VOAL

VOAL

Në pritje të Krishtlindjes, në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston (video)

December 21, 2019

Komentet

U PËRKUJTUA NGA VATRA BOSTON 112 VJETORI I KRIJIMIT TË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS

 

Fuat Memelli/

Organizatore e veprimtarisë ishte dega e Vatrës në Boston.

U quajt konferencë shkencore pasi me atë seriozitet ishte përgatitur, por kjo veprimtari e shqiptarëve të Bostonit, i ngjante një feste. Dukej e tillë që ne veshjen e bukur të 100 ca pjesëmarrësve, në sallën e qëndisur te një mjedis shqiptarësh në qytetin Pipëdi ku u mbajt konferenca, në fotot dhe dokumentat që u paraqitën e mbi të gjitha në frymën patriotike që rezatonte në fjalët e të gjithëve, në dëshirën për të thënë disa fjalë edhe persona të tjerë që nuk ishin në programin e konferencës, që si të thuash e “thyen protokollin ” por e zbukuruan atë.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i degës së Vatrës në Boston, z.Mentor Maksutaj. Ai falenderoi të gjithë ata që kontribuan për organizimin e kësaj veprimtarie dhe veçanërisht dy nismëtarët e saj, Artur Vrekaj dhe Subi Cako, djemtë që kanë krijuar shoqërinë “Çunat e Bostonit”, etj.

Pastaj u dëgjuan dy himnet ai i Amerikës dhe i Shqipërisë. Në nderim të kryetarit të parë të Vatrës për Bostonin, Kristo Kirka, që ndrroi jetë në burgun famëkeq të Burelit në vitin 1955, dënuar nga diktatura komuniste, u mbajt një minutë heshtje.

Në vazhdim e kishte rradhën dëgjimi i në audio i një fjalimi të Fan Nolit, mbajtur në vitin 1962, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij. Kjo vidjokasetë i ishte dhuruar Bibliotekës Noliane nga vatrani, Thanas Laska. Duke folur për kontributin e tij dhe të Vatrës ndër të tjera, Noli theksoi themelimin e Kishës Autoqefale Shiptare, kontributin e Vatrës për mos coptimin e trojeve shqiptare, duke e çuar zërin e saj të presidenti amerikan, Willson dhe fuqitë e mëdha të kohës, pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, botimin e gazetës Dielli, etj.

E mori pastaj fjalën përgjegjësja e Bibliotekës Noliane, Neka Doko. Duke punuar vullnetarisht për disa vjet me këtë punë, ajo është një arkiv i gjallë për kontributin e Fan Nolit, të Faik Konicës, për kishën e Shën Gjergjit dhe gazetën Dielli, etj.

Ajo paraqiti edhe dy kanunoret e vjetra të Vatrës. Ka kohë që po punon edhe për dixhitalizimin e materialeve të kësaj biblioteke si dhe të materialeve të tjera me vlerë.

Për historikun e Vatrës foli veprimtari Artur Vrekaj. Ndër të tjera ai theksoi për disa takime që janë bërë nga grupi i bashkimit, siç ishte ai i 31 mrsit 1912, i përbërë nga Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleksi si dhe delegatët pjesëmarrës: Ilia Tromara, Llambi Çikozi, Kristo Kirka, Kosta Vasili dhe Kosta Kota. Bashkimi në Vatër edhe i Shoqërisë “Besa-besë” më 28 prill 1912, shënon themelimin përfundimtar të Federatës Vatra. Kjo mbeti edhe data zyrtare e themelimit të saj.

Andrea Pani, pasardhës i vatranëve të shquar, Josif e Vasil Pani, foli për kontributin e tyre. Të dy ishin miq të ngushtë të Nolit e Konicës. Vasili ka qënë 15 vjet kryetar i Vatrës dhe ka kontribuar financairisht për të. Andrea kishte sjellë edhe materiale dokumentare siç ishte një flamur i vjetër shqiptar që e kishte ruajtur Vasili në Dardhë dhe e solli në Amerikë i jati i Andreas, Sotir Pani, kishte sjellë edhe fotografi e dokumenta me vlerë,etj. (Një fotografi me shumë vlerë të Vatrës kishte sjellë edhe Petrit Alibej e cila kishte përfunduar e hedhur në një kosh plerash në qytetin Cape Cod, ku shihen rreth 300 pjesëmarrës. Fotua tregon piknikun e parë organizuar nga Vatra në Marlbord, më 2 gusht të vitit 1931.)

Me duartrokitje u prit fjala e 94 vjeçares, Mery Thomas, e cila ka njohur nga afër shumë vatranë të vjetër, foli për kontributin e familjes saj në Vatwr për 40 vjet me rradhë, etj. Autori i këtij shkrimi foli për figurën e biznesmenit të shquar, vatranit të përkushtuar dhe filantropistit të madh, Antoni Athanas.

Vatrani Faton Limani, ligjërues i gjuhës shqipe në Universitetin e Havardit, foli për studentët shqiptarë që mësojnë aty, për çeljen e gjuhës shqipe dhe domosdoshmërinë e mësimit të saj nga fëmijët e lindur e ritur në Amerikë.

Mentor Maksutaj foli për punët e bëra nga dega e Vatrës së Bostonit nga dita e rikrijimit të saj më 17 dhjetor të vitit 2023 e deri sot, ku veçoi shtimin e rradhëve të saj duke aritur në 108 anëtarë, veprimtarinë për ditën e çlirimit të Kosovës, takimin me shoqata të tjera shqiptare në Boston, atë me një ish këshilltar të presidentit Klinton, tjetrin për holokaustin e hebrenjve, etj.

Në fund ndal dhe në disa objektiva që ka dega për vitin në vazhdim.

Në emër të grupimit “Çunat e bostonit” foli Artian Rëza, ndërsa në emër të degës së Shoqatës Labëria e krijuar kohët e fundit, foli kryetarja e saj, Rudina Bardhi. Veprimtari Subi Cako, lexoi përshëndetjet e ardhura nga degë të Vatrës si dhe individë të ndryshëm. Përshëndetjen e kryetarit të Vatrës, Elmi Berisha, e lexoi sekretari i degës, Flamur Vezaj. Jashtë protokollit por që morën duartrokitjet e të parishmëve folën edhe i moshuari Sami Hajdini, historiani Aristotel Mici, poetja Lata Hajdini Musabelliu dhe Vasil Pani, pasardhës tjetër i kësaj familje. Në ditën e themelimit të Vatrës u bënë edhe tre pranime të reja. Me një foto kolektive u mbyll kjo veprimtari e bukur.

“Hope&Peace” me rastin e Ditës së Nënës takim me Senatoren e NY Nathalia Fernandez zyra e së cilës ndan Mirënjohje Nderi

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” festoi ditën e nënës në një takim me anëtare të shoqatës dhe me të ftuar nderi Senatoren e Nju Jorkut Nathalia Fernandez, përkrahëse dhe bashkëpunëtore e këtij institucioni të pavarur civil të grave dhe vajzave shqiptare amerikane.

Misioni i organizatës është paqja dhe barazia gjinore në familje dhe shoqëri, toleranca fetare, lufta me mjete demokratike kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve në familje si edhe kundër trafikimit njerëzor.

Themeluesja e organizatës Mimoza Dajçi, gazetare dhe aktiviste, e përkushtuar ndaj familjes dhe kombit, ka ngritur zërin për të drejtat e gruas dhe fëmijëve ish të persekutuar politikë në Shqipëri, për të drejtat e nënave dhe motrave shqiptare në Kosovë, dhe veçanërisht për drejtësinë që nuk është arritur në lidhje me krimet e kryera gjatë luftës nga makineria serbe.

Secila nga pjesëmarrëset ka një histori të dhembjes por edhe të triumfit të gruas mbi padrejtësitë dhe abuzimet e lirive nga diktatura komuniste. Në takim mori pjesë edhe Shoqata Marigona e përfaqësuar nga shkrimtarja Sabije Veseli.

Shoqata Hope and Peace ka patur një ecuri të suksesëshme ndër vite dhe vazhdon me përkushtim. Disa anëtare të organizatës Shpresë dhe Paqe kanë marrë pjesë në Samite e Konferenca Botërore të Grave.

