Shkon Beni te Goni për gosti.
– Grua, na bej nga një kafe, thotë Goni.
– Bëje vet, hajvan, a po e sheh se po shikoj telenovelat, – ia kthen ajo.
Kështu Goni i gjorë i luti edhe të githë anëtarët e familjes, dhe askush nuk lëvizi nga vendi.
Ditën tjetër, i erdhi radha Gonit ta vizitojë Benin.
Posa hyri në dhomë, gruaja e Benit ua solli kafet, vajza dhe djali i tij rakinë dhe mezet, prindërit e Benit jipnin cigare…
Goni u befasua me gjithë këtë gosti, dhe nuk iu durua pa e pyetur:
– Të lutem, më thuaj si ia arrite që kaq shumë të t’respektojë tërë shtëpia?
– Shumë lehtë, erdha një ditë nga puna dhe e pashë macen që ishte ulur në kolltukun tim.
I thashë, largohu mace se të jap karton të verdhë. Macja vazhdoi të flejë. Kete here e lashe vetem me nje paralajmerim.
Ditën e dytë sërish erdha nga puna dhe macja sërish në kolltukun tim flinte.
– Largohu mace se ta jap kartonin e verdhë, ajo fare nuk lëvizi, dhe unë ia dhashë kartonin e verdhë!
Erdha ditën e tretë dhe maca sërish në vendin tim. Prap i thashë me të mirë: – Mace, largohu, e ke nje karton të verdhë, ta jap të kuqin.
Macja fare nuk lëvizi. -Më vjen keq moj mace, ja kartonin e kuq. Pastaj e mora revolen dhe bum, e vrava macen.
– Po mirë o Beni, çfarë lidhje ka kjo me njerëzit e tu dhe respektin që ta bëjnë? – pyeti Goni i habitur.
– Ne shtepi te une të gjithë e kanë nga nje karton të verdhë- ia ktheu Beni
Komentet