…edhe njehere per vjedhjen e Bankes se Shqiperise.
Ndersa jemi te dehur nga euforia dhe fitorja e kombetares sone ne Armenine e larget, pa buje dhe zhurme gjyqtari Artan Gjermeni, shpalli se ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, tashme qytetari i thjeshte (por jo fort i varfer) Ardian Fullani, eshte krejtesisht i pafajshem per “avullimin” pa nam e nishan te 7.13 miliard lekeve te shqiptareve.
Fundja kush ka patur ndonje pike dyshimi se Fullani eshte i fajshem?!!! Une per vete jo njehere, nuk e di per ju te tjeret….
Per kujtese po ju sjell ne vemendje nje parashikim qe kam bere me 30 korrik 2014, se si do te shkonte hetimi per grabitjen me te madhe ne historine e Shqiperise dhe per procesin “Fullani”…
per dreq endra jane, por beka vaki dhe dalin….
Shqipri, Shqipri!!!
….edhe njehere per vjedhjen e Bankes se Shqiperise. Thashe vjedhjen per delikatese, se shqiptareve u kane grabitur diten per diell te pakten 7.13 miliarde leke. Per fat te keq parashikimi ogurzi qe bera dje pasdite u provua sot e gjithe diten. Te gjitha zhvillimet e dites se sotme, deshmuan se askush nga ata qe kane pergjegjesi ligjore per tu thene te verteten shqiptareve se cfare ka ndodhur me parate e tyre ka bere krejtesisht te kunderten. Sot nuk u hodh drite mbi ate qe ka ndodhur ne Banken e Shqiperise. Sot u fshehen dhe te fundit gjurme qe kishin mbetur nga grabitja e turpshme ne objektin me te sigurte te ketij vendi. Ata, baballaret dhe administratoret hallemedhenj te ketij vendi, heshten. Si asnjehere tjeter heshten dhe u thane gjithe shqiptareve se duhen ta hane turpin me buke, e ta mbyllin gojen sikur nuk ka ndodhur asgje. Ata, atje nga maja e Olimpit(nga vilat lukzose ne Gjirin e Lalzit, Laguna Blu, apo nga rezidencat superluksoze Rolling Hills te Zamirit) na cuan nje mesazh kercenimi te gjithe ne te tjereve, vdekatareve, se duhet ta qepim gojen dhe tia dime per nder te madh Fullanit, qe pati kurajon te denoncoje vjedhjen(ne fakt e kane cuar ne mend qe edhe te mos e denonconin fare gjemen).
I pari i vendit, Presidenti i Republikes, shkelqesia e tij Bujar Nishani, shkelqeu si 5 monedha te arta nen driten e henes edhe njehere me heshtjen e tij stoike. Bashkeshortja, Odeta, qe punon ne stafin e Bankes, mesa duket nuk i paska thene asgje. Nje email i shperndare dje nga shefi i saj, Fullani, per te gjithe stafin e Bankes u kerkonte te heshtnin dhe te mos u peshperisnin ne vesh as burrave.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, eshte ende duke shijuar kenaqesine e pamate qe te jep ardhja ne jete e nje femije, sidomos kur sapo ke ndryshuar prefiksin ne te 50-tat. E pac me jete Zahon dhe tu befte nje plak i mocem sa mali i Vetetimave, zoti kryeminister. Por tu sigurosh te tashmen dhe tu garantosh te ardhmen, djalit tend jetegjate dhe gjithe femijeve tane, te cilet kane gjithe te drejten e zotit te rriten si te gjithe bashkemoshataret e tyre ane e kend Evropes, duhet ta thuash nje fjal he burre i dheut. Fole nje fjale sido te jete. Ne dac shkruaje, ne twitter, ne mur, ne gur, a ku te mundesh. Vetem fol, qofte dhe duke i rrahur shpatullat, a duke i ferkuar krahet guvernatorit tone. Mos na lere he burre i dheut, te na helmoje deshperimi i pamate nga brockullat qe Fullani mbjell gjithandej, si florinjte e tretur tashme, te thesarit te Krrabes.
Sipas radhes, i treti ne liste, Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta, foli. Po, po foli. Foli, sic di te flase vetem ai. Dikur e paten akuzuar(mbase pa te drejte) se kishte vjedhur 340 kilogramet e floririt te Krrabes. Ai e dinte dhe atehere edhe sot se kush e ka vjedhur thesarin e shqiptareve. Por ai e di mire, se “hajdutet ikin dhe vijne, Shqiperia mbetet”. E qe Shqiperia te mbetet, ai duhet te mbaje mbi qafen e tij te dobesuar, ekuilibrat e brishta te ketij vendi, si dikur ne rinine e vet shtangen mbi shpatullat e gjera.