Për kontributin e dhënë në dobi të misionit të shoqatës, zyra e Senatores Fernandez vlerësoi me Mirënjohje Nderi znj. Rita Saliu, poete dhe humaniste e titullit “Nënë Tereza” nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, Dr. Dolora Bushati, ish e persekutuar politike, lindur e rritur familjarisht në kampet e përqendrimit të diktaturës komuniste shqiptare, sot pedagoge në Universitetet Amerikane, znj. Gazmenda Tapia, ish pedagoge e kimisë në Shqipëri, publicisten Gena Bajrami, gazetaren dhe editoren për anglisht të gazetës Dielli Rafaela Prifti. Për mbështetjen e dhënë shoqatës Hope and Peace në kauzën e saj për të drejtat e grave dhe fëmijëve me Mirënjohje Nderi nga zyra e Senatores Fernandezja u nderua edhe shkrimtarja, publicistja dhe editorja e Voal.ch Elida Buçpapaj si dhe gazetaret Mimoza Lakna dhe Valentina Madani.

Drejtuesja Mimoza Dajçi, e cila ka qenë fituese e këtij vlerësimi prestigjioz, në fjalën e saj përshëndetëse në këtë takim bëri edhe një historik të shkurtër për ditën e nënës në Amerikë, duke u fokusuar tek gratë shqiptare që janë nëna të përkushtuara dhe shembuj të qëndresës, mirësisë, sakrificës, e dashurisë, baza e themelit të familjes shqiptare.

Takimi u mbajt tek Restoranti Cakor në Bronx i pronarit patriot, Vatranit Kujtim Funiqi.

U promovua në Miçigan libri “APOSTULLI” i studiuesit Ilir Ikonomi Kronikë nga Valentin Lumaj, Miçigan

 

14 Maj 2024

Të Dielën më 12 Maj, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” e Kishes Zoja Pajtore në Southfield, Michigan prezantoi librin më të ri të studiuesit Ilir Ikonomi, “Apostulli”, kushtuar jetës dhe veprës së Theofan Nolit, vëllimi i parë.

Mbas pranimit të ftesës së kësaj Qendre, z. Ikonomi udhëtoi nga Washington D.C. në Detroit, në vrazhdën e një serie promovimesh të tjera shumë të suksesshme si në Tiranë, Prishtinë, Shkup, New York, Boston etj.

Aktiviteti u zhvillua në sallën e re të kësaj Qendre Kulturore, e cila i përket Kishës Zoja Pajtore. Studiuesi Ikonomi mori pjesë fillimisht në Meshën e drekës, ku u prezantua para të pranishmëve nëpërmjet ovacioneve. Mbas Meshës, dhjetra persona të njoftuar që më pare, zunë vendet e rezervuara për këtë rast.

Aktiviteti u hap në orën 2 pasdite dhe u moderua me kompetencë nga Prof. Dr. Gjeka Gjelaj. Fillimisht ai prezantoi panelin e tryezës kryesore sipas rradhës, Dom Fred Kalaj, z. Ilir Ikonomi, Dom Ndue Gjergji, Prof. Marjan Demaj dhe z. Valentin Lumaj.

Pastaj Dr. Gjelaj, listoi disa persona te dalluar që ishin në sallë, të cilët e nderonin aktivitetin me pjesëmarrjen e tyre, si prof. Lulash Palushaj, shkrimtari shtjefën Palushaj, shkrimtari Zef Përgega, përfaqësuesi i Shoqatës Malësia e Madhe, aktivisti Luigj Gjokaj, kryetari i Shoqates Koja z. Marash Nucullaj, nënkryetari i Shoqatës Kosova, Driton Palushaj, këngëtarja profesioniste Ermelinda Paparisto, Koreografja Joli Agolli, aktivistja e kishës znj. Merushe Lumaj, aktivistet e komunitetit Edvin Hoti, Luvigj Sterbyqi, Prof. Franz Grishaj, publicisti Rafael Floqi, aktivisti Ndrec Toma, gazetari Prel Martini etj. Nga kisha ortodokse e Shën Thomait merrte pjesë Odeta Fecani me familjen e saj.

Më pas dr. Gjelaj prezantoi autorin Ikonomi, paraqiti një biografi dhe nje bibliografi të autorit. Ai tha se z. Ikonomi i lindur në Berat, i rritur në Tiranë, ka studiuar dhe diplomuar në Pekin nw gjuhën kineze, ka punuar gazetar në radio dhe gazeta shqiptare dhe në fillim të viteve ‘90 ka ardhur në Amerikë për të punuar në Zërin e Amerikës. Dr. Gjelaj tha se z. Ikonomi për 30 vite punë në Zëri i Amerikës, z. Ikonomi punoi me pasion dhe ndershmëri duke pasqyruar në çdo rast të vërtetën bazuar në fakte. Ai tha se ishte mirënjohës autorit për përkushtimin e tij për të nxjerrë në dritë jëtën dhe veprën e Nolit me fakte dhe të dhëna të panjohura më parë. Ai tha se ky libër i bashkangjitej veprave madhore të mëparshme te z. Ikonomi, si “Jeta në Washington”, kushtuar Faik Konicës, “Pavarësia” kushtuar Ismail Qemalit, “Pushtimi” kushtuar okupimit ë Shqipërisë nga Italia në 1939, biografinë e Esad Pashë Toptanit etj.

Më pas Dr. Gjelaj fjalen ja kaloi z. Valentin Lumaj, i cili në kumtesën e tij paraqiti një referencë përgjithësuese të Librit “Apostulli”.

Ai ndër të tjera theksoi se libri është voluminoz, me 430 faqe, i shkruar më së shumti me një stil shpjegues, pershkrues dhe bindës, por është meritë e autorit Ikonomi, që me renditjen, koherencen, kombinimin harmonik të datave dhe lidhjen kuptimore të ngjarjeve, libri ngjan edhe me një ditar periodik. Libri është pjesë e kolanës “SCRIPTA MANENT” e Shtëpisë Botuese Universitare “UET Press”.

Z. Lumaj u ndal në disa momente nga libri që sipas vlerësimit të tij, përbëjnë pikat kulmore të jetës së Nolit në këtë periudhë, të cilat ishin:

-Vendimi i Nolit për t’u bërë prift dhe krijimi i kishës ortodokse shqiptare

-Themelimi i Federatës Vatra dhe Gazetës dielli

-Takimet e Nolit me presidentin Wilson dhe presidentin Roosevelt.

Në përfundim të fjalës së tij ai tha se të dhënat që paraqiti nuk janë as maja e ajsbergut të asaj pune voluminoze, aktiviteti të gjithanshëm, ngjarjesh të mëdha historike, dështimesh dhe arritjesh të Nolit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa vendet fqinjë gjeneronin rryma të forta kundër sovranitetit dhe egzistencës së kombit shqiptar, Fan Noli si dhe kryeveprat e tij, Kisha ortodokse shqiptare, Federata Vatra dhe gazeta Dielli vepruan si një anije e fuqishme kundrejt këtyre rrymave duke gjeneruar forca dhe përkushtim vetëm në një drejtim, vektori së cilave ishte pavarësia e Shqipërisë dhe mbrojtja e territoreve të saj, qëllim të cilin ata e realizuan me sukses.

Pastaj fjalën e mori famullitari Dom Ndue Gjergji, i cili uroi autorin per këtë vepër të madhe dhe tha: “… shqiptarët nëse deshirojnë të balafaqohen me sfidat e botës së sotme duhet të qëndrojnë të bashkuar, se të gjithë jemi vllazën e motra besimtarë në një Zot, sikurse e pati thënë Papa Françesku: ”Në Shqipëri gjeta jo nje harmoni fetare, por një vllazni fetare”. Për kombin tonë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç vllaznimi dhe bashkimi kombëtar. Sikurse ne kemi hapur këtë sallë dhe kyt Qendër të kulturës për festa, promovime, për fmijët, për gjuhen shqipe dhe aktivitete të kulturës shqitarë, ta hapim edhe ne zemrën për idealet e mëdhaja të kombit tonë, dhe tuej dashtë kombin dhe tokat tona ta bajmë kyt bashkim kombëtar, i cili, mos keni kurrfarë frige, do t’i përballojë të gjitha rreziqet dhe kërcënimet që kanosen prej armiqve tanë”.

