E gjeta kete fjalen zallamahi te nji perkthim i A.Camus,ku citonte: ska ma hall se kur te gjykojne pa gjyq
( normalisht edhe kjo ban pjese ne zallamahine).
Po kam qejf me i than dy fjale ne shkodranishte, se sikur me mushen mushknite me oksigjen kur flas ne shkodranishte edhe pse jetojme ferrin ne parajse.
Me siguri se keni ndi najher ferrin ne parajse.
Qysh nadje heret kur çohesh me kry naj pune lan ftyren, e uji pik pik te kujton diten e tercit.
Del prej shpijet e shkon me xjerr letrat qe i len per dit fundit. I dojne ma te qendisuna se certifikata e marteses. Letra per me pagu taksa.Shkon me shtyp se stampantja harxhan boj teper ,e ajo gruja e kancelaris nxjerr 10 letra per 3 dokumente,e njashtu kerkush nuk qahet, paguj e mos druj.
Del prej aty e ja grah me makin vrap se po bahet kallabllek ne banke, me pagu taksat se vlon puna…
Len makinen ne rrug te gjan, vjen polici per 5 minuta e t’kput gjoben e ti ngan vrap ,per me e kap policing mas qafet e mi i dhan me zori 5 mi lekshin.
Ku kena ko me shku mu anku te krytarja per parking, kryetarja ka pun te mdhaja, asht e xanun me politike….
Kthehesh ne dyqan me ba naj hajer ( ajer) , hoxha te kujton se po afrohet dreka ..
Po kur te maron karta telefonit, te lajmerojne se te ka maru oferta, ngan vrap me pagu oferten e re, shitcja te thot s’po me hyn oferta , e provon dy here , e mas gjys oret hyjn te dy ofertat .
Lodhet kot me marr igllin ne telefon, nuk ja kthejn lekt mrapsht,paguj e mas druj.
E ti kthehesh ne dyqan me shpres se po lun noj lek, se shtatori vjen shpejt fillojn halle tjera, kovid e jo kovid ,shteti dan pare, banka dan pare, fmija dan pare , spyt kush per frym,veç per lek.
Hap deren e dyqanit e gjen xhamin e thym prej gurve ne rruge..Elektriku ka thy asfaltin, e ka ba ves ,dy tri her ne vit,then asfalt e i len gurt jasht .Te met xhami ne dor. Ti shkon te Oshe ,e flet me Muratin ,qe te thot ,mas e çaj kryt ,per 1 jav e ke rrugen top.Jo Murat se dona top ,me lujt futboll, e dona asfalt. Xhamin e pare s?ka gja,jena n ‘Shipni ,e dim ,se pagun kush ,vec na regulla gropen ,Murat ,se po na thehet xhami dyte.
Masi e ke njit xhamin me njitse letret, menon me shku ka bashkija e me fol me krytaren ,po ka hy nji roje e re, qe kur bertet te duket vedja si mi gjirizesh,jo si shkodran i vjeter qi pagun taksa qysh se ka hy demokracija ..Na knaqi kjo demokracija ,gjithkush ban simas qeft, bjeri fort te ligut.
Hepra ,e lodhun menon ,po baj naj ve te fergume ,prej atyne katunarve ,30 lek copa ,ma shtrejt se ne itali, se vezt e supermerkatave , i gjen gjysen t’ thyme,e njashtu i pagun ,e nuk t kthen kush gja. Paguj e mas druj..
Gjaja lir shet shpin.Ma ne fund hyn ne shpi e mezi pret me i shtri kocat ,po terci s’maron se te marrin ne telefon ne 2 e gjys ne dreke ,qe boja nuk i ka dal mire ,duhet me i dhan boj tjeter ,e ti ne zheg ulesh e i jep bojen klientit qe nuk ta jep kokrren e lekut ,se faji nuk asht i tij qe s’ka kqyr bojen para se me e punu ,po i joni qe e kena ba simas kapakut ,qe asht i nji makine tjeter.
Po njikshtu asht n’Shipni askush s’man pergjegjsi ,per betht tuja gjithça. Demokraci. ..Shkon shpi e hap televizorin tu hanger buk ,vec kur shef horin e kryhorin qe bahen gati me vesh kostumine deputetit ,ministrit e masi kan lane kostumin e horit t’mshehun ne raft ,athu se mlohet dilli me shoshe.
Njikja pra asht kjo Shipnija jone demokratike qe po gerset ne dyr te Evrops ,per me mush edhe iher xhepat e horave ,se per njerzt qi jetojne ne zallamahi spyt kush ,ata jan sfumature ,ose ma mire me than tymce
Komentet