DASHI
Një projekti ri ose një situatë e re pune, ngrenë krye. Do jeni të mbushur me forcë vullneti dhe gjallëri për të zgjidhur gjithçka. Ndonjëherë do krijoni armiq me dëshirën që keni për të patur gjithnjë të drejtë. Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10 para se të reagoni keq ndaj një punëdhënësi apo një përgjegjësi. Ti di të të kapësh çdo mundësi, nëse ruan qetësinë. Me hënën e plotë në shenjë, dashuria është në evoluim. Luftrat e vjeshtës kanë nisur dhe mund të të sjellin kënaqësi të mëdha, varet se si do i marrësh gjërat. Afërdita do jetë shumë aktive në sektorin e punës dhe në iniciativat e reja. Por që në shtator bashkëpunimet janë në rinovim. Gjithë javën do keni Hënën aleate për takime me dashuri të vjetra dhe të reja. Takime që ia vlejnë: Me një Binjak mbrëmjen e 7 tetorit.
DEMI
Asgjë e mirë në horizont dhe deri diku do t’ju pengojë edhe krenaria. Jeni gati të jetoni mondanitetin me shpirtin e aventurës. Fundjava do të jetë e mbarë për beqarët, të cilët mund të eksperimentojnë pa u kufizuar. Keni shumë ndërhyrje të përditshmërisë që ju kërkojnë të respektoni ritmet. Tregohuni ambiciozë. Hëna e plotë tek Dashi, që komploton me Marsin në pozicion të njëjtë, arrin të provokojë diskutime antipatike në ambjentin tuaj. Kontrollohuni sepse mund të ketë pasoja në të ardhmen tuaj. Nuk keni nevojë të provokoni sherre. Dashuria gjithsesi do triumfojë. Takimet që këshillohen: Nëse doni të ndiqni Afërditën, këshillohet të takoheni me një Virgjëreshë.
BINJAKËT
Do keni paqe dhe harmoni të shqisave. Jeni të fortë dhe të paparashikueshëm në punë. Dëshironi të merrni më të mirën nga fëmijët tuaj dhe përpiqeni të përmirësoni paraqitjen. Janë të shumta mundësitë për të takuar njerëz të rinj dhe të zgjeroni rrethin e njohjeve. Puna shkon shumë mirë nëse keni biznes tuajin: mundësi të reja për të shfrytëzuar. Përballojeni stresin duke i riparuar gjërat në sekondë. Mund të kesh besim tek njerëzit që të duan të mirën. Në dashuri është momenti për të riparë këndvështrimet e tua. Do keni shpenzime të reja të çdo lloji. Edhe pse Afërditën e keni kundër, nuk do të thotë se keni mungesë dashurie, vetëm mungesë mirëkuptimi nga personi tjetër. Por nëse jeni single, jeni të lirë për të fluturuar nga ‘një lule në tjetrën’. Shkëlqyeshëm puna dhe bizneset. Në datat 7 dhe 8 parashikohet pasuri. Takimet që ia vlejnë janë me një Peshore.
GAFORRJA
Ndryshime dhe kontrata duket se do ju ndjekin këtë javë. Periudhë e shkëlqyer për shitje dhe blerje. Keni nevojë për miqësi të reja. Mundësi të mira për të programuar me sukses një udhëtim. Këtë javë do keni shumë sfida: Shiko çfarë nuk shkon dhe ndërhyni për ta zgjidhur. Gjej pak kohë për familjen. Për t’u frikësuar pak nga Hëna tek Dashi, e cila tregohet agresive ndaj jush. Gjithsesi punët apo bizneset do shkojnë shumë mirë. Këtë javë do shihni thuajse gjithçka. Takim i këshillueshëm me një Virgjreshë. Ajo mund të bëjë shumë për ju, nëse bashkëpunoni.
LUANI
Kjo është një periudhë ‘eksplozive’. Disa ndodhi bëjnë të keni shqetësim të fortë të brendshëm. Jeni një lumë me fjalë të hidhura kur nuk ia dilni më dot. Në punë dhe në jetën private këshillohet të bëni kujdes nga stresi i tepërt. Hëna e plotë sjell surpriza të paparashikuara dhe mesazhe romantike të papritura. Dashuria është dialog.