Në vazhdim e mori fjalën famullitari i Kishës Shën Palit, i cili ndër të tjera tha: “…Nëse ne nuk e njohim të kaluarën tonë, atëherë do të jemi pa vision për të arrdhmen…Sot kur shqiptarët janë shpërnda në gjithë botën dhe fatkeqësisht po vazhdon kjo hemoragji e kombi tonë, këta libra janë shumë të nevojshëm për me muejt me na identifikue, me na mbajt bashkë nga ana shpirtnore që me muejt me i potencializue të gjithë ato vlera që Zoti i ka dhanë popullit
shqiptar…Faleminderit z. Ikonomi që na ke dhurue kyt libër, i cili asht një dritare, që ne mund ta hapim dhe të shohim historinë e popullit shqiptar në kohë të vështira por të ndrituna të tij”.

Më pas u ftua prof. Marjan Demaj për të përshëndetur. Ai tha se dikur në Kosovë kishte një krizë të librave shqip, dhe se ishin të lumtur kur në dorë u binte ndonjë libër. Ky libër, “Apostulli”, asht një vepër madhore që secili duhet që ta lexojë, që të njihet më ëndërrën dhe veprën e Fan Nolit. Ai e përgëzoi autorin dhe uroi për vepra të tjera të këtij niveli.

Më pas fjalën e mori autori Ilir Ikonomi, i cili ndër të tjera tha: “Kam qenë disa herë në Miçigan, ku kam takuar shumë miq dhe e admiroj këtë komunitet që është i bashkuar rreth kishave katolike, por edhe rreth qëndrave të tjera si Xhamia, Teqeja Bektashiane, sikurse edhe rreth kishës ortodokse të shën Thomait…Noli erdhi në Amerikë në moshën 24 vjeçare në qytetin Xhejmstaun, pastaj shkoi në Boston dhe punoi në gazetën Kombi të Sotir Pecit, gazeta më e vjetër shqiptare…dhe kur erdhi Noli aty, përveç një pune tjetër në një sharrë që bënte ai, në shtypshkronjën e vogël të gazetës e lunate rrotën e shtypshkronjës së gazetës me kembë…Noli ishte njeriu më i kulturuar i komunitetit… Noli lindi në një fshat të Turqisë që quhej Ibrik-Tepe, që ishte një fshat shqiptar që fliste shqip të shpërngulur disa shekuj më parë, kishte mbaruar gjimnazin klasik në Kostandinopojë, ka diplomuar nw Harvard dhe Universitetin e Bostonit. Noli erdhi në amerikë me një ideal të madh për të çliruar kombin shqiptar nga perandoria turke, dhe ndoshta që një ditë të krijojmë edhe shtetin tonë, gjë që ishte e pabesueshme në atë kohë… Vizioni i Nolit për bashkimin e shqiptarëve nuk ishin problem tre besimet e ndryshme të shqiptarëve, por problem ishte se Shqipëria nuk kishte klerikë shqiptarë dhe ideja e tij ishte gjetja dhe shkollimi i priftërinjëve shqiptarë kombëtarë…Vizioni i parë i Nolit ishte që të krijonte kishën shqipe, një kishë ku të flitej shqip, në një kohë që Greqia thoshte që kisha greke nuk mund të kishte një gjuhë tjetër përveçse greqisht… Mbasi Noili krijoi kishën Shqipe, në Boston ndodhi një gjë e çuditshme që në kishën ortodokse shkonin edhe muslimanë, këta jo për arsye fetare por për arsye kombëtare, gjë që nuk kishte ndollur më parë…Me 8 Mars 1908 Noli u shugurua prift dhe një person që ishte aty tha se Noli nuk ishte thjesht një prift, por ishte një apostull, dhe kjo ishte arsyeja përse unë e titullova librin tim “Apostulli”, gjë që i shkon shumë për shtat Nolit…”.

Takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të hapur ku autori Ikonomi ju përgjigj pyetjeve të të pranishmëve. Bënë pyetje dhe diskutuan prof, Lulash Palushaj, z. Zef Përgega, prof. Marjan Gjetaj, z. Rafael floqi, Znj. Odeta Fecani, z. Prel Popaj, z. Driton Palushaj.

Në fund të aktivitetit kryetari i këshillit të Kishës Zoja Pajtore z. Pjerin Prekaj shtroi një drekë për miqtë dhe të ftuarit.

Vlen të theksoj, që atë ditë në mëngjes kisha Ortodokse shqiptare e Shën Thomait (Kishë e Nolit) me qendër në Farmington Hills celebroi 95 vjetorin e krijimit. Në Meshën dhe drekën e shtruar për këtë rast morën pjesë autori Ilir Ikonomi dhe një përfaqësi e kishës së Shën Palit me Dom Fred Kalaj dhe Lugj Gjokaj, kisha e Zojës Pjtore me kryetarin e Keshillit Pjerin Prekaj dhe Valentin Lumaj dhe nga Teqeja Bektashiane me Baba Eliton Pashaj.

Për këtë rast nga katedralja e Shën Gjergjit në Boston kishte ardhur edhe kryepeshkopi i kishës ortodokse shqiptare të Amerikës, imzot Nikollim Preston, i cili zhvilloi një bashkëbisedim shumë të njerëzishëm në lidhje me historinë e Kishës Ortodokse shqiptare, Nolin, vëllezërit Liolin etj. U dallua qartë pasioni i tij për ta zhvilluar më tej Kishën shqiptare. Ranë në sy informacioni i bollshëm dhe elokuenca e zhvilluar e tij, si dhe përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën shqipe.

 

Ambasada e Kosovës në SHBA u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen.

Siç njofton kjo ambasadë, regjistrimi nga diaspora nuk ka qenë kurrë më i lehtë dhe mund të bëhet brenda 10 minutave.

“Regjistrimi nga Diaspora, asnjëherë nuk ka qenë më i lehtë. Mjafton një kyçje në internet për t’iu bashkuar regjistrimit online dhe për t’u bërë pjesë e numërimit të popullsisë së shtetit tënd amë”. sn

Historinë e Vatrës e shkruejnë historianët dhe s’kanë me mujtë kurrë me shkrue interesaxhijtë e kohës!! Nga Agim Rexhaj

Prezantimi i Agim Rexhajt nga Sokol Smajlaj

Federata Panshqiptare “Vatra” dhe Gazeta Dielli kanë gjetur gjithnji një mbështetje pa rezerva prej familjes Merrnaçaj. Marashi, Pjetri, po edhe Marku, Leka gjithnji kanë qenë në krah të kësaj Federate jo vetëm si mbështetje morale po edhe materiale. Sigurisht kohët kanë ndryshue, e s’asht ma ajo “Vatra” e dikurshme e figurave të nalta si Konica e Noli, po as e Pipës dhe Karagjozit, megjithatë në shpresojmë se më ndihmën e Zotit po edhe mendjeve të kthjellta, gjanat kanë me me ndryshue par mire dhe ka me u gjetë gjuha e marrveshjes. I ftuem me thanë dy fjalë për Ditën e Lirisë, asht Vatrani i hershëm zoti Agim Rexhaj, “President Nderi i Vatrës”.

Fjala e zotit Agim Rexhaj

Të nderuem familjarë e bashkatdhetarë,

Të nderuem autoritete politike, fetare e intelektuale

Sot në kët 5 maj, ndjehem i nderuem trefish që jam i ftuem me thanë fjalën teme n’emën të Vatrës, në këtë Ditë të Lirisë së Shqiptarëve, e cila mban emnin e djaloshit idealist, malsorit krenar dhe martirit të demokracisë, Nick Merrnaçaj, dhe ta përkujtojmë së bashku figurën dhe veprën e tij ndër breza.

Së pari me Nikën i përkasim të njajtit brez, dhe kena përcjellë beteja të përbashkëta për çlirimin e Kosovës nga prangat e Jugosllavisë titiste po edhe shpëtimin e Shqipnisë nga zgjedha e diktaturës enveriste që e kishte shkatërrue popullin shqiptar;

së dyti pse Marash Merrnaçajn e kam njoftë dhe e kam vlerësue jashtzakonisht për kontributet e tij në Vatër, po edhe në komunitet, dhe kam admirue te ai shpirtin e bashkëpunimit, përkushtimit dhe sakrificës;

së treti, ndjehem i nderuem pse Familja Merrnaçaj vazhdon me e mbajtë nalt si pakkush kët flamur, e kjo ndodh pse brezi ma i ri i kësaj familjeje ndjehet krenar për brezat e maparshëm dhe e vazhdon me shpirt këtë traditë të trashëgueme edhe n’Amerikën e Madhe të Demokracisë e Lirisë.

