voal.ch – Arrin maska transparente
Maska është e patentuar në Zvicër, ka një pëlhurë e veçantë që krijon një maskë transparente, e cila ju lejon të shihni shprehjet e fytyrës, por që ka të njëjtën efektivitet si maskat kirurgjikale.
Kjo maskë është frut i studimeve i Universitetit Politeknik të Lozanës (EPFL) dhe EMPA, Laboratori Federal i Testimit dhe Kërkimit të Materialeve,
kjo risi ishte megjithatë në zhvillim që përpara pandemisë Covid-19.
Drejtuesi i projektit EPFL Thierry Pelet shpjegon se ishin fëmijët që frymëzuan studiuesir kur pacientët e vegjë në spital kërkuan nga një nga personeli që rtegonte përralla që t’ia shihnin fytyrën e saj ndërsa ajo u tregonte përrallave. Një kërkesë e ngjashme ishte bërë në një shkallë globale nga njerëz të shurdhër gjithashtu.
Stafi shkencor thotë se këto lloj maskash do të jenë gati për një vit.
“Kemi bërë shumë përparim,” shpjegoi Pelet. “Sapo kemi paraqitur një patentë ndërkombëtare dhe kemi krijuar një start-up për të vazhduar zhvillimin industrial dhe shfrytëzimin tregtar të maskës së ardhshme”. Menaxheri i projektit thotë se projekti quhet HelloMask, “padyshim që do të jetë pak më e shtrenjtë se një produkt standard, por gjithësesi do të jetë me çmimet e tregut para Covid-19 “.
E konceptuar para urgjencës së koronavirusit, kjo maskë transparente përfitoi një nxitje të jashtëzakonshme nga pandemia Covid-19, duke marrë parasysh që maskat janë bërë një aksesor thelbësor, i rrallë dhe i kërkuar nga të gjithë. Maska transparente, unike në botë, e njohur për projektuesit e saj, është me interes të veçantë për shumë spitale dhe stomatologë. Fillimisht do t’i rezervohet vetëm stafeve trajtues./RSI.ch/EB
Komentet