voal.ch – COVID-19 shuan në moshën 57-vjeçare kantautorin e njohur Kujtim Prodani. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku merrte trajtim mjekësor.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije kushëriri i tij Voltan Prodani. “O ZOT.!!! Fluturon Kujtimi yne i shtrenjte!!!!! Cfare dhimbje….. Nuk mund ta pranoj … O Zot. Aty Lart do kesh mbretin dhe mbretereshen tend”, shkruan ai.
Njoftimin për infektimin me COVID e bëri vetë Prodani në datë 30 Dhjetor teksa publikoi edhe foton nga reanimacioni me maskë oksigjeni në fytyrë./
“Ju flet Corona..”, koronavirusi i mori jetën, pak muaj më parë Kujtim Prodani i kushtoi këngë
Teksti: Persida Asllani
Orkestrimi: Sajmir Cili
Ju flet Corona..!
Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta
Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie
As dashurinë ta ndash në vakte racionale
Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.
I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie
Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!
Trenin, avionin, raketat dhe poezitë
Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.
E tani, rregulloren e vetmisë studion
I flakur në shtrat gjersa mendja fiket
Formulat magjike ti sjell ndërmend
Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.
Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër
Ashtu të trembur si në klasën e parë
Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo
Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!
Por frymën ma ndal pika jote e lotit
Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret
Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes…!
Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,
I humbur n’betejën time përjetësisht
Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur
Që si ëndërr e keqe të kujtoi
Të jesh njeri,
Thjeshtë njeri,
I mirë siç lind,
Dashurisht njeri…!
Komentet