Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.
“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.
Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.
Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.
“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.
Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit
Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.
Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.
Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.
Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.
“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.
Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.
“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.
Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.
Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.
“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.
Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.
Ervin Salianji ka mbërritur në selinë e PD, ku është pritur nga simpatizantë demokratë në hyrje të godinës.
Në seli ai u prit nga deputetja e PD, Ina Zhupa.
. . .
Një kompani nga veriu i Kosovës, në pronësi të një të akuzuari për pastrim parash, ka përfituar kontrata publike me vlerë miliona euro nga buxheti i Serbisë – madje edhe pas sulmit të a . . .
Nga Facebook
7 Korrik 2025
Edi Rama po tallet me te gjithe
Shumë mirë që e prishën atë zhgarravinën në Theth. Duhen prishur shumë zhgarravina të tilla. Duhen proceduar dhe . . .
Mund të qëndrosh një jetë të tërë në hije, brenda një institucioni shkencor dhe universitar, pa bërë asgjë tjetër përveç një doktorature. Pastaj të rrotullohesh rreth saj për 17 . . .
Koment
Lufta e gladiatorëve në Kuvendin e Kosovës po vazhdon!Kjo luftë politike ka vazhduar prej vitësh , por që tash ka eksploruar në mënyrën më të keqe të mundshme.Kosova po përballë . . .
Sipas projektit paraprak të ndarjes territoriale më 2014, territori i Shqipërisë parashikohej të ndahej në 12 qarqe dhe 36 bashki. Por pasi në procesin e miratimit të projektit u . . .
“Toka e Zjarrit” është termi që përshkruan sot Shqipërinë në përballjen e saj me mafian e plehrave dhe zjarret që vihen qëllimshëm në landfill-et e plehrave.
Në këtë “Tokë”, plehr . . .
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në v . . .
Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor
Anëtarët e një ekipi televiziv të Deutsche Welle u sulmuan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor , tha agje . . .
Përfundimisht e DJATHTA ka ngelur jetime dhe politikisht është krejt e papërfaqësuar!
Kjo si në Shqipërinë Londineze ashtu edhe në Kosovë!
– Në Shqipëri në periudha të caktua . . .
Nga mast/al
USAID menaxhoi 42 miliardë dollarë ne vit.
Pas gati gjashtë dekadash veprimtarie, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pushon së ekzistuari nga dje, që ndër . . .
Lida është nëna e 16 vjeçares së talentuar, Blertës, talent i ri ne balet dhe nje vajze qe premtonte shume.
8 vite me pare, ajo shtrohet papritmas ne spital, per te kuruar nje m . . .
Komentet