“A do të kisha imagjinuar ndonjëherë̈ që njeriu, kjo qenie që Zoti e krijoi sipas shëmbëlltyrës së vet, mund të jetë kaq afër kafshës? Tashti po e kuptoja se ç’domethënie kishin ato hyjni pagane, gjysmë njeri e gjysmë kafshë, si centaurët e sirenat! Në burg kam njohur gjithë poshtërsinë e njeriut, gjithçka që është trashëgim shtazor tek ai, nga egoizmi i egër që arrin të urojë vdekjen e shokut për t’i vjedhur bukën, te frika e marrë shtazore që errëson jo vetëm arsyen, por deri edhe ndjenjat”.
Pothuaj njëkohshëm, Primo Levi i dalë nga kampi i përqendrimit dhe Arshi Pipa në burgun e Burrelit, pyesin, nëse është vallë njeri, ai burrë që përplaset me kaq dhembje me jetën ose nëse mbeten njerëz ata që ju janë zhveshur liritë dhe ju nëpërkëmbet dinjiteti. Pikërisht për të shpërfaqur përmasat e tij të jashtëzakonshme intelektuale, Qendra Kombëtare e Librit mbajti një takim në 100-vjetorin e lindjes së Arshi Pipës.
Drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli tha se pas 50 vitesh censurë ai vjen i plote dhe vuri në dukje rolinne tij si kritik. Më tej, poeti e studiuesi Primo Shllaku tha se: “Arshi Pipa asht nis me ardhe po nuk ka mberri. Se si është kjo punë, që dikush niset por nuk mundet me mbërri, duhet me e kuptu si dukuri te kulturës shqiptare. Ai ka qenë kritik, e kritika asht vendi ma i lartë i artit”.
Duke gjetur rezistencë në pranimin e të arratisurit nga komunizmi në larminë letrare e kritike, një meritë e madhe ju tha botuesit të tij, Myftar Gjana. Primo Shllaku tha se “Gjana ka bere përpjekje për ta futur ne kurrikulat mesimore”. I pranishëm ishte edhe Plator Kalakula, nipi e Pipës. “Mua me vjen keq qe vepra e Arshiut i lihet dashamiresise se botuesit te tij i cili ka bere shume per botimin dhe për futjen në kurrikulat shkollore”.
Filozof, poet, shkrimtar e kritik, i burgosur e mandej i arratisur nga vendi, një ndër personazhet më të vecantë e më eruditë të Shqipërisë, për natyrën e Pipës, për trashëgiminë e tij intelektuale, nipi foli shkurt. “Nuk dua të ndalem më te antikomunizmi i tij. Ai ishte antifashist e pastaj antikomunist sepse ishte natyrë antitotalitare”.
Veprat e Pipës, emri i tij dhe vetë ai, arritën të kthehen vetëm pas 1990-ës. Botimet që ka lënë kanë dëshmuar kohët e burgut. “Kanali” mbetet dëshmi e forte e shtypjes ne kampe. Shumecka e tij u shkrua ne letra cigaresh qe i nxori nga burgu fshehurazi dhe i mori me vete kur u arratis. (BalkanWeb)
Nga Facebook
7 Korrik 2025
Edi Rama po tallet me te gjithe
Shumë mirë që e prishën atë zhgarravinën në Theth. Duhen prishur shumë zhgarravina të tilla. Duhen proceduar dhe . . .
Mund të qëndrosh një jetë të tërë në hije, brenda një institucioni shkencor dhe universitar, pa bërë asgjë tjetër përveç një doktorature. Pastaj të rrotullohesh rreth saj për 17 . . .
Koment
Lufta e gladiatorëve në Kuvendin e Kosovës po vazhdon!Kjo luftë politike ka vazhduar prej vitësh , por që tash ka eksploruar në mënyrën më të keqe të mundshme.Kosova po përballë . . .
Sipas projektit paraprak të ndarjes territoriale më 2014, territori i Shqipërisë parashikohej të ndahej në 12 qarqe dhe 36 bashki. Por pasi në procesin e miratimit të projektit u . . .
“Toka e Zjarrit” është termi që përshkruan sot Shqipërinë në përballjen e saj me mafian e plehrave dhe zjarret që vihen qëllimshëm në landfill-et e plehrave.
Në këtë “Tokë”, plehr . . .
Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në v . . .
Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor
Anëtarët e një ekipi televiziv të Deutsche Welle u sulmuan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor , tha agje . . .
Përfundimisht e DJATHTA ka ngelur jetime dhe politikisht është krejt e papërfaqësuar!
Kjo si në Shqipërinë Londineze ashtu edhe në Kosovë!
– Në Shqipëri në periudha të caktua . . .
Nga mast/al
USAID menaxhoi 42 miliardë dollarë ne vit.
Pas gati gjashtë dekadash veprimtarie, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pushon së ekzistuari nga dje, që ndër . . .
Lida është nëna e 16 vjeçares së talentuar, Blertës, talent i ri ne balet dhe nje vajze qe premtonte shume.
8 vite me pare, ajo shtrohet papritmas ne spital, per te kuruar nje m . . .
Ihar Karnei në Lituani në qershor 2025, pas lirimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja të 14 të burgosurve të regjimit të Aleksandr Lukashenkos në Bjellorusi.
Shërbimi i Bjellorusisë i REL . . .
Mbetjet mortore të Fata Bektiqit u gjetën në një varr pranë Potoçarit në qershor të vitit 2021, ndërsa analiza e ADN-së dhe identifikimi përfunduan në janar të këtij viti. (Foto: Letërn . . .
Komentet