7 Mars, dita e bukur e Mësuesit.
Një festë tepër e veçantë dhe si è tillë është e bukur. Kujtoj në ketë ditë mësuesit e mi të parë: Babanë tim Margarit Dilo, xhaxhanë Qirjako Dilo dhe Hallën Viktori Dilo, të cilët më mësuan të shkruaj e lexoj qysh 5 vjeç.
Atyre në radhë të parë ua dedikoj gjithë çka jam në këtë drejtim, që qysh i vogel u dashurova me penën dhe librin.
Kujtoj plot krenari e kënaqësi që Gjyshi im ILIA DILO SHEPERI, hartuesi i Gramatikës më të mirë Shqipe, (“libri i shejte që i rezistoi kohës dhe i para priu gjuhës së njehësuar”), hapi në Sheper që më 1906 shkollën Shqip dhe 11 vjet më von gjithë shkollat e Zagorisë i ktheu Shqip, në shkollën e Nivanit jepte mesim djali i tij Qirjakua, atëhere 15-vjeç! Ndërkohë në vitet më von Margariti( djalë tjeter i Ilisë), hapi në Sheper shkollën e parë të natës.
Respekt të veçantë ruaj për Mësuesit e mi në gjithë vitet shkollore, e konkretisht për mësuesin e klasës së parë, të mrekullueshmin Qirjako Konomi, i cili na e bënte shumë të bukur dhe tërheqës mësimin e Abetares dhe Këndimit.
Mësuese Amali (Juanidhi ) Pali, një mësuese model që gjithë nxënësit i trajtonte si ti kish fëmijët e vet, mësuese Folite (Kulo) Peri, një mësuese dhe kjo model dhe e dashur si dhe mësuese Amalia.
Më pas në shkollën 8-të vjeçare, shkollë që kish diçka të veçantë, se ishte në shtëpinë e Andon Zako Çajupit, kisha fat të kem mësues si Evjen Peri, ( vlen të përmend që ky mësues sa metodik dhe i përkushtuar, botoi në fillim të viteve ’70-të një libër me krijime të nxënësve, ku përfshiu në të dhe dy-tri poezi të miat). Librin e shkroi me makinen e shkrimit të shkollës.
Mësues të tjerë në ato vite në atë shkollë si Vangjel Xhamballo-mësues aq i dashur me gjithë nxenesit-, Simo Peri, Thimjo Peçi,
Timoleo Caca, Jolanda e Aristidh Muzha, Androkli Çajupi( Nashi),Liri Kagjini,Lame Çapi etj.
Në kl. e tetë , të cilën e mbarova në Fier, kisha mësues si Eli Papà, Timo Lule, Minevera …, Vasil Kristopulli, Peçi Ndreu, Hava… etj.
Të mrekullueshëm, të dashur e respektuar të gjithë.
Respekt të madh ruaj kur kalova në shkollën e mesme( Gjimnazi “ J. Kilica”-Fier), ku kisha Profesorë të shkëlqyer, si Arqile Prifti, Bardhyl Kalaja, Lartim Isufaj, Natasha Çomora, Edmond Lule, Enver Skendo, Zhaneta Dushniku,Marjeta Koshovari, Pellumbesha Cakrani, Genci Hysenbegasi, Leonidha Liço,etj.
Ndersa në gjimnazin “ Partizani”-Tiranë: Frederik Nasi, Urim Ruçi, Tarik Llagami, Ylli Kruja, East Pazari,
në Gjirokastër( gjimnazi “ AsimnZeneli”):
Nashi Ksera, Tomor Tushe, Hasan Poga, Alqi Jani,Vangjel Kllapi, Dashamir Mezini, Petrit Alikaj, Kosta e Ana Makarjadhi, etj.
Me fat gjithashtu kam qënë që ketu në emigrim në vitet e Kolegjit kam pasur Profesorë të tillë si Kozeta e Qemal Zylo, Ilir Hysa, Geraldo Montone( Arberesh), Prof. Shatalin( ish Profesor në një nga Universitetet e Moskës), prof. Sullivan etj.
Sa me fat kam qënë këtu në emigrimin e largët, që kam njohur e jam miqësuar me dy etalone: motrat Juka (Safete dhe Lume), dy Profesoresha që nuk mund ti krahasoshë me dikë për nga dija, kultura.
Apo me profesor Repishtin, një intelektual kalibri që është tepër i veçantë, oqean dije!
Këtu, në një mbledhje me prindërit kur njëra nga vajzat ishte në shkollë të mesme njëri nga profesorët që më tha se kish pasur dhe miqësi me xhaxhanë tim Janin, sa hyra mu drejtua me një shqipe të bukur e të pastër në bisedë…
E pyes, ku e kini mësuar gjuhën shqip aq bukur?!
Më thotë me buzëqeshje dhe kënaqësi: “ kam pasur Mësuesen më të mirë në botë-zojën Lume Juka”.
Mësuesit për nxënësit janë gjithcka. Kështu u edukuam në familje që mësuesit ti respektojmë shumë, duke na thenë që janë si prindër të dytë.
Duke qënë të përkushtuar për mësimdhënie dhe edukim, bëjnë atë që dhe pse vitet kalojnë ata ngelen të respektuar për tërë jetën.
Komentet