për të nxitur skuadrën e tyre, kishin lënë të bu$iste nga fortafolësit  melodinë  e këngës  “Nota magjike”, të  kënduar nga $ifti italian Xhana Manini dhe Eduardo Benato, me të cilin ishte hapur Botërori ’90 në Itali. Por kur u kujtuan ta hiqnin, ishte vonë.

Si$ pohoi në fund të takimit mbrojtësi italian, Materaci:  “…të frymëzuarit nga kjo këngë ishim ne dhe jo gjermanët”.

Kështu pas tetë vjetësh ‘transalpinët’, si$ quhen francezët nga italianët, u ndodhën përballë axurrëve që kërkonin për herë të katërt të ishin zotëruesit e Kupës se Botës.

U përsërit pak a shumë po i njejti skenar. Por pas  një skandali. Kjo ndodhi në 114’, kur Zidani, me  një kthesë të befasishme, si të ishte dem, iu sul Materacit  e goditi në gjoks dhe e përmbysi…. Dhe ta pret mendja që gjyqtari, i sinjalizuar nga anësori,  e dëboi me karton të kuq. Si$ doli më pas, italiani e kishte sharë Zidanin me origjinë algjeriane, nga… nëna, a motra.

Pastaj  puna arriti te …penalltitë. Dhe kjo ndodhi pasi Zidani kishte hapur serinë e golave me 11-metërsh në 7’, kurse Materaci më vonë ishte ngritur  si periskop mbi lëmshin e fanellave blu- kaltëroshe të të dyja palëve dhe kishte barazuar, 1-1.

Pirlo, Materaci, De Rosi dhe del Piero nuk përsëritën gabimin e  francezëve, ve$anërisht të Trezegezë dhe kësisoj italianët, pa  shkëlqim, jo vetëm në këtë betejë, por edhe  gjatë tërë botërorit, u ulën  për të  katërtën  herë në fronin e mbretëtëreshës .

 

Italia – Bufon, Zambrota, Kanavaro, Materaci ,Groso, Gatuzo, Pirlo, Kamoranezi, (Del Piero), Perrota, (De Rosi)),Toti, Toni, (Iakuinta);

Franca – Bartez, Sanjol, Turam, Galas, Abidal, Riberi, (Trezege), Viera’, (Diara’), Makelele, Zidan, Maluda, Anri, (Vilfor).

Ishte e dyta herë pas Botërorit USA ’94 që fati i kampiones së botës zgjidhej me 11-metërsha. Në takimin  Brazil-Itali gaboi Baxho, ndër më të mirët në fushë. Në takimin e fundit, ai  që gaboi ishte Trezegeja, që  në fund të pjesës së dytë kishte zëvendësuar Riberinë dhe ende nuk ishte ambjentuar me lojën.

 

Finalja

 

Itali – Francë  1-1, (5-3  me shtesë dhe 11-metërsha), në Stadiumin Olimpik, të Berlinit, (89.00 shikues);

 

Gjyqtar-Elizonfo, (Argjentinë);

 

Golëshënuesi më i mirë Klose (Gjermani), 5 gola.

 

Futbollisti më i mirë, Zidan, (Francë)

Detaje të reja nga gazetarja pranë Milanit: Ibrahimoviçi nuk duronte Taren, vetëm ai festoi kur…

Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Alegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.


Monika Kolombo ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Kaljarit. Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive zbulon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.

“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.

Skuadra ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektiv që i ishte kërkuar Masimiliano Alegrit dhe Igli Tares në fillim të sezonit. Me një rezultat të tillë do të ishte e pamundur të largohej trajneri dhe drejtori sportiv, pavarësisht se këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç, nuk duronte asnjërin prej tyre”, shkruan gazetarja italiane.

Dje ishte Xherri Kardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL


Send this to a friend