Prandaj sot e ndjej për detyrë me falenderue dy miqtë e mi të mirë e të urtë, Lekë e Mark Merrnaçaj, me të cilët kohët e fundit na asht dashtë me përballue edhe do beteja të vështira, n’emën të atyne idealeve të pastra që dikur i patëm mbrojtë me djem guximtarë e sypatrembun si Nick Merrnaçaj.

Në kët rast të veçantë, s’mund të la në heshtje emnin dhe personin e z. Mark Merrnaçaj; bir i derës heroike shekullore të Kelmendit, lindë e rritë në kampet shfarosëse të regjimit sllavokomunist të Enver Hoxhës, i cili menjiherë mbas ramjies së komunizmit në Shqipëri, me plagë në trup erdhi në Shtetet e Bashkueme të Amerikes e qysh në ditët e para të tij në kët vend angazhohet me mish e me shpirt në Federatën VATRA, ku jep ndihmën e tij pa u kursye në asgja. Mark Merrnaçaj, kontributi yt i ndershëm dhe atdhetar në Federatën VATRA, s’mund të cënohet kurrë nga askush.

Historinë e Vatrës e shkruejnë historianët dhe s’kanë me mujtë kurrë me shkrue interesaxhijtë e kohës!!

Në kët 5 maj të Dëshmorve, e përshëndes tubimin tuej, që jo simbas meje po prej shumë shqiptarësh, vlersohet si ndër modelet ma të bukura e ma domethanëse të komunitetit tonë, sepse asht dëshmia ma e vërtetë se liria e demokracia as vijnë dhe as mbahen në kambë, pa heronj të vërtetë dhe idealista.

Prandej, edhe nji herë Ju përshëndes dhe ju falenderoj nga zemra për këtë ftesë në Ditën e Lirisë së Shqiptarëve, e cila denjësisht mban emnin e nji heroi si Nick Merrnaçaj.

U kujtoftë e u nderoftë ndër shekuj, jeta dhe vepra e tij heroike.

Agim Rexhaj, 5 maj 2024

Festa Shqiptare e Ditës së Lirisë në Westchester Nga Idriz Lamaj

 

5 maji i së së djelës së shkuar në Valhalla të Westchesterit, qëlloi nji ditë gri me shi të imtë, e megjithatë, në Ditën e Lirisë, që mban emrin e Martirit: Nik Marash Merrnaçaj, djaloshit 30 vjeçar që humbi jetën në ditët e protestave kundër regjimit komunist, kishin ardhur ta nderonin shumë njerëz, të të gjitha moshave. Për mua ishte kënaqësi e madhe me benë pjesë e kësaj ceremonie serioze, o jo siç ndodh rëndom në aktivitetet tona, sa për me kalue rradhën!!

Edhe pse shiu i butë nuk reshti përgjat dy orëve që u krye ceremonia përkujtimore, asgjë s’e ndali festën e përgaditur me kujdes, dashuri, respekt e dinjitet. Ra në sy serioziteti i të gjithë folsave, edhe trajtimi i mjaft detajeve, disa prej të cilave ia vlen të nënvizohen. Fjala vjen, përfaqësimi institucional prej shtetit amerikan; diskutimi i deputetes Bardeli prej qarkut të Shkodrës, e cila e përshëndeti takimin përkujtimor nga salla e Parlamenti; pjesmarrja e mjaft grave në foltore të cilat e thanë me kurajo fjalën e tyre, ku dally toni pasionant dhe i vendosur i këshilltares së distriktit nr. 9 të NY, Emiljana Ulaj; fjala e zotit Mark Gjonaj që kishte ardhë në takim së bashku me nanën e tij të moshueme Rozën; intelektuali e shkrimtari patriot Mëhill Velaj në pak fjalë përcolli një mesazh të rëndësishëm; po edhe gazetarë si zonja Marjana Bulku qe foli pwr kultin e heroit apo zoti Jozef Radi i cili krahas përshendetjes solli edhe një letër të Marash Merrnaçajt shkruar para dhjetë vitesh, dëshmuan se serioziteti dhe përkushtimi i gjithsecilit i dha një përmasë më të plotë fjalës së tyre po edhe asaj ceremonie përkujtimore, e cila kremtohet për të 34 vit rradhazi, e ku familja Merrnaçaj vazhdon me u kujdesë deri në detaje, që gjithçka të shkojë sa më mirë, e nag viti në vit përpiqen ta pasurojnë me elemente të rinj.

Ajo çka e trembi shiun që vazhdoi gjithë kohës ishin këngët dhe vallet tradicionale të brezit të ri. Djem e vajza malsore të bukur si drita, të veshur me kostumet tradicionale të Kelmendit, po edhe fëmijë të vegjël dëshmuan se shpirti i tyre është përplot me atdhe, me dashuri e mall po edhe me besim. Kjo rini malësore po i jep një tjetër ngjyrë mërgimit tonë të dikurshëm, ndaj shpreh bindjen e thellë se diçka e mirë, që ma mbush shpirtin me shpresë e besim, po vjen.

Edhe prezantuesit Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj bënë figurë mjaft të mirë në prezantimin e gjithë të të ftuarve po edhe në organizimin e grupit artistik “Kelmendi”, po edhe televizioni “Albanian Culture” që e ndoqi gjithë takimin…

Por, ajo që desha të nënvizoj prej kësaj ceremonie përkujtimore ishte fjala e zotit Agim Rexhaj, “Kryetar Nderi i Vatrës”, i cili jo vetëm nderoi familjen e Merrnaçajve në kujtim të Nikës, po s’e anashkaloi as situatën në të cilën ndodhet Vatra sot, e cila për çudi(!!!) kësaj here s’kishte asnjë përfaqësues zyrtar të sajin dhe s’pati asnjë kronikë përcjellëse, çka dëshmon se qëndrimi i drejtuesve, vazhdon të jetë inatçor e i ashpër… edhe ndaj heronjve të lirisë, si Nik Merrnaçaj. Sigurisht, ata që dikur patën premtuar se do të bënin gjëra të mëdha e patriotike, si duket i kanë harruar premtimet o patriotizmi i tyre ndjehet funksional vetëm në raportet apo fotografitë me përfaqësuesit e lartë të shtetit (apo të shteteve shqiptare në Ballkan), dhe nuk po u gjendet as koha as gjuha të merren me komunitetin shqiptarëve e as të nderohen siç e meritojnë, heronj si Nik Merrnaçaj.

Fjala e zotit Agim Rexhaj u duartrokit disa herë dhe la përshtypje të mirë tek gjithë pjesëmarrësit. Vetë nana e Heroit Nik Merrnaçaj, gruaja stoike dhe e paepur: Mrí Dedja, u çue në këmbë e përqafoi dhe e falenderoi me gjithë zemër folësin. Një çast prekës, çka e nderoi zotit Rexhaj, dhe shpirtit të tij të paepur në mbrojtje të Vatrës dhe vlerave kombëtare shqiptare.

E ndërsa shiu i imtë vazhdonte me atë monotoninë e tij, flamuri shqiptar u lartua në qiellin e Westchesterit, sepse njerzit me vullnete të forta s’ka fuqi që mund t’ua prishë festën. Unë isha fizikisht dhe shpirtërisht pjesë e asaj feste të bukur e dinjitoze, dhe këta pak rreshta, siç i ndjeva edhe i shkrova…

Idriz Lamaj, 6 maj 2024

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami lobon për Kosovën në Kongresin Amerikan – Nga Ruben Avxhiu

Kërkon që Kongresi Amerikan të angazhohet më shumë për Kosovën, të ndihmojë Ushtrinë dhe kapacitetet e saj mbrojtëse

 

Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, Vehbi Bajrami vazhdon lobimin për Kosovën në Kongresin Amerikan.

Pas disa takimeve në New York, në këto muajt e fundit, dje ka udhëtuar në kryeqytetin amerikan Washington, për një sërë takimesh me kongresistë në zyrat e tyre.

Botuesi Bajrami u prit nga Jim Himes, kongresist nga Connecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm për Inteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan; Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura; Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare; si dhe me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve, e cila nuk ndodhej atë ditë në Washington.

Në këto takime botuesi i gazetës “Illyria” informoi kongresistët dhe këshilltarët e tyre të afërt për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkoi një angazhim më të madh të Kongresit Amerikan në ndihmë të Kosovës. Ndonëse një nga kongresistët e siguroi se Serbia nuk gëzon mbështetje në Kongres, botuesi Bajrami përsëriti se lënia në harresë e Kosovës dhe Ballkanit mund të ketë pasoja të rënda.

