Iraku ka bërë publike një marrëveshje të sigurisë me Rusinë, Iranin dhe Sirinë, për të luftuar kërcënimin që paraqet grupi militant i Shtetit Islamik (IS).
Një zëdhënës i kryeministrit të Irakut, Haidar al-Abadi, ka thënë se Iraku, Rusia, Siria dhe Irani kanë rënë dakord për krijimin e një komiteti për koordinim të inteligjencës kundër Shtetit Islamik.
Zëdhënësi Saad al-Hadithi ka thënë se kjo forcë do të përqëndrohet në “monitorimin e lëvizjeve të terroristëve dhe në degradimin e kapacitetit të tyre”.
Kritikët i kanë bërë thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të jetë më i vendosur në Lindjen e Mesme, sidomos sa i përket konfliktit në Siri.
Ata kanë thënë se mungesa e një politike të qartë amerikane i ka dhënë IS-it mundësi për t’u zgjeruar.
Komentet