Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar të martën në Shkup, ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.
Ai është arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, bazuar në një fletarrest të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
“Tomori ishte shumë mirë, i qetë, ndihej plotësisht i pafajshëm, dinjitoz si dhe optimist, në pritje të lirimit, ngase drejtësia është në anën e tij dhe presim që shumë shpejt, do të kthehet në familjen e tij dhe në Kosovë!”, ka thënë Dedaj në një postim në rrjetin social, Facebook.
Një ditë më parë, ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut, i ka dorëzuar Gjykatës Themelore “Shkupi1” kërkesën e Serbisë, për ekstradimin e Morinës.
Morina, që aktualisht gjendet në burgun e Shkupit, dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Nga vizita ne burgun Shutka, te Tomor Morines !
Falenderojme institucionet e Republikes se Maqedonise se Veriut, drejtorine e burgut Shutka ne Shkup, per trajtimin korrekt e miqesore,per lejimin e vizites sone, ish ushtarit te UÇK-se, Tomor Morina, i ndaluar kohe me parè, nga autoritetet e Maqedonise se Veriut, ne baze te nje fletearresti nderkombetare te INTERPOLIT !
Tomori ishte shume mire, i qete, ndjehej plotesisht i pafajshem, dinjitoz si dhe optimist,ne pritje te lirimit, nga se drejtesia eshte ne anen e tij dhe presim qe shume shpejte, do te kthehet ne familjen e tij dhe ne Kosove!
Komentet