VIRGJËRESHA
Do jeni optimistë dhe me besim tek e ardhmja, kjo falë Afërditës në shenjë. Një projekt profesional ju dhuron kënaqësi. Ditët më të mira do jenë në pjesën qendrore të javës dhe mund të takoni një mik të vjetër që keni kohë që nuk e shihni. Do të të njihen përpjekjet dhe të pëlqen mirënjohja. Këtë javë rutina nuk do të të ndihmojë shumë, është momenti për të qenë i/e ndërgjegjshëm/e për vlerat që ke. Do dini të jeni joshës.
PESHORJA
Dielli shkëlqen në sektorin tuaj, yjet mundësojnë një dashuri që nuk e kishit menduar. Viti 2021 do jetë viti juaj dhe me ndërhyrjen e Saturnit do keni shumë mundësi të reja. Po dilni nga një vit i vështirë dhe miq jo shumë të sinqertë. Ty nuk të duhet një partner që të plotëson, e ke një brenda vetes. Në situata konfliktuale, fitorja do jetë në anën tënde.
AKREPI
Mundësi të mira rilindjeje personale dhe profesionale. Jeni plot ide, të bindur për të ardhmen tuaj. Një propozim që do ju vijë, do shenjojë nisjen e një bashkëpunimi fitues. Jeni të mbushur me iniciativa edhe në dashuri: nëse me partnerin lumturia është e siguruar, një hap i madh do hidhet. Nuk ju pëlqen të rrini në vend numëro, por me Mërkurin dhe Uranin kundër, disa programe mund të mos i realizoni. Përballojini vështirësitë me ironi dhe shmangni çdo pengesë mendore për t’i lënë vend qetësisë shpirtërore. Dashuria mbi të gjitha është njohja reciproke.
SHIGJETARE
Do përmirësoheni në punë dhe do keni intuitë për t’iu përgjigjur enigmave tuaja personale. Një javë e shkëlqyer ku do kujtoheni se asgjë nuk është rastësi dhe jo gjithçka është ashtu siç duket. Gjithçka ka një fund, edhe gjërat e trishtuara. Nuk të nevojiten gjërat sipërfaqësore dhe fjalët, edhe pse mund të vijnë nga miqësi të vjetra.
BRICJAPI
Hapa para në fushën e zemrës për ata që janë të pavendosur. Mundësi të mira për takime të reja për ata që janë single, sidomos në ditët e mesit të javës, ku nuk do mungojnë projektet profesionale dhe bashkëpunimet e reja. Jeni të fortë në punë, sidomos nëse keni një aktivitet tuajin. Ke gjithçka duhet për ta transformuar një situatë të vështirë në një mundësi, por duhet të besosh në intuitën tënde. Qëndroni të hapur me botën dhe mundësitë që ofron. Në dashuri kërkon lidhje të thellë.
UJORI
Marsi ju bën shumë të fortë, gati për të treguar idetë dhe përmbajtjen tuaj. Diçka duhet modifikuar në sferën e miqësive. Jeni gati për të shkëputur marrëdhëniet me të shkuarën dhe të mendoni për të ardhmen në një këndvështrim më të qetë dhe të lirë. Një mik, një njeri i afërt me ju duhet larguar nga jeta. Largohuni nga ata që ju bëjnë të vuani. Nëse mundesh, program një udhëtim për të vënë një ndarje mes teje dhe gjërave që nuk të interesojnë më. Ke nevojë të eksplorosh në vetmi, pa ndërhyrje.
PESHQIT
Duhet të sqaroni pozicionin tuaj sentimental me një partner të së shkuarës ose të sqaroni keqkuptimet në punë. Jeni një lumë me projekte dhe ide. Më mirë të ktheni faqe nëse një miqësi apo një flirt i sapo lindur nuk ju pëlqen. Suksesi është të shihni brenda vetes dhe t’i qëndroni besni ideve tuaja edhe pse nuk pëlqehen nga të gjithë. Neptuni dhe Jupiteri ju hapin rrugën, duke ju sjellë siguri dhe kujdesin që ju nevojitet. Dashuria është intimitet dhe besim.
Komentet