Nga kongresisti Seth Moulton, i Komitetit që mbulon forcat e armatosura amerikane, ai kërkoi në veçanti ndihmë për forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Një Kosovë më kapacitete të mëdha mbrojtëse është garanci edhe për interesat amerikane në rajon.

“Mënyra më e mirë do të ishte forcimi i shpejtë i Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Bajrami. “Kjo ndalon njëherë e përgjithmonë ambicjet territoriale të Serbisë”.

Me kongresistët e tjerë ai foli gjerësisht për situatën në Kosovë dhe rolin destruktiv të Serbisë jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje dhe Mal të Zi.

“Serbia e ka zemrën në Moskë. Ajo do vetëm fondet e BE-së. As politika e as shumica e popullit nuk duan të jenë pjesë e bashkësisë europiane. Janë të kota përpjekjet e BE-së e të Amerikës që duke e toleruar e përkëdhelur Serbinë shpresojnë se do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën”, tha botuesi shqiptaro-amerikan.

Kongresisti Seth Moulton premtoi se do të bëhej së shpejti anëtar i Kaukusit Shqiptar në Kongres. Të dy, bashkë me kongresistin Jim Himes premtuan se do të bëjnë një vizitë në Kosovë, për të mësuar për situatën dhe nevojat e saj.

Vehbi Bajrami (djathtas), me kongresistin Jim Himes, nga Connecticut, Anëtari Më i Lartë I Komitetit të Përhershëm për Inteligjencën dhe anëtar i hershëm i Kaukusit të Interesave Shqiptare në Kongresin Amerikan.

Pas takimit me Maeve Healy, shefe e stafit dhe këshilltare kryesore e kongresistes Grace Meng, nga New York-u, anëtare e Komitetit të Përcaktimeve.

Vehbi Bajrami dhe Ritchie Torres, kongresist nga New York-u dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Interesave Shqiptare

Gjatë takimit me Seth Moulton kongresist nga Massachusetts dhe ish-oficer i marinsave amerikanë, anëtar i Komitetit të Dhomës për Shërbimet e Armatosura.

Lek Mirakaj: Vatra dikur frymëzuese, sot si një sekt konspirativ janë ba si byroja politike e PPSH

 

Z.Lek Mirakaj, një nga figurat më të nderuara të diasporës Shqiptaro-Amerikane në SHBA ka reaguar në rrjetin social në lidhje me situatën e degraduar në Vatër:

“Vatra dikur frymezuese sot asht kthy ne nje sekt konspirativ,

ku flitet vesh me vesh e asgja nuk bahet publike.

Asnjiher Vatra nuk ka arrijte ne denoncime legale,

jane ba si byroja politike e PPSH, me të vetmin ndryshim se ata per forme e bajshin ndonji

deklaarate publike ,

kurse kta qe kan uzurpu kryesine e Vatres jane ma fanatike e nuk japin shpjegime.

Tash se fundi na doli edhe ‘Votbesimi ‘si shmangje e nje vote ne kuvend te rregullt.”

(Video) Peticioni nga SHBA – Shqiptarët e Amerikës kundër kampeve italiane të refugjatëve në Lezhë

Shqiptarët që jetojnë në SHBA kanë hartuar një peticion kundër kampeve të refugjatëve në vendin tonë. Një grup atdhedashësish nga Diaspora shprehen se vënia në funksion e këtyre kampeve ndikon negativisht në të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Sipas tyre qeveria duhet të hartojë politika për mbajtjen e të rinjve dhe jo ta kthejë Shqipërinë në vend-grumbullim për të huajt që refuzohen nga Evropa.

Nga SYRI TV

Shqiptarët që jetojnë në SHBA mbajnë qëndrim kundër ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Ata kanë ndërmarrë iniciativën për krijimin e një peticioni kundër kampeve për emigrantët në vendin tonë. Një grup intelektualësh atdhedashës nga Diaspora ishin të ftuar në studion e ACTV në Michigan ku kanë shprehur publikisht shqetësimin për ngritjen e këtyre kampeve, që sipas tyre ndikojnë negativisht jo vetëm në të tashmen, por edhe në të ardhmen e vendit tonë.

Nismëtarët e këtij peticioni vënë theksin në bërjen dhe zbatimin e politikave më të mira për mbajtjen e të rinjve në vend dhe inkurajimin për shtimin e lindshmërisë, e jo në kthimin e Shqipërisë si vend-grumbullim i të huajve nga kontinente të tjera të refuzuar nga Evropa.

Besa – pabesia dhe Vatra Nga Nosh Mernacaj

 

Ç’farë është Besa? Besa është fjala e dhënë – premtimi. “Burri mbahet nga fjalët dhe kau nga brirët”, thotë fjala e urtë shqipe.

Sa shumë flasim, mburremi, por dhe keqinterpretojmë këtë fjalë. Besa – kjo fjalë kaq e thjeshtë por që ka frymëzuar shumë ngjarje historike dhe vepra letrare. Biles edhe shkrimtarë të huaj kanë shkruar për të. Romani “Besa”, i autorit Italo-Amerikan Louis Romano, e përshkruan më së miri domethënien por dhe zbatimin e Besës ndër Shqiptaret në Amerikë. Ndonëse në këtë roman bëhet fjalë për një grup të implikuar në aktivitete mafioze, Besa prapëseprapë është e rëndësishme dhe e pathyeshme.

Por me sa duket, Besa zbatohet vetëm kur kemi të bëjmë me të huajt. Si Hebrejte e pafajshëm apo edhe armiqtë tanë shekullore; Turq dhe Malazez, janë mbrojtur në emër të Besës. Mark Milani, në kujtimet e tij, e përshkruan një rast të tillë ku Shqiptarët në emër të Besës mbronin Otomanët që u kishin vrarë fëmijët. Edhe në librin e Romanos bëhet fjalë për Besë me Italianët.

Po a ka Besë me vëllain, mikun, apo shokun, pra me Shqiptarët? Duket që jo.

Më ka rënë në sy një fenomen në Kanunoren e parë të Vatrës.

Aty nuk ka një nen për shkarkimin e kryesisë. Do me thënë, shkarkim para se të mbarojë afati.

Ma merr mendja se ata që krijuan këtë kanunore e dinin shumë mirë që do të duhej një i tillë – kushtetuta Amerikane e ka – por duke qënë se kemi të bëjmë me vëllezër e motra shqiptare, kjo duhet të jetë lënë jashtë me qellim. Ne jemi Shqiptarë dhe mbahemi mbas fjalës, pra Besës. Nuk kam ndonjë fakt për këtë, por për mua ky është shpjegimi më i mundshëm.

Të vimë te ditët tona dhe të shohim të gjitha energjitë e Vatranëve të shpenzuara dyerve të gjykatave, është për të qarë. Ku është Besa?

“Lëreni Vatren!”, thonë shumë veta. Edhe unë ka shumë ditë që mendoj të njëjtën gjë. Jemi mësuar të ja mbathim sa here që hasemi me vështirësi. Ikëm nga pushtuesit. Ikëm edhe nga qeveritë e këqija në vendin tonë dhe morëm rrugët e botës. Na dëbuan nga vendi ynë, por na gjetën edhe këtu në Amerikën e largët. T’I lëmë e të bëjnë ç’të donë? Të ikim? Po ku te vemi?

Unë jam lodhur së ikuri. Une s’iki dot më.

Vatra është krijuar nga Shqiptarët për Shqiptarët dhe unë jam shqiptar.

Eduard Margarit Dilo: PERSEKUTIMI NGA DIKTATURA KOMUNISTE I FAMIJLES PATRIOTIKE TË ILIA DILO SHEPERIT*

Gazeta Dielli 2021

Eduard Margarit Dilo, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli organi i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA persekutimin familjar prej regjimit komunist. Në rrëfimin e tij, z.Dilo tregon me detaje persekutimin e tmerrshëm mbi familjen e tij, përndjekjen nga sigurimi i shtetit dhe përplasjet me udhëheqësit komunistë të kohës.

 

HISTORIA E PERSEKUTIMIT TË FAMILJES DILO

Qëndrimi patriotik i familjes së Ilia Dilo Sheperit dhe Aristidh Rrucit nga ishte gjyshja ime Sava Rruci, tashmë është i njohur në opinionin shqiptar. Megjithëse familja ime në kohën e luftës së dytë botërore ishte një nga bazat kryesore ku strehoeshin udheheqesit e luftëtarëve të lirisë, kryesisht nxënës të gjyshit tim Ilia Dilo Sheperi, megjithëse shtëpia jonë në Sheper është nga të parat që u dogj nga pushtuesit, nuk mund t’i shpëtonte persekutimit të eger të klikës së krimineleve që morën pushtetin në fund të vitit 1944.