“Jemi njohur me një zhvillim aspak të këndshëm siç ka qenë ngjarja kriminale e ndodhur në Bankën e Shqipërisë ku sipas të dhënave dy punonjës janë të inkriminuar në vjedhjen e kryer në këtë institucion. Por nuk duhet të harrojmë që kjo ngjarje është identifikuar dhe denoncuar nga vet institucioni i bankës dhe drejtuesit e saj…Jam i bindur se prokuroria dhe gjyqësori do realizojnë një hetim të plotë për të vënë para përgjegjësisë maksimale personat e implikuar. Do kenë mbështetjen tonë për të zbardhur këtë akt kriminal….Jam i sigurt që do nxirren të gjitha përgjegjësitë që ngjarje të tilla mos ndodhin më dhe të jepet dënimi maksimal që askujt mos i shkoj më mendja të kryejë veprime të tilla”- u shpreh Meta. Pra Meta foli, sic vetem ai di te flase dhe tha:”nuk duhet të harrojmë që kjo ngjarje është identifikuar dhe denoncuar nga vet institucioni i bankës dhe drejtuesit e saj(Fullani)”.
Me falni per dyshimin tim djallezor, por eshte vetem koecidence qe ne vendimin e Gjykayes se Larte, qe shpalli te pafajshem njezeri, 5-0 Meten, ishte dhe firma e bashkeshortes se guvernatorit te bankes. Pra, sipas numrit 3 ne hierarkine e shtetit tone 102-vjecar, nese Fullani nuk do te ishte treguar ne lartesine e duhur, duke na ndricuar per ate qe kishte ndodhur ne kasafortat “supersekrete” te thesarit te bankes, ne mund te kishim vdekur ne terrin e injorances se kesaj gjeme. Faleminderit Fullan. Keshtu sic po shkojne punet nuk eshte fare cudi qe te te dekorojne per zbulimin qe bere dhe madje te shperblehesh me nje shperblim nga ata te majmit, qe vetem ti di te marresh.
Kryetari i opozites, njeherazi kryetari i Partise Demokratike dhe kryetar i bashkise se Tiranes, Lulezim Basha, ka qene fort i zene me zgjedhjet per drejtuesit e grupseksioneve te partise se tij ne kryeqytet. Me pas, nuk i teproi asnje grim kohe per ta thene dhe nje fjale te vetme, qofte edhe pa buzeqeshjen e tij te embel. Ai eshte i zene me denoncimin e rripmbajtesit qe fshikulloi nje deputet te tij tre jave me pare, dhe po kerkon me deshperim te thelle cfare dreq marke ishte ai qerrata rrip. Nese bashkia e tij, do ti kishte ne administrim miliardat e lekeve te grabitura nga thesari i bankes, do ta kalonte gjithe vjeshten duke prere shirita inaugurimesh rrugeve te mehallave te Tiranes. I nxori plot tre here deputetet e tij dhe plot dy here zedheneset bukuroshe, njera bjonde e tjetra brune, ne konferenca shtypi, per te denoncuar tmerret e padegjuara te rilindasve te Rames. Per dreq, tre deputetet dhe dy zedheneset, se ku e humben ate paragrafin e grabitjes se bankes dhe nuk shqiptuan qofte dhe nje fraze te vetme.
Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, qe na pati thene disa jave me pare, se shume shpejt do te degjonim gjera te padegjuara ne historine e ketij vendi nga prokuroret e tij, eshte kujdesur personalisht qe kete ngjarje kaq te rende, ta hetoje jo nje taske-force e specializuar me nje goxha grup prokuroresh dhe oficeresh gjyqesore, por nje prokuror i vetem. Po, po, ka autorizuar vetem nje prokuror. Por danoç ama. Prokurori i guximshem qe ka marre persiper kete barre te rende dhe nje oficer gjyqesor, paguhen te dy sebashku jo me shume se 700 mije leke rroge ne muaj, dhe duhet te kapin nje grup te strukturuar kriminal qe ka grabitur me shume se 7 miliarde leke. Problemi i vetem qe ka hasur deri tani grupi hetimor eshte fakti se askush nuk i le te hyjne ne ambjentet e bankes. Pra, kemi mbi 7 miliarde leke te grabitura, dy autore te dyshuar qe e kane pranuar vet grabitjen dhe nje denoncim kurajoz nga vet guvernatori i bankes Fullani. Kemi alibine si jane tretur duke u humbur ne kazino e bastore sportive miliarda leke nga nje bixhozxhi fatzi qe ka humbur cdo dite pa i ndritur fati qofte dhe njehere te vetme. E cfare kerkon me shume nga jeta prokurori i guximshem per te plasur ne burg dy punonjesit ditezinj te bankes?!!!
Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, njeriu qe pati “kurajon te ngjitej ne lartesine e detyres se tij dhe te denonconte” gjemen qe i paska prishur vetem paksa imazhin fasades se sapo suvatuar te bankes, por nuk ka prekur aspak sigurine e thesarit te parave shqiptare. I ftohte, i akullt, i paprekshem, i padeshifrueshem, madje i paturp, i pacipe, i pa din e iman, u shfaq para kamerave dhe gjithe solemnitet deklaroi:”Dua t’ju vë në dijeni menjëherë siç kemi dalë edhe me prononcimet tona për shtyp lidhur me çfarë është bërë. Kontrollet janë kryer në vazhdimësi. Mospërputhja me rigorozitet e disa punonjësit me detyrën e tyre ka krijuar hapësirë për përvetësimin e parave…. Rezervat e parave kesh që quhet thesar, të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë, nuk janë prekur. Kombinimi i një sërë procedurash bëjnë të mundur pengimin çdo tentative për ti aksesuar”- u shpreh Fullani.
“Banka i ka të gjitha instrumentet dhe po punon me devotshmëri në mënyrë që jo vetëm të riparojë këtë dëm por edhe të garantojë funksionimin normal bankar dhe financiar dhe të marrë masa që histori të tilla mos përsëriten,”- përfundoi Fullani. Pra e moret vesh. Ajo qe ndodhi, ndodhi, tha Fullani. Por ai na siguron se kjo nuk do te ndodh me. E fundja nje rast eshte dreqi ta haje. Fullani ua ka bere hysmetin te gjitheve. E ka mbushur banken me grate, vajzat, mbesat, kusherirat, vellezerit, djemte, nipat, kusherinjte e gjithe elites politike te vendit. U ka dhene nga nje llokme nga thesari i parave te shqiptareve te gjithe atyre, qe shqiptaret vet i kane zgjedhur per ti qeverisur. Fundja, ç’faj ka Fullani?!!! Deri sa ua ka bere nderin, pse te mos kerkoje tia kthejne?!!!
Deputeti i Partise Socialiste Koço Kokedhima, njeherazi biznesmen i njohur, botues, njeri nga bashkepunetoret me te afert te kryeministrit ne detyre. I zene ditet e fundit me zgjidhjen e disa çeshtjeve te rendesishme patriotike ne jugun e vendit, gjeti kohen dhe pas plot 4 muajsh mungese, u shfaq ne komisionin e Ekonomise. Jo per ta bere terbiet guvernatorin! Jo mor jo, u feks te dera e komisionit me dyer te mbyllura dhe i tha Fullanit, se ky vend ka zot. Dhe se ai(guvernatori) ishte tashme miku i zoteve te ketij vendi.
Por mbi te gjitha, ajo qe i ka lene pa goje e pa mend shqiptaret, eshte as me shume e as me pak, por memeceria e atij qe nuk pushon kurre se denoncuari aferat e pista dhe skandalet e “mafias” se ketij vendi. Po mor po, ka heshtur si asnjehere me pare ne jeten e tij prej plote 70 vitesh. E ka kafshuar gjuhen forte sa nga dhimbja i kane dale syte vendit. Ja pra qe ia arritem dites ta shijonim dhe kete moment qe as e kishim enderruar.
Ish-presidenti i republikes dy here, ish-kryeministri i Shqiperise dy mandate, ish-lideri i opozites dy here,…nuk po u lodh shume me etiketime, se ai meriton aq shume, sa nuk do me dilte koha per ti shkruar sikur tia ktheja serish mbrapsht te 7 miliarde leket e vjedhura thesarit te Bankes se Shqiperise.
Doktor profesor Sali Berisha, qe ka folur dhe ka komentuar mbi cdo gje mbi kete dhe, vazhdon ende te hesht. Po, po, vet ai ka heshtur si kurre me pare. Se ç’hall ka, se çfare sikleti ia ka zene bishtin me rrote nuk e di. Se si po duron kaq gjate pa folur per kete gjeme qe u ka ndodhur shqiptareve, vetem shpirti i tij e di. Ne fakt nga marazi ai u shfaq dikur afer muzgut dhe e leshoi piskamen e tij si Jakup Ferri qemotit. E ta beri Frrokun e deshmitarin e Frrokut qe i kishte ikur prokurorise me “lejen direkte” te Edi Rames cope cope. Foli mor foli, e nje fjale si a nxuri goja per thesarin e grabitur, e Fullanin qe ia kishin zene ne gjume hadutet.
Heu bre.
Fort po shndrit nji ai diell, e pak po nxeh. Thuje nji fjal he burri i dheut. E ke vu miletin n’siklet.
E kur gjithe keta burra s’jane duke folur, çfare dreqin te bej media. Prandaj o popull mos u ligshto. Parate, 7 miliarde leke, a shume me teper se aq, shkuan. Kthejeni dhimbjen ne force. Hajeni turpin me buke. E ne u dalçin perpara keta burra qe s’bzajne, ndilleni forte peshtymen. Mbushini bulçite sa mundeni. Por jo per tua hedhur surratit, se do u plasin ne burg e nuk ka as Xhin, as Ndrec, qe u nxjerr prej burgut. Por kapercejeni poshte gurrmazit se askush vec jush nuk e ka fajin. Tung

Ne foto, guvernatori i Bankes Ardian Fullani me nje biznesmen shume i njohur duke shijuar pushimet ne bregdet.
Komentet