Libri “C’era una volta un clandestino” është i bazuar në historinë e vërtet të dy viteve të para në Itali të Eltjon Bidës.
Saktësisht nga viti 1995 në vitin 1997.
Pra, ato shin vitet kur emigrimi shqiptar ishte i përditshëm, dhe kriza në Shqipëri kishte arritur pikën e kulmit.
Nga Vlora, niseshin dy, tre gomone natë për natë për në Itali.
Eltjoni në atë kohë sapo kishte mbushur 17 vjeç.
Duhej të nisej. S’rrihej më.
Motivi i parë ishte sepse ai djalë vuante nga një gurë që kishte në një veshkë.
Në Shqipëri, mbasi me të atin kishin qenë në spitalet e Fierit, Vlorës dhe Tiranës, u kishin thënë që duhet të operohej. Lista e pritjes ishte tepër e gjatë. Por, me një shumë të mirë lekësh, ç’do gjë mund të rregullohej, u kishin thënë doktorët shqipëtar. Familja e Eltjonit nuk kishte lekë. Plus, ato ishin vite skandal për shëndetësinë. Eltjoni kishte frikë të operohej nga doktorët tanë.
Motivi i dytë për nisjen e tij ishte, sepse ai shtatëmbëdhjetëvjeçari, në Shqipëri nuk shihte një të ardhme. Nuk kishte punë, kishte varfëri dhe trazira të përditshme. Banda rrugeçësh të bllokonin rrugën dhe të vidhnin.
Kështu, babai i Eltjonit shiti dy lopët dhe delet që kishte dhe bëri lekët për të kaluar djalin në Itali. Ai u nis në një natë të ftohtë shkurti. U nis me gomone.
Në fillim ai bëri një tentativë për të arritur Italin me anije, me dokumenta fallso, por dështoj.
Por, po atë ditë, sapo e kthyen në Vlorë, ai nuk shkoj në fshatin e tij Bashkim, por i tha të jatit që do kalonte detin me gomone. Kishte shumë frikë, nuk e mohon, edhe sepse shpesh dëgjohej nga lajmet apo gazetat që kishte dhe nga ato gomone që s’arrinin dot Italinë por përfundonin në mes të detit. Edhe dy kushërinjë të Eltjonit, dy djem të rinjë, punëtor, ishin mbytur në detë pak ditë para nisjes së Eltjonit. Edhe ata kishin kërkuar të arrinin Italinë me gomone.
Pra, shkrimtari në librin e tij tregon motivin e nisjes, çfarë ndodhi atë natë: marrëveshjet me kontrabandistët dhe skafistët, tregon atë udhëtim përmes dallgëve të tmerruara të detit.
Tregon si u prit dhe si e trajtonin në Itali.
Si skafistët tanë bashkëpunojnë me kontrabandierë italianë.
Rrëfen sa të mirë u treguan italiantët tek ajo familje ku ai u strehua që e shëruan, edhe se nuk kishte dokumenta.
Sa të mirë u treguan mjekët italianë me të.
Flet për vëllain, që si dhe Eltjoni u nis me gomone, por kur arriti në Itali, u zhduk.
E ëma e qante me lot dhe Eltjoni u nis për ta kërkuar.
Në “C’era una volta un clandestino” ai vë në krahasim traditat tona me ato italiane.
Në çdo fjalë në librin e tij shkrimtari pasqyron jetën e emigrantit, vështirësitë, vuajtjet, gëzimet.
Eltjoni shkuan edhe për një marrëdhënie që kishte me një vajzë italiane. Flet për dashurinë e tyre, dhe jo vetëm, ai tregon në detajë edhe raportet e tyre intime. Pra ëshë një libër edhe me sfondin rozë. Prandaj që është i ndaluar moshës nën tetëmbëdhjetëvjeçare.
Këtë shkrimtari e bëri sepse ai librin e donte sa më tërheqës, e donte të veçant, unik.
Eltjoni tregon kur flinte në vagonat e trenave dhe hante bukë në qëndra bamirësie.
Ato vagona të ndryshkur, të ftohtë dhe pa ajër që për të edhe shumë emigrant ishin shtëpitë e tyre.
Shkruan si dy shokë të tij, filluan të vidhnin në vilat e italianëve nga dëshpërimi: ata nuk gjenin dot punë dhe babai i tyre ishte futur në borxhe të rënda për t’i dërguar në Itali.
Pra është një libër plot me aventura. Libër që lexohet me një frymë. Eltjoni në historinë e tij na tregon se si me sjellje të mirë, dhe po të punosh me nder, italianët të duan dhe nuk ta mbyllin derën në surrat.
Ka më pak se 9 muaj që libri është botuar, dhe shpesh ka intervista në gazetat italiane që shkruajnë për të.
Eltjonin e kanë intervistuar edhe disa radio, plus edhe RAI. Intervistat e tij kanë qënë në gazetat më të shitura në Itali, si: Avvenire, pastaj edhe, Il Fatto Quotidiano, MilanoToday, e ka intervistuar i madhi Maurizio Costanzo, Valentina Furlanetto di Radio 24, Eleonora De Nardis, Patty Torchia, Camilla Marconi, etj. Në Shqipëri ka qënë i intervistuar nga mediat më të rëndësishme të vendit. Dhe shpejtë do të dalin edhe intervista të tjera.
10 % të fitimeve nga shitja e librave, shkojnë në bamirësi.
Në datën 14 shtator 2019, Eltjonit i është dhënë çmimi: Books for Peace.
Për informazione të tjera, mund të vizitoni faqen e intërnetit: www.eltjonbida.com

Komentet