Prishtinë, 16 gusht 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i dha flamurin shtetëror ekipit që do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në Itali.
Pasi u ofroi mbështetje, kryeministri Kurti theksoi se pas secilës medaljeje, cilësdo fitoreje dhe çdo flamuri të Kosovës që është ngritur në arenat ndërkombëtare, qëndrojnë vite pune, sakrifice, disipline dhe besimi, vlera këto që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen edhe shoqërisë sonë.
“Sportistët tanë kanë dëshmuar se, pavarësisht madhësisë së vendit, mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, ata kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri shtetëror të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari” , tha kryeministri Kurti.
Duke i uruar sportistët për përfaqësimin në Taranto, kryeministri Kurti tha se fitorja është e rëndësishme, por mënyra se si luftojmë për të është ajo e cila na përcakton.
“Kur të hyni në arenat e Tarantos, do të jeni aty si sportistë të Kosovës, por edhe si ambasadorë të vendit tuaj. Ballafaqohuni për Republikën e Kosovës me dinjitetin që e meriton”, tha ai, duke uruar që nga atje të kthehen me krenari, me përvoja të reja dhe, pse jo, me sa më shumë medalje.
Fjala e plotë e kryeministrit në detyrë Kurti:
I nderuar Ministër i Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani
I nderuari President i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi,
Të nderuar përfaqësues të federatave sportive,
Të nderuar punëtorë sportiv dhe ju trajnerë,
Shumë të dashur sportiste e sportistë,
Të nderuara medaliste olimpike Majlinda, Distria dhe Laura,
I nderuari mjeshtri kampion,Driton Kuka,
Të nderuar të pranishëm,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sonte jemi mbledhur për një moment fort të veçantë, për të prezantuar ekipin, i cili do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë 2026.
Por, mbi të gjitha, jemi këtu për t’u thënë sportistëve tanë një gjë të thjeshtë dhe të rëndësishme: Kosova është me ju.
Pas secilës medaljeje, cilësdo fitoreje dhe çdo flamuri të Kosovës që është ngritur në arenat ndërkombëtare, qëndrojnë vite pune, sakrifice, disipline dhe besimi. Këto janë vlera që sporti i kultivon më së miri dhe të cilat i duhen shoqërisë sonë.
Sportistët tanë kanë dëshmuar se, pavarësisht madhësisë së vendit, mund të kemi rezultate të mëdha. Në garat më të rëndësishme ndërkombëtare, ata kanë bërë që emri i Kosovës të dëgjohet, flamuri shtetëror të valëvitet dhe himni të intonohet me krenari.
Sot, një brez i ri sportistësh po përgatitet të shkruajë kapitullin e radhës, një mundësi tjetër që Kosova të paraqitet e të përfaqësohet përmes talentit, angazhimit dhe suksesit të rinisë së saj.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta shohë sportin si një investim në njerëz, në shëndetin e shoqërisë, në zhvillimin e të rinjve si dhe në imazhin ndërkombëtar të Republikës sonë.
Dua t’u shpreh mirënjohjen e veçantë trajnerëve, federatave, Komitetit Olimpik të Kosovës, familjeve dhe të gjithë atyre të cilët qëndrojnë pas sportistëve tanë. Shpeshherë, sukseset që i shohim në podium janë rezultat i shumë sakrificave të cilat publiku nuk i sheh.
E sonte, para nisjes suaj për Taranto, dua t’ju them: Shkoni me besim. Shkoni me përkushtim. Shkoni për të dhënë më të mirën tuaj. Fitorja është e rëndësishme, por mënyra se si luftojmë për të është ajo e cila na përcakton.
Kur të hyni në arenat e Tarantos, do të jeni aty si sportistë të Kosovës, por edhe si ambasadorë të vendit tuaj. Ballafaqohuni për Republikën e Kosovës me dinjitetin që e meriton.
Ne do t’ju ndjekim, do t’ju mbështesim dhe do të gëzohemi me çdo sukses tuajin.
Dhe kur flamuri i Kosovës të ngrihet lartë atje, le ta kujtojmë se pas tij qëndron një vend i fortë, një popull i tërë dhe një brez i ri i cili beson në mundësitë e veta.
Ju uroj shumë suksese në Taranto, kthehuni me krenari, me përvoja të reja dhe, pse jo, me sa më shumë medalje.
Suksese sportistëve tanë! Vazhdoni na bëni Krenarë! Ju faleminderit shumë për vëmendjen!/Zyra e Kryeministrit

Kjo është një dëshmi e leximit nga të gjithë, unë jam këtu për të lejuar të gjithë botën të dijë për një njeri që shpëtoi marrëdhënien time dhe ky njeri i madh quhet Dr. IZOYA. Në të vërtetë ai bëri një punë të madhe për mua duke e kthyer ish-dashurën time që më lanë dhe premtoi se kurrë më nuk do të kthehej përsëri tek unë. Me këtë, kam arritur të kuptoj se dhënia e detajeve të Dr. IZOYA për botën do të bëjë shumë të mira për ata që kanë shkatërruar shtëpi apo marrëdhënie për të që t’ju ndihmojë të rregulloni atë marrëdhënie të thyeshme ose martesën tuaj. Mund ta arrini tek adresa e tij e postës elektronike: drizayaomosolution@gmail.com. Merrni kontakt me të dhe shikoni se si problemi juaj do të zgjidhet brenda 24 orëve. Ai gjithashtu specializohet në çështjet e mëposhtme …
(1) Ju doni ish tuaj prapa.
(2) Dua të promovohesh në zyrën tënde.
(3) Doni që burrat / gratë t’ju ndjekin.
(4) Ju dëshironi një fëmijë.
(5) Ju jeni sipërmarrës dhe dëshironi të fitoni kontrata
(6) Dëshironi që burri juaj të jetë i juaji përgjithmonë
(7) Ju keni nevojë për ndihmë shpirtërore…
(8) Ju keni qenë të scammed dhe doni të shërohen paratë e humbur.
(9) Ndaloni divorcin
(10) Thirrja e riteve të parave
(11) Fito zgjedhjet