Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë
në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund,
duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd
ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu,
si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…
Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht…
Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë,
një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore,
shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë….
Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde,
ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja…
Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit.
R.I.P
Komentet