Po t’i qëndrojmë besnikë të vërtetes dhe dokumentave vëmë re se spastrimet që beri klika e krimineleve që e sundoi popullin shqiptar për afro 50 vjet, nuk mund të linte jashtë këtij genocidi familjen e Ilia Dilo Sheperit. Pse? Se familja DILO SHEPERI ishte një familje patriote që nuk mund të bashkëpunonte me agjentët serbo-sllavë që morën pushtetin. Le t’u referohemi fakteve: Kur E.Hoxha do të formonte Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Clirimtare kërkoi një takim me Jani Dilon në Tiranë. Me formimin e Shtabit të Përgjithshëm i tha Enveri, kemi nevojë për një komandant të aftë dhe të zotërojë disa gjuhë të huaja për të biseduar me të huajt, prandaj kam menduar për ty. -Do të luftoja me kënaqësi me ju, po jo të zbojmë italianin e të biem jugosllavin a rusin këtu, jo të braktisim Kosovën e t’ua dhurojmë serbëve ju përgjigj Jani. Ky qe takimi i fundit me shokun e tij të vjetër të shkollës, në Gjirokastër e në Korçë, të cilit do t’i buzeqeshte fitorja e luftës. Marreveshja e Mukjes, pa u tharë mirë boja, u hodh poshtë me ndërhyrjen e jugosllavëve… Lufta civile filloi.

Çmimi i saj, jo vetëm për humbësin por edhe për fituesin, do të ishte shumë i rëndë. Ata që fitonin qenë armiqtë e kombit shqiptar.

 

SI NISI HAKMARRJA E KOMUNISTËVE

Në Nëndor 1944, pasi qeveria e E.Hoxhës hyri në Tiranë, Qirjako dhe Margarit Dilo-s ju ndalua të punonin në vendet e punës ku kishin punuar, përkatesisht Qirjakua kryetar i zyrës së Hipotekave në Ministrinë e Financave dhe Margariti kryetar i zyrës së ndërtimeve në Ministrinë Botore.

Ata, të brumosur me një kulturë perëndimore, dorëzuan punën dhe zyrat ku punonin. Që të mund të jetonin filluan të mirreshin me tregeti. Aktiviteti u ecte mbarë dhe përballonin shpenzimet e jetesës për familjen prej 12 vetash që jetonin në atë kohë në Tiranë. Në Mars 1946 flasin në Komitetin Ekzekutiv Qirjakon dhe Margaritin dhe u njoftojnë se duhet të largoheshin menjëherë për në Sheper familjarisht. Urdhëri ishte i prerë; në qofte se nuk largoheshin për dy ditë do të arrestoheshin. Po në këtë kohë, Koçua që shërbente si ushtar në Komandën e ndërlidhjes në Tiranë, transferohet në postën kufitare të Peshkopisë. Familjarët u larguan për në Shepër, ku u strehuan në kaliven që kishte shpetuar pa u djegur nga lufta. Filluan të mirreshin me bujqësi per të mbijetuar. Në Qershor të atij viti flasin në Gjirokastër Mihalin dhe Margaritin. Mihalin e emërojnë veteriner në Ndërmarrjen Blegtorale të Qarkut, kurse Margaritin Ing. në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Qarkut. Me këto emërime gjëndja ekonomike e familjes ndryshoi shumë dhe filluan rikonstruktimin e kalives që jetonin pjestarët e familjes në Sheper në kushte të kënaqeshme për kohën.

 

JANI DILO DËNOHET ME VDEKJE PREJ KOMUNISTËVE

Në vitin 1947 shteti, në listen e armiqve të dënuar me vdekje në mungesë shpall dhe emrin e Jani Dilo-s ( një nga eksopentet e Ballit Kombëtar). Organet e partisë dhe të sigurimit folën( thirren) vëllezërit e tij Qirjako dhe Margarit dhe u kërkuan të bindnin Janin që të kthehej në Shqipëri. Ata u përgjigjën se nuk kishin marrëdhënie me Janin dhe nuk e dinin se ku ndodhej. Në Tetor të vitit 1947 arrestojnë në Gjirokastër Margaritin dhe pas 40 ditë dhe netë tortura të tmerrshme, në një gjyq me dyer të mbyllura në një nga sallat e burgut në kala, nga një gjykatë ushtarake e dënojnë me dy vjet heqje lirie si sabotues i zgjedhjeve të 1946, prishës i marrëdhënieve me Jugosllavinë, agjent i angloamerikanëve etj.

Burgun e kreu në kalanë e Gjirokastrës, tharjen e kënetave në Myzeqe dhe Maliq e Vloçisht të Korçës. Ishte 85 kg. kur e arrestuan dhe doli 42 kg nga burgu. Mbaj mend nga vegjelia shënjat që kishin lënë xhelatet me hekur të skuqur në trupin dhe gjymtyrët e tim Ati. Në vitin 1948 arrestojnë Qirjakon dhe e torturojnë për tre ditë dhe netë në postën e policisë në Topovë ( Zagori). Akuza: armëmbajtje pa leje dhe fshehje e florive të Aristidh Rrucit. Në pamundësi për të siguruar dëshmitarë për armën që vetë sigurimi kishte futur në strehën e kalivës ku mbante bagëtinë familja e Qirjakos dhe meqënese floritë u gjeten në familjen e sojit të komisarit të Degës Punëve të Brëndshme, Qirjakon e liruan. Në vitin 1950 Margariti fejohet me Nënën time Viktori Xhamballo, motër e dy dëshmoreve: Pano Xhamballo udhëheqës me rëndesi në Luftën Nacional Çlirimtare (vrarë në Mirditë më 1 Shtator 1944 në pabesi dhe rrethana misterioze) dhe e Spiro Xhamballos pushkatuar nga gjermanët në kampin e Prishtinës. Kur u mësua fejesa e Nënës time, u thirr në Gjirokastër nga Mihal Bisha, ish Sekretari i Komitetit Partisë në atë kohë dhe Prokurori Subi Bakiri dhe iu bë presion që të prishte fejesën. Meqënëse Nëna ime nuk pranoi të prishte fejesën ju kërcënuan se bashkë me të Dilos do të luftonin dhe atë. Dhe “nëna parti” e mbajti fjalen jo vetëm për Të, por dhe për neve fëmijët e saj.

 

DËNIMI I KOÇO DILOS

Në vitin 1970 arrestojnë në Fier për tentim arratisje për në Greqi Koço Dilon, djalin e vogël të Ilisë. Pas 105 ditësh torturash klandestine e dënojnë me 10 vjet burgim. Burgun e kreu në Spaç të Mirditës. Theksoj se në çdo arrestim dhe burgim që bëhej në familjen tonë na sekuestronin çdo gjë: deri tek rrobat e trupit, ato pak ushqime që kishim dhe pjesë nga ambjentet e shtepisë ku jetonim, si dhe pajat e vajzave të pamartuara.

 

VITET E FËMINISË SË EDUARD DILOS

Një tmerr që uroj të mos e kalojë asnjë fëmijë në planetin që jetojmë.

Në vitin që u linda unë, në fshatin tonë u krye kolektivizimi. Babai im nuk vendosi të bëhej anetar i kooperativës bujqësore për arësye se ishte i sëmurë, pra i paaftë për të punuar. Nuk kundërshtoi marrjen nga koop. bujqesore të tokës edhe të atyre pak bagëtive që kishte familja. Filluan masat ndëshkimore që diktatura filloi të ushtrojë kundër prindërve të mi dhe ne fëmijve të vegjël; – na u pre kontigjenti i drithit që shteti jepte për çdo pjesëtar familjeje në atë kohë dhe më von me krijimin e furrës së bukës, nuk na lejohej fare blerja në të. Nuk na lejuan të mbanim dhi ose lopë.

Disa nga kuadrot që u vendosën në drejtim të kolektivizimit dhe pushtetit në fshat dhe më von në krahinë ishin ekstremistë që nuk i ndeshëm në jetë kur u rritëm në asnjë vend të Atdheut. Mbaruam shkollat e mesme ne fëmijët e “armikut të popullit”(kështu i cilësuar nga “nëna parti” dhe sigurimi i shtetit) Margarit Dilo, duke u strehuar në të afermit tanë në qytete të ndryshme.

