Ndërkohë që pritet të mbyllet procesi i numërimit për të gjitha bashkitë e vendit, deri tani ky proces ka përfunduar për 28 bashki.
Por duket se në numrin final të votave të fituara nga kandidatët e majtë ka një çedim, pasi kanë marrë më shumë vota sesa ka qenë numri i votuesve në total, e ndërsa nëse llogarisim dhe votat që ka marrë kandidati tjetër në garë, numri i votave të gjetura në kuti, del akoma dhe më i lartë se numri i votuesve.
Në tabelën e bërë publike dje nga KQZ, deri në orën 19:00, orë kur u mbyll zyrtarisht votimi, shihet sa ka qenë numri total i votuesve në bashkitë e vendit.
Ndërsa në tabelën e publikuar sot nga KQZ, në bashkitë që ka përfunduar procesi i numërimit, shihet sesa është numrit i votave që kanë fituar kandidatët.
Më poshtë do të shihni rezultatet paraprake që nuk përputhen, për 8 bashki të vendit:
Ura Vajgurore/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 5900 votues- Ka fituar me -7666 vota


Vorë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 6120 votues- Ka fituar me -6208 vota


Memaliaj/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4150 votues- Ka fituar me -4206 vota


Malësi e Madhe/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7600 votues- Ka fituar me -7772 vota (+ 493 vota të kandidatit tjetër)


Lushnjë / Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 27243 votues- Ka fituar me – 28086 vota


Himarë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4162 votues- Ka fituar me – 4209 vota


Divjakë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 13000 votues- Ka fituar me – 13513 vota


Bulqizë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues- Ka fituar me – 7529 vota (+ 543 vota të kandidatit tjetër)


Komentet