voal.ch – Në Zvicër mbi 5000 infeksione dhe 87 vdekje të tjera 5,086 infeksione të reja janë raportuar sot nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Ka patur 190 shtrime të mëtejshme në spital dhe 87 vdekje pasojë e Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 363,654 raste ndërsa vdekjet në lidhje me sëmundjen janë rritur në 5,203.
Mesatarja e infeksioneve ditore të llogaritura në bazë javore është rritur përsëri.
Aktualisht qëndron në mbi 3,900 raste të infektuara në ditë.
12,187 njerëz janë në izolim, ndërsa 11,893 në karantinë, si dhe 142 persona të tjerë që janë në zonat e konsideruara në rrezik./BAG.ch/eb