Një parantezë këtu: me dekonspirimin e dosjeve, kam në dispozicjon përndjekjen që na behej nga sigurimi i shtetit neve pjesëtarve te familjes Dilo. Këtu e gjej shpjegimin e përjashtimeve që më janë bërë nga bangat e shkolles në vitet e gjimnazit, por falë rrjetit të madh familjar që patëm në qytete të ndryshme dhe më strehuan munda ta mbaroj shkollën e mesme. E nisa në Fier, shkova në Tiranë, Gjirokastër, dhe e perfundova në Fier. Dua të vë në dukje dashurinë me të cilën më rrethonin shokët dhe shoqet e shkollës, dashurinë dhe kujdesin mësuesëve dhe mësueseve të mirë që asnjëherë nuk më diferencuan nga nxënësit e tjerë. Ky kontigjent i ndershëm pati kurajon të evidentojë talentin që vinte re te kjo gjeneratë e familjes DILO. Por, kudo dyer të mbyllura për të vazhduar shkollën e lartë. Nëna ime me deftesat e maturës të fëmijëve të saj, me rezultate shumë të larta, nuk la derë pa trokitur, nuk la shok të vëllait të saj (funksionare të lartë partie dhe shteti në atë kohë ) pa takuar por megjithë pritjen e mirë nuk mundi të siguronte një vend në auditoret e universitetit për fëmijët e saj. Për hir të së vertetës dëshmoj: Pas takimit që pati me një nga shokët e Panos, funksionar i lartë partie, përgjigjen e mori nga gruaja e tij funksionare e lartë dhe kjo, në një letër që i dërgonte organizata bazë e partisë së Zagories. Në këtë letër kërkohej që neve fëmijët e Viktorisë të na grumbullonin në fshat dhe po të mos bindeshim të na shpinin në Spaç ku kishim xhaxhanë. Për fat të mirë kjo letër, nga postjeri, ra në duart e kushëririt tim të parë funksionar partie në atë kohë në Zagorie. Kjo letër sot eshtët në arshiven tonë familjare bashkë me shumë karakteristika “të nxira” dërguar në ndërmarrjet ku punonim nga dhëndurrët e soit të saj, funksionarë partie në atë kohë në Zagorie. Kudo në Shqipëri pati njerëz të ndershëm që u dhimbsej Atdheu, njerëz që pavarësisht se militonin në parti ose kishin vende drejtuese nuk pajtoheshin në ndërgjegjen e tyre me padrejtësitë që bëheshin. Me ndryshimin e sistemit, jo vetëm që na treguan për përndjekjen që na bëhej por na dhanë dhe këto

“karakteristika”.

 

ZHVARRIMI I ESHTRAVE TË ILIA DILO SHEPERIT

Në vitet 1970, si rezultat i ashpërsimit të luftës së klasave në Shqipëri, pati një organizim të emigracionit të jashtëm për të përmbysur bandën kriminale që sundonte popullin shqiptar. Shkaqet e dështimit të kësaj inisjative tani janë bërë të njohura publikisht. Duke dështuar kjo inisjative, emigracioni i jashtëm veproi në disa nga legatat shqiptare duke u sjellë atyre shqetësime. Rast ideal për zonjën dhe zotërijtë funksionare për të goditur familjen DILO. Pse?

Se ata mediokër kujtonin se në një përmbysje pushteti familja jonë do të hakmerrej për krimet që kishin kryer karshi saj. Sigurimi i shtetit, sipas urdhërave të këtyre funksionareve, akuzoi xhaxhanë tonë Jani Dilo si një nga krerët e këtyre lëvizjeve. Ka folur pjestarë të familjes sonë dhe u ka kërkuar që të bindnin Janin për t’u kthyer në Shqipëri. Si peng arrestojnë në Fier xhxhanë tim Koço Dilo, me akuzën se ke ndërmend të arratisesh. Në hetuesi Koçon dhe jashtë përgatitën opinionin se do ta ekzekutonin. Jani, njeri me potencë në shtetin ku jetonte, i dërgon një letër E.Hoxhës, M.Shehut dhe një kopje në familje ku sqaron qëndrimin e tij politik dhe kërkon nga ata që të mos keqtrajtojnë familjen.

 

SIGURIMI I SHTETIT PRESIONE NË FAMILJE DHE IZOLIM I PLOTË I SAJ

Vdes në këtë kohë në moshën 62-vjeçare Babai im. Partia dhe sigurimi ndaluan bashkëkrahinasit të mirrnin pjesë në ngushëllim e varrim, ndaluan gjithashtu hapjen e varrit. Familja jonë hapi vetë varrin dhe arkivoli u përcoll për në vorreza nga ne pjestarët e familjes. Megjithëse fëmijë, kam ndihmuar në hapjen e varrit të Babait tim dhe kam mbajtur mbi supet e njoma arkivolin e tij. Pangopësia kanibaliste e atyre monstrave, se njerëz nuk mund t’i quajmë, që ishin në krye të partisë dhe pushtetit qoftë në bandën kriminale që sundonte vendin apo në krahinë e fshat arriti deri atje sa të xhvarrosnin dhe të hiqnin zvarrë eshtrat e Gjyshit tim Ilia Dilo Sheperi. Xhaxhai im Qirjako Dilo, njofton E.Hoxhën për këtë vandalizëm dhe i vë në dukje se sakrilegj (ngacmimi i të vdekurit) është i ndaluar që nga krijimi i njerezimit në tokë. Letra i ra në dorë E.Hoxhës dhe ai dergoi një anëtar të Komitetit Qendror për të verifikuar. Për 10 vjet rresht u zhdukën në mosha jo të vjetër bijtë dhe bijat e Ilia Dilo Sheperit. Për 10 vjet rresht kjo familje hapi vetë varret për familjarët dhe mbi supet e tyre mbajti arkivolet e të afërmve. Një detaj për të njohur brezi i sotëm Shqipërinë dhe shqiptarët e atyre viteve; kur vdiq në Fier bija e I.D.Sheperit Viktori Dilo, sot “Mesuese e Merituar”, kortezhi që e shoqëroi trupin e saj kur e nisëm për në Sheper, ishte shumë i gjatë dhe kurorat të shumta. Në Sheper kur neve familjarët kaluam me arkivolin mbi supe përpara shtëpisë së Kulturës, nga autoparlantet e saj buçiti kënga”…kjo është shpata që u rri te koka, gjith’ armiqve që ka bota”.

 

FARKËTIM I “NJERIUT TË RI” ME NDJENJA KANIBALISTE”

Arrestojnë në ketë kohë në Nivan ( Zagori), Enrik Qirjako Dilon, duke e shtrirë në shesh dhe e goditur, katër kriminelë- operativi, polici i zones dhe dy spiuna. Ky akt sa i ulët dhe i poshtër u krye në sy të Nënës së tij plakë Ifi Harito Dilo, të motrës dhe të vllait të Enrikut. Të prangosur me tel me gjëmba para se ta hipnin në” gazin e degës punëve të brendshme”, i grisën këmishën për të penguar gjakun që i rridhte nga duart e mos t’u lëroste makinën. Pas dy muajsh torturash çnjerëzore në birucat e degës punëve të Brendëshme në Gjirokastër (duke përdorur dhe elektroshok), e degdisën në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

 

FILLIMET E DEMOKRACISE DHE VRASJA DHE MASAKRIMI KUFOMES NË PRAGUN E SHTEPISE TË NENES KALIOPI DILO

Në vitin 1991, në grupin e afaristëve shqiptaro-amerikanë ftuar nga shteti shqiptar ishte dhe xhaxhai ynë Dr.Orest Dilo M.D. Ai i premtoi shtetit shqiptar se do të ivestonte kapitale të rendesishme në Atdheun e tij. Me t’u kthyer në Amerikë ai dergoi një komision specialistësh në Shqipëri për të bashkërenditur aktivitetin e investimeve. Në këtë kohë në Sheperin tonë një dorë e fshehtë me pseudonimin “dora e zezë ” shpërndante trakte ku theksohej hakmarrja që do të bëhej në qoftëse përmbysej shteti. Në këto lista ekzekutimi ishte emri i Nënës plakë Kalopi Dilo që jetonte e vetmuar në trojet e Familjes DILO. Një natë të errët në fundin e Janarit të vitit 1991 një bandë kriminelesh ekzekuton tek pragu i shtëpisë Nënë Kalopin. Një ekzekutim që ngjason me epokën kur njeriu ishte në barbarizëm; ekzekutim me goditje me shkopij, nxjerrje syshë dhe prerje kokë me thikë. Për të humbur shenjat, përdorën dhe acidi në kafkë. Punonjësit e degës së punëve të Brëndshme dhe hetuesi që morën pjesë në kqyrjen dhe ekspertizën deshën ta mbulonin krimin me vdekje klinike dhe ngrenia e kafkës nga qeni i shtëpisë. Por falë insistimit të popullit të fshatit dhe krahinës për të zbuluar ketë krim të paparë gjatë gjithë ekzistences së jetës në ketë krahinë dhe nga deklarata e mjekut të zonës se kafka nuk është ngrenë nga qeni por është përdorur acid për zhdukje gjurmësh, u bë e mundur kapja e kriminelëve. Në një gjyq të zhvilluar në Gjirokastër në atë kohë pati tendencë për lenien të lirë të krimineleve. Por, në sajë të presionit që pati nga salla ku kishte dhe ish punonjës të drejtësisë të atij regjimi, gjykata u detyrua të japi dënime nga 2-14 vjet për pjestarët e grupit.

 

SHTYPI I KOHËS E TRAJTOI KËTË VRASJE ME TËMËN “ADOLESHENTËT DHE ETHET E FLORIRIT”

Për të ardhur keq: A quhen adoleshentë 40-vjeçarët dhe 25-vjeçarët? A mund të kenë mbetur flori në një shtëpi që është bastisur dhe sekuestruar disa herë nga arma e sigurimit të shtetit? Në shtëpinë e Nënë Kalopit u gjetën vetëm 2000 lek të vjetra. Pas një viti me ndërhyrjen e një funksionari shteti që mbulonte “drejtesinë “, kriminelët u lanë të lirë. Me daljen e ligjit për lëvizjen e lirë të njerëzve, pjesa dërrmuese e pjestarëve të Familjes se Ilia Dilo Sheperit emigruan në shtete të ndryshme. Të etur për dije, atë privim që patën në Atdheun e tyre për t’u arësimuar, brenda mundesive të emigrimit u perpoqen ta realizojnë në shtetet ku shkuan. Për fëmijet e tyre benë çdo sakrificë që të uleshin në bangat e auditoreve të universiteteve, dhe ja arritën qellimit.

Sot në dy kontinente japin kontributin e tyre intelektual 11 bij dhe bija të këtij fisi. Neve brezit që na u mohua e drejta e studimeve universitare dhe e botimit në ato fusha ku kishim talente, jemi krenarë që me daljen në emigrim i realizuam këto objekiva.

 

NJË MESAZH SI FORMË PAQËTIMI

Përfitoj nga rasti të përcjell mesazhin tim për popullin shqiptar dhe brezat që vinë: Kthej kokën pas dhe me kujtohen porositë e prindërve, xhaxhallarëve, hallave…

“Kohët do të ndryshojnë bij dhe bija por kini parasysh: Që vendi të eci përpara duhen: edukim, edukim, edukim dhe tolerancë.

Mos u bëni të liqve atë që na bënë neve ata se dhuna bie dhunë dhe është produkt barbarizmi.”

*Botuar në gazeten DIELLI, September , 2021 -Vol 112 No. 09 Issu 2166-9139

In English and Albanian

*****

….BESIMI NË ZOT dhe DASHURIA E VENDIT Një dëshmi rrëqethëse e terrorit komunist në Shqipëri (1944-1991) Kryqëzimi i familjes atdhetare të Ilia Dilo Sheperit dhe solidariteti rezistues Baza e patriotizmit shqiptar (Shënim i përkthyesit: Në një intervistë ekskluzive për gazetën shqiptaro-amerikane DIELLI organi i Federatës Panalbaniane të Amerikës VATRA (Shtator 2021, Nr. 09) Eduard Margarit DILO përshkruan në shqip persekutimin tragjik të gjithë familjes së tij nën regjimin komunist në Shqipëri, tashmë në anglisht për të mirën e atyre që nuk e njohin gjuhën shqipe.

Detajet janë tronditëse dhe natyra e tyre antinjerëzore, në kufi me barbarinë me rezultate vdekjeprurëse. (S.R.)

IMG_8641.jpeg

IMG_8640.jpeg

IMG_5443.jpeg

***

Ndërkohë e botoi dhe gazeta “PANORAMA” Tiranë në dt 26-27 Janar 2024

Me shkruan z.Lekë Tasi: ( dt 28/1/2024, Në mesazh )

Eduard lexova në TemA( e paska botuar dhe kjo-ED) historinë tragjike të fisit tuaj patriot : E ke shkruar në mënyrën më dinjitoze atë pabesi dhe barbari që u sul mbi atë tempull të Dijes kombëtare, Shtëpinë tuaj në Sheper,. Urejtja antikombëtare nuk ngurroi të përdorë dhunë vrasëse edhe ndaj një gruaje të moshuar! Dëmi i madh që pësoi ajo krahinë e bukur nuk vihet në vend kurrë, ashtu si dhe në shumë pika të tjera të Shqipërisë. Do kemi përparimet në të ardhmen, por këto plagë mbeten për jetë. Bëre detyrën duke e përshkruar në mënyrën më koncize, nji kontribut i shquar.

******

Ja ç’ka me shkruan:

Ragip Dragusha

“Respekte miku im i ndruar Eduard M. Dilo

Origjina Juaj tregon se guret e themelit

intelektual te kombit, jane pjese e

pandashme e mureve te kalase se identitetit

dhe gjuhes Shqiptare, ndaj vlersimi dhe

respekti im per pinjollat e tije, eshte dhe do

te mbetet githmone i larte.

Respekte per Ju.”

ME Z. BYTYÇI Nga Orhan Sakiqi – Miku im më tregon se dikur Vatra kish 5000 anëtarë sot vetëm 500 edhe nëpër gjyqe e të përçarë

Sa herë vi në N.Y. nuk mund te rri pa takuar mikun e vjeter z. Sergio Bytyci.

Jemi takuar se pari ne vitin 1995 ne Tirane dhe pastaj në N.Y.ne vitin 1998.

Ka njerez ne bote qe shpirti i tyre mban vetem te miren ndaj nese ju ndodh ti njihni mos i leshoni kurre.

Dhe une nuk e kam leshuar.Qe nga viti 1968 ai eshte ne SH. B. A. Arratisur nga Tropoja ne vitin 1948 femije me gjithe familjen mbas shume vuajtjesh ne Kosove dhe Itali vjen ne NY.

Me pune e sakrifica krijon bisnes te frytshem ne fushen kulinare. Kater vellezer kater restaurante. Sot ne moshen e pensionit meret me pasionin etij pikturen. Ka hapur ekspozita kudo edhe ne Tirane.

Vazhdon Akademine e mbemjes edhe sot. Sigurisht flasim per vendin tone. Megjithe se lajmet i mer, por ai desheron t’i degjoje prej meje.

Por verej se nuk kam te re.

Ai di edhe si u hoq flamuri i Kosoves kur erdhi Vucici ne Tirane.

Anetar dhe drejtues i Vatres ne vite. Veprimtarine etij i ka pershkruar ne librin e fundit: -Atdheu dhe TOKA e BEKUEME qe ma dhuroi me autograf.

Libri ka fituar çmimin e pare nga gazeta Nacional vitin e kaluar.

Ja çfare shkruan ne faqen 4.

Organizata Pan Shqiptare e Amerikes Vatra e asaj kohe ishte shume e sukseseshme , per arsye se nga 35 mije emigrante shqiptare qe kishte kolonia e jone 5 mije prej tyne ishin anetare te saj qe paguanin rregullisht kuotat ku mbahej administrata dhe veprimtari mbrenda dhe jasht Amerikes.

Sot kur ne SH.B.A. ka se paku 850 mije shqiptare te ardhur mbas nderrimit te rregjimit ka ma pak se 500 anetare dhe shume pak dhurues.

Kjo tregon se rregjimi komunist i vrau popullit tone ndjenjen e bashkimit dhe dhurimit te ndihmave.

Thote ai : Me keq akoma. Sot Vatra asht ne gjyq kunder grupit pushtues.

Me keq ardhje edhe ketu shqiptaret te perçare.

Ndahem per tu takuar perseri me kete patriot qe Atdheun e quen- TOKA E BEKUEME.


Send